Situata hidrike ka favorizuar aktivitetin tregtar të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që deri në këtë periudhë të vitit ka kryer 2 tenderë për shitje energjie si dhe një sërë procedurash optimizimi.
KESH ka gjeneruar rreth 6.2 mln euro të ardhura. Pjesa më e madhe e tyre është gjeneruar nga procedurat e shitjes së energjisë, ku të ardhurat nga 2 procedurat e shtjes kapin vlerën e rreth 4.8 mln euro.
Në total, KESH shitur 80 mijë mWh energji, teksa çmimi varion sipas Lot-it nga 51 euro/mWh, që është më i ulti, në 86 euro/mWh, që është çmimi më lartë i shitjes.
Ndërkaq, pjesa tjetër e të ardhurave prej rreth 1.4 mln euro janë siguruar nga procedurat e optimizimit, që përfshijnë shitje dhe blerje të energjisë elektrike.
