Author: gazetar_1

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e mëtejshme e investimeve amerikane në vendin tonë ishin në fokus të takimit të zhvilluar mes ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj me përfaqësues nga kompania amerikane dhe zyra rajonale në Ballkan, Straife. Ibrahimaj tha se, gjatë takimit diskutuam për sfidat e biznesit shqiptar dhe rajonal në procesin e integrimit në BE. Ministrja vlerësoi bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë që ofrojnë nivele të larta të ekspertizës dhe konsulencës, duke kontribuar në përmirësimin e klimës së biznesit në vendin tonë. Investimet amerikane në…

Read More

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me euron dhe u zhvlerësua me dollarin amerikan, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 92.53 lekë ose 0.23 lekë më shumë dhe euroja zbriti me 0.02 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 100.32 lekëve. Paundi britanik këmbehet me 117.75 lekë ose 0.41 lekë më shumë se ditën e martë dhe franga zvicerane humbi terren në këmbim me lekun me 0.23 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot me me 101.30 lekë.

Read More

Institucionet financiare jobanka në Shqipëri duhet të shndërrohen të gjitha në shoqëri aksionere. Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren për “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, duke përcaktuar se forma ligjore e shoqërisë që kërkon të ushtrojë veprimtari financiare si subjekt financiar jobankë ose si institucion financiar i mikrokredisë duhet të jetë shoqëri aksionare, sipas dispozitave të parashikuara në ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Me rregulloren aktuale, nuk ekziston një detyrim i tillë dhe në fakt pjesa më e madhe e institucioneve financiare jobanka të licencuara janë të organizuara si shoqëri me…

Read More

Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan rritje gjatë muajit prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vlerë ato llogariten mbi 7.5 miliardë lekë, nga 5.9 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2023-shit. Gjatë muajit prill grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe një kontribut prej 4.6 pikë përqindje në totalin e eksporteve. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në prill sasia më e madhe e mineraleve dhe e lëndëve djegëse kishte për destinacion Italinë. Në periudhën janar-prill, eksportet e këtij grupi llogariten 25.7 miliardë lekë.

Read More

Rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri tashmë është hapur duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga hapja e kësaj rruge, e cila afron më shumë Shqipërinë me Kosovën. Rama theksoi se ky është një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës. Kreu i qeverisë nënvizoi se kjo rrugë tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona, jo vetëm fizikisht, por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrunë, Blinishtë të bashkive Has,…

Read More

Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda marsit të vitit të ardhshëm. Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda marsit të vitit të ardhshëm. Aktualisht janë mbyllur 70% e punimeve fizike për ndërtimin e hekurudhës si dhe kanë përfunduar 90% e veprave të artit. Ndërtimi pritet të përfundojë këtë vit. Projekti do sjellë modernizimin e linjës Tiranë-Durrës dhe do të sigurojë një linjë të re të rëndësishme për të dyja qytetet në Tirana International Airport. Pritet që në vijim të rehabilitimit të hekurudhës nga Projekti, dhe shtimit të trenave të rinj, mund të arrihet shpejtësia prej të paktën 100 km/orë edhe pse nga…

Read More

Pagesat e shpejta elektronike janë një tjetër lehtësi në modernizmin e shërbimeve financiare për konsumatorët dhe bizneset shqiptare, duke garantuar më pak kosto kohore dhe monetare. Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka nisur një projekt pilot për ta testuar këtë platformë të re nga fatura e kafes e deri te pagesat utilitare si drita, ujë, gjoba etj, i cili u prezantua sot në një prej bizneseve të njësisë nr.5 në kryeqytet. Projekti synon të lehtësojë procesin e pagesave dhe të promovojë përdorimin e teknologjive moderne në shërbimet financiare. Në prezantimin e projektit pilot ishte së bashku…

Read More

“Shqipëria është nga vendet e pakta në rajon që e ka të fjetur industrinë ushtarake. Ka nevojë për investime, investitorë, ndërmarrjet shtetërore i kemi në proces transformimi në Sh. A. për ta riaktivizuar përmes investimeve për të zhvilluar industri. Tani jemi edhe më të qartë për të negociuar. Ne duhet të ndryshojmë qasjen, nga “Shqipëria 1 euro” të “Shqipëria partnere”, tha Peleshi. Nëpërmjet kësaj deklarate rreth një muaj më parë, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i parapriu “rizgjimit” të industrisë se prodhimit të armëve ushtarake në Shqipëri. Ndërkohë, sapo ka dalë për konsultim publik projektligji “Për krijimin e shoqërisë shtetërore…

Read More

Interesi mesatar për depozitat e reja me afat në lekë rezultoi 1.9% në tremujorin e parë të vitit 2024, duke ruajtur nivelin mesatar të regjistruar në tremujorin e mëparshëm. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, interesi i depozitave me afat deri në një vit ka vijuar rritjen graduale, reflektuar në këtë tremujor. Gjithashtu sipas BSH-së, interesi mesatar për depozitat e reja me afat në euro mbeti gjithashtu i pandryshuar në këtë tremujor në 1.1%. Diferenca mes interesit të depozitave në lekë dhe atyre në euro ka mbetur e qëndrueshme pranë niveleve mesatare të vitit të kaluar, prej 0.7 pikë…

Read More

Nga 29 maji do të nisin fluturimet direkte nga kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhagë, drejt Rinasit. Tirana Airport Partners bën të ditur se Norwegian Airlines nis fluturimet direkte nga Kopenhagen (CPH) në Rinas. Nisja e flutrimeve direkte hap një portë të re midis Danimarkës dhe Shqipërisë. Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milionë pasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2024-ës. Kjo edhe falë linjave të reja dhe veçanërisht mundësive për lidhje me vende që nuk ishin të lehta e të arritshme më parë. Shqipëria ka një turizëm që…

Read More