Author: gazetar_1
Agjencitë private të punësimit duke nisur që nga muaji i ardhshëm do t’i nënshtrohen një kontrolli të posaçëm inspektimi nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka deklaruar se monitorimet do të sjellin mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punëofruesve. “Ky monitorim do të vlerësojë veprimtarinë dhe kushtet e këtyre agjencive, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punëofruesve, verifikimin e zbatimit të detyrimeve ligjore ndaj aplikuesve dhe punëtoreve migrantë, punësimin e denjë dhe rekrutimin etik”, deklaron ministri në një postim në rrjetet sociale. Gonxhja shprehet se ky…
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj prezantuan nga Dibra projektin pilot të pagesave të shpejta, që synon nxitjen e përdorimit të parasë elektronike dhe reduktimin e parasë cash. Ndërkaq, Balluku kërkoi bashkëpunimin nga ana e qytetarëve, për funksionimin e këtij projekti. Të financuar nga qeveria për një periudhë 4-mujore, 300 qytetarë të përzgjedhur në Tiranë, Dibër dhe Përmet do të përfitojnë nga 10 mijë lekë në muaj, për të kryer pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit apo pajisjeve të tjera elektronike, duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit.
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për sigurimet shoqërore u miratua me 92 vota në Parlament. Gjatë diskutimit në Kuvend, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe njoftoi se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor. Gonxhe shpjegoi edhe përfitimet që do të kenë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje. Rreth 4 mijë shtetas italianë dhe rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj që do të përfitojnë nga marrëveshja.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor. Ministri detajoi disa nga përfitimet që do të kenë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje. Sipas tij, “marrëveshja nuk ka prapaveprim dhe nuk mund të ketë një pretendim financiar për vitet e shkuara”. “Të gjitha kontributet dhe ngjarjet në jetën tonë akumulohen dhe në rast se një person është në Itali dhe ka përfituar një pension të caktuar për shkak të viteve atje, por ka edhe disa vite në…
Qeveria ka ndërmarrë një proces analizimi të digave, me qëllim identifikimin e problematikave dhe përcaktimin e nevojave për rehabilimin e tyre. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë fjalës në simpoziumin ndërkombëtar “Sfida dhe inovacione për diga të sigurta” u ndal veçanërisht te digat që i shërbejnë sektorit bujqësor, duke theksuar nevojën për ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve. Balluku foli edhe për problematikën e mungesës së ekspertëve në sektorin e digave, duke iu kërkuar ekspertëve të vjetër, të hapin dyert edhe për të rinjtë. Sipas të dhënave nga Komiteti Kombëtar i Digave, në total numërohen 351 diga të mëdha,…
Turistët po e drejtojnë interesin e tyre gjithmonë e më shumë në vendet që janë më ekonomike dhe më pak të populluara, shkruan agjencia amerikane e udhëtimeve Skift. Trendi i udhëtarëve në 2024 tregon për një rritje të trafikut të pasagjerëve në këto destinacione, dhe një prej të cilave ajo veçon është edhe Shqipëria. Prej 2019-ës, rritja e trafikut ditor të flutrurimeve është rritur me 141%, ku sipas Skift, të dhënat tregojë se Shqipëria edhe këtë verë do të jetë destinacioni më i kërkuar edhe i Verës së këtij viti. Për Shqipërinë një artikull ka kushtuar edhe e përditshmja britanike…
Tirana dhe Berati janë në mesin e 18 qyteteve europiane ku turistët mund të kalojnë pushimet me çmime të përballueshme përgjatë vitit 2024. Renditja është bërë në të përditshmen britanike CN Traveller. Në artikull shkruhet se bukuritë bregdetare të Shqipërisë kanë ngjallur interesin e pushuesve për të vizituar Tiranën. Për të mësuar për të kaluarën magjepsëse, siç e cilëson CN Traveller, rekomandohet për t’u vizituar Muzeu Historik Kombëtar. “Më e mira nga të gjitha, Tirana ofron disa nga dhomat më të lira në Evropë”, shkruhet ndër të tjera. Ndërsa Berati krahasohet me Pulian e Italisë, me shtëpitë e bardha krejtësisht…
Yndyrnat kanë një reputacion të keq për bllokimin e arterieve, sëmundjeve që lidhen me mbipeshën dhe problemeve të tjera shëndetësore. Megjithatë, jo të gjitha yndyrnat janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Trupi juaj ka nevojë për yndyrnat e pangopura, në mënyrë që të marrë vitamina dhe të ruajë funksionet vitale. Ndërsa yndyrnat e ngopura dhe të hidrogjenizuara duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur. Përdorimi i tepruar i tyre rrit rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës dhe problemeve kardiovaskulare. Më poshtë njihni shkurtimisht se cilat ushqime përmbajë yndyrna të pangopura dhe cila është sasia e rekomanduar…
Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të enjten leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u zhvlerësua me 0.45 lekë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.07 lekë. Dollari amerikan u këmbye me 92.33 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 100.36 lekë. Ndaj monedhës vendase, pozitat i dobësuan edhe paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike u këmbye me 116.95 lekë ose 0.11 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 102.36 lekë ose 0.16 lekë më pak se ditën e mërkurë.
U zhvillua në Bruksel mbledhja e Ministerialit midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor e Turqisë, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës, si vende kandidate për anëtarësim në BE. Qëllimi i kësaj mbledhjeje të përvitshme ishte të miratonte dokumentin e Konkluzioneve të Përbashkëta për programet e reformave ekonomike dhe financiare që këto vende kishin paraqitur në janar 2024. Për Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, programet u paraqitën këtë vit për herë të parë, pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Në këtë mbledhje, Shqipëria u përfaqësua nga ambasadori i Shqipërisë në Bruksel dhe kryetari i Misionit pranë Bashkimit Evropian, Ferit Hoxha, dhe…
