Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për sigurimet shoqërore u miratua me 92 vota në Parlament. Gjatë diskutimit në Kuvend, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe njoftoi se takimi i parë zbatues i marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve do të zhvillohet në datat 18-20 qershor. Gonxhe shpjegoi edhe përfitimet që do të kenë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje.
Rreth 4 mijë shtetas italianë dhe rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj që do të përfitojnë nga marrëveshja.
