Author: gazetar_1
Gjatë këtij viti do të finalizohet reforma e pagave e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023. Vendimi “Për miratimin e dokumentit të politikave prioritare 2025–2027”, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton nivelet e reja të pagave që synohet të arrihen deri në fund të vitit 2024 për punonjësit e administratës qendrore, të pushtetit vendor, mjekët, mësuesit dhe infermierët. Mbështetur në këtë reformë, synohet që në vitin 2024, paga mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht, të shkojë rreth 107.257 lekë/muaj ose rreth 900 euro/muaj në fund të vitit 2024. Në vijim të rritjes së pagave të miratuara gjatë…
Përtej praktikave tradicionale të Menaxhimit të Riskut: Qasja Proaktive e iute Mes kompleksitetit të peizazhit të sotëm ekonomik, menaxhimi i rreziqeve është bërë një shqetësim kryesor për bizneset në mbarë botën. Në një intervistë me përfaqësuesen e kompanisë fintech iute, Drejtoreshën e Departamentit të Riskut Alma Hasanaj, ne thellohemi në thelbin e filozofisë së menaxhimit të rrezikut, duke zbuluar strategjitë dhe njohuritë që nxisin besueshmërinë tek klientë. Pyetje: Sipas iute, cilat janë pikat më të rëndësishme të rrezikut në situatën e sotme ekonomike?A.H.: Menaxhimi ynë i rrezikut është shumë gjithëpërfshirës dhe ne përpiqemi të mbulojmë në mënyrë proaktive të gjitha…
Ministri i Financave, Ervin Mete, deklaroi se ekonomia shqiptare po vijon trendin e rritjes. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ai solli në vëmendje rritjen e vlerësimit të Shqipërisë nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor’s, vlerësim që certifikon momentin e mirë ekonomik të vendit, ndikon në reputacionin e tij dhe aksesin në tregjet ndërkombëtare, në koston kreditimit dhe aksesin në financë, si edhe në tregun e brendshëm sa i përket kreditimit. “Është certifikim i një trendi dhe ecurie afatgjatë që, duke parë tani edhe shifrat e fundit të investimeve të huaja, që praktikisht janë shifra rekord,…
Guvernatori i BSH ka bërë me dije se bankat e nivelit të dytë do të ofrojnë shërbime me kosto zero për hapjen e llogarive bankare nga qytetarët e skemave të ndihmës ekonomike dhe pensionistët. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Sejko tha se, “në muajin prill hyn në fuqi ligji për llogaritë bazike të pagesave, i cili ka të bëjë me shtresat vunerabël të popullsisë, pensionistët, individët me ndihma sociale, të cilët do të hapin llogari dhe nuk do të paguajnë komisione bankare”. “Institucionet financiare janë të detyruara të aplikojnë komision zero për këto kategori”, tha…
Stoku i rezervës valutore në fund të 9-mujorit të vitit të kaluar shënoi shifrën e rreth 5.7 miliardë eurove. Banka e Shqipërisë bën të ditur ky nivel vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 7.4 muajve import mallrash dhe shërbimesh, ose 300% të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto. Banka e Shqipërisë administron rezervën valutore të vendit, që në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita. Sipas BSH-së, rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar, apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor. Rritja e rezervës valutore…
Përmes një postimi në FB, kryeministri Rama ka bërë me dije se puna në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë po vijon. Kryeministri deklaroi se në këtë segment ka përfunduar ndërtimi i trupit të rrugës në gjithë gjatësinë. Rama theksoi se gjithashtu po punohet për ndërtimin e nënshtresave rrugore, shtresave asfaltike dhe elementëve të sigurisë rrugore. Rama nënvizoi se, “është bërë montimi i trarëve të urës dhe po punohet për mbistrukturën e saj”. Punimet për ndërtimit e këtij aksi avancuan me ritme të shpejta dhe brenda pak javësh ky lot me gjatësi prej afro 5 kilometrash do të jetë i hapur për…
Ministri i Financave, Ervin Mete mori pjesë në forumin e CEO-ve të “AmCham” ku ka falënderuar drejtuesit e Dhomës Amerikanë të Biznesit për ftesën. Z. Mete solli edhe njëherë në vëmendje lajmin e mirë se agjencia ndërkombëtare ‘Standard&Poor’s” rriti për herë të parë vlerësimin për Shqipërinë në BB-. Ministri deklaroi më tej se vlerësimi do të forcojë pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe do të shoqërohet me përfitime konkrete për ekonominë. Në muajin qershor pritet të prezantohen disa masa lehtësuese sa i përket tatimit mbi pagën për të punësuarit në sektorin publik dhe privat ka bërë të ditur ministri i…
Kryeministri Rama deklaroi sot se, Shqipëria ka arritur shifrën e 1.5 miliardë eurove investime të huaja. Në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, Rama u shpreh se, “para pak ditësh, Shqipëria u vlerësua nga Standard & Poor’s me një nivel të ri, për herë të parë vlerësimi dhe kaloi nga një B+ pozitive stabël prej disa vitesh në BB-, sigurisht që hapi tjetër është BB+”. Rama theksoi se, “vitin e shkuar, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, dalë ditët e fundit ne kemi arritur shifrën rekord të 1.5 miliardë eurove pak a shumë, investime të…
BSH bën të ditur se vlera e investime të huaja në vitin 2023 shënoi shifrën e 1.49 miliardë eurove, një rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë. Për tremujorin e katërt të vitit, investimet e huaja direkte u vlerësuan nga Banka e Shqipërisë në 402 milionë euro, me rritje vjetore prej 3.6%. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të katërt 2023, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 26%. Më pas renditet sektori i ndërmjetësimit financiar, në masën 17%, vijon me sektorin e hidrokarbureve, në…
Të ardhurat nga turizmi në ekonomi arritën vlerën e 1.8 miliardë eurove, në fund të vitit 2023 duke shënuar rritje në konsiderueshme nga vitet e tjera. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave regjistruan vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022. Të dhëna konfirmojnë fluksin në rritje të turistëve në vendin tonë që sipas INSTAT, regjistroi shifrën e rreth 10.2 milionë shtetasve të huaj, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë. Banka e Shqipërisë vlerëson se turistët e huaj shpenzuan…
