Në Venecia ka hyrë në fuqi vendimi për pagimin e 5 eurove për të hyrë dhe pare qytetin. Për të hyrë në qytetin historik nga ora 08:00 deri në orën 16:30, turistët duhet të paguajnë një biletë. Nga 1 qershori, një rregull vendos gjithashtu një kufi për grupet turistike, maksimumi 25 persona në të njëjtën kohë dhe një ndalim të altoparlantëve të përdorur nga guidat. Pika qendrore e kontrolleve do të jetë dhoma e kontrollit Smart të Bashkisë, ku konvergojnë pamjet nga të gjitha kamerat dhe të dhënat nga sensorët e numërimit të njerëzve.
Venecia bëhet kështu qyteti i parë i artit që eksperimenton për hyrjen në qendrën historike, 5 euro për të gjithë ata turistë “të përditshëm”, të cilët nuk duan të heqin dorë nga vizita në sheshin San Marco nga 1 maji deri më 15 gusht.

