Author: gazetar_1
Shqipëria turistike ka zënë serish vend në median britanike Mirror. Në më pak se 10 ditë, tabloidi britanik i ka kushtuar një tjetër artikull, ku ndalet sërish te Maldivet e Europës, siç i cilëson ajo plazhet e Ksamilit. Shkrimi kësaj radhe bazohet edhe te përshtypjet e blogereve, konkretisht tek, Traveling With Tals, e cila ka ndarë eksperiencën e saj të pushimeve në Ksamil, të cilin shumë prej ndjekësve e quajnë të mrekullueshëm. Kjo ka mjaftuar për të dëshmuar që krahasimi i Ksamilit me Maldivet të jetë me vend. Madje The Mirror shkon më tej, duke i sugjeruar pushuesve të zgjedhin…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi tatimpaguesit që nuk ofrojnë shërbime profesionale se duhet të përditësojnë kodin ekonomik të aktivitetit të tyre për një tatim të drejtë në kuadër të zbatimit të ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat. “Nëse nuk ofroni shërbime profesionale sipas përcaktimeve të VKM, por ndërkohë figuroni të regjistruar si shërbim profesional, përditësoni ONLINE kodin ekonomik të aktivitetit për tatim të drejtë në zbatim të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat””, bën të ditur DPD. Me ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” nga janari 2024 do të tatohen edhe disa profesioni…
Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara ndaj OSHEE, të cilat kanë nisur zbatimin prej datës 3 prill, janë mirëpritur nga qytetarët që duan të paguajnë me këste lehtësuese mujore. Deri në datën 25 maj, përfitues të këtyre skemave janë 1628 klientë, prej të cilëve, 795 klientë familjarë kanë paguar me një këst të vetëm detyrimin e prapambetur deri në 31 dhjetor 2022. OSHEE fton qytetarët të bëhen pjesë e skemave të aktmarrëveshjeve duke përfituar reduktim të kamatëvonesave, nëse shlyejnë detyrimet me një këst të vetëm. Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në…
Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë njoftoi këtë javë se 294,400 apartamente të reja u ndërtuan në Gjermani vitin e kaluar, një rënie vjetore prej 0.3%. Ky total ishte shumë më poshtë objektivit të shtetit prej 400,000 dhe është një lajm i keq për sektorin e pronave në Gjermani. Gjatë viteve të fundit, investimet në ndërtimet gjermane janë penguar për shkak të normave të larta të interesit, burokracisë dhe kostove të larta të energjisë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Midis 2010 dhe 2020, numri i apartamenteve të përfunduara çdo vit u rrit nga 159,800 në 306,400. Që…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të enjte një takim me kryetarët e bashkive, ku diskutuan mbi disa vendime shumë të rëndësishme që do të marrë qeveria. Gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ, Mazniku bëri me dije se do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës për punonjësit. ”Diskutuam me kryetarët e bashkive gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ, disa vendime shumë të rëndësishme që do të marrim së shpejti në qeveri. Një nga ato është edhe rritja e konsiderueshme e pagave për punonjësit e aparatit të bashkive”, tha ai. Sipas tij, pagat do të njehsohen, pavarësisht…
Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në drejtim të masave ligjore të ndërmarra kundrejt disa shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë dhe individëve të lidhura me to në drejtim të praktikave jo-etike, apo më tej, të paligjshme të mbledhjes së detyrimeve të qytetarëve dhe bizneseve, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dëshiron tí referohet një njoftimi të saj për mediat, të publikuar në datë 19 korrik 2022 për të njëjtën cështje, dhe të risjellë në vëmendjen e publikut deklaratën sa më poshtë: “Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj i binden Kodit të Sjelljes dhe të Praktikave të Mira, miratuar me…
Edhe pse kanë kaluar diçka më shumë se dy vite nga implementimi i ligjit për targat e personalizuara, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të tërhiqen gjithnjë e më shumë drejt këtyre targave, duke sjellë të ardhura të kënaqshme në arkën e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion, vihet re se gjatë periudhës janar-prill të vitit aktual janë grumbulluar përafërsisht 73.35 milionë lekë nga shërbimet e targave, ku 38.87 milionë lekë ose 53% e të ardhurave vijnë nga targat e luksit. Gjithashtu, të dhënat tregojnë një ulje të kostos mesatare të një shërbimi…
Situata hidrike ka favorizuar aktivitetin tregtar të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që deri në këtë periudhë të vitit ka kryer 2 tenderë për shitje energjie si dhe një sërë procedurash optimizimi. KESH ka gjeneruar rreth 6.2 mln euro të ardhura. Pjesa më e madhe e tyre është gjeneruar nga procedurat e shitjes së energjisë, ku të ardhurat nga 2 procedurat e shtjes kapin vlerën e rreth 4.8 mln euro. Në total, KESH shitur 80 mijë mWh energji, teksa çmimi varion sipas Lot-it nga 51 euro/mWh, që është më i ulti, në 86 euro/mWh, që është çmimi më lartë i shitjes. Ndërkaq,…
Në Krujë janë drejt përfundimit punimet në lagjen e re, të ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga lagjja e re në Krujë, ku banorët pritet të hyjnë së shpejti në shtëpitë e reja. “Drejt përfundimit lagjja më e re në Krujë”, shkruan Rama. Aktualisht në lagjen e re të rindërtimit po asfaltohen rrugët e brendshme, më pas do të vijohet me ndriçimin dhe pemët dekorative.
Bashkëpunimi më i fundit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për parandalimin e emigracionit të paligjshëm, solli rënien me 90% të numrit të anijeve me emigrantë shqiptarë që tentojnë të kalojnë në Britaninë e Madhe. Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, është sot në Tiranë për të diskutuar pikërisht mbi vijimin e këtyre politikave për trajtimin e emigracionit të paligjshëm dhe një program të përbashkët për luftimin e pastrimit të parave, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në deklaratën për mediat, kryeministri Edi Rama theksoi se në qendër të diskutimit me Cameron ishte mbështetja financiare e Britanisë së…
