Euro është forcuar në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa dollari amerikan ka humbur terren gjatë ditës së enjte.
Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të enjten një euro u këmbye me 102.58 lekë, duke fituar 0.07 pikë krahasuar me të mërkurën, ndërsa një dollar u këmbye me 94.44 lekë, duke humbur 0.75 pikë.
Paundi britanik u këmbye me 119.59 lekë, ose 0.13 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 104.20 lekë, ose 0.55 lekë më pak.
