Author: gazetar_1
Tërmeti, pandemia dhe kriza energjitike ishin bërë shkak për frenim të investimeve madhore. OSHEE ka gati një plan për zbatimin e projekteve për të bërë të mundur përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Llambi Miti, drejtor i Menaxhimit të Rrjetit pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes thotë se për këtë vit fondi që do të shkojë për investime kap vlerën e 3.06 miliardë lekëve ose rreth 30 milionë dollarë. Miti u ndal dha detaje mbi projektet që do të mbështeten nga fondet e Qeverisë dhe ato të cilat do të jenë me financim të huaj. “Kemi dy projekte…
Në tremujorin e fundit të vitit 2023 normat e interesit të depozitave me afat në lekë kanë shënuar një rritje të shpejtë. Sipas të dhënave të BSH, interesat mesatare të depozitave në lekë arritën në 2.0% në muajin dhjetor, nga 1.7% në tremujorin e tretë dhe 1.5% në gjysmën e parë të vitit. Nga ana tjetër, normat e interesit për depozitat me afat në euro shënuan një frenim rritje në tremujorin e katërt. Ato rezultuan mesatarisht 1.2% në këtë tremujor, duke mos ndryshuar nga fundi i tremujorit paraardhës. Diferenca mes interesit mesatar të depozitave në lekë dhe atij të depozitave…
Glacier Express është treni më i ngadaltë në Evropë i cili lëviz me një shpejtësi mesatare prej 36 kilometrash në orë dhe ndodhet në Zvicër. Ai kalon 291 ura, 91 tunele dhe objektivi i udhëtimit është shijimi i panoramave unike të natyrës. Udhëtimi me tren është një trend i madh në vitet e fundit. Për shumë udhëtarë, nuk është thjesht një mjet transporti, një mënyrë për të shkuar nga pika A në pikën B, por një eksperiencë që shpesh mbetet pjesa më e bukur e udhëtimit. Rrugët e shumta panoramike hekurudhore të çojnë nëpër peizazhe të pabesueshme, natyrë të paprekur,…
Është miratuar plani vjetor i pranimit për vitin 2024 në institucionet e administratës shtetërore si pjesë e shërbimit civil. Vendet vakante sipas kategorive ndahen në 868 kategori ekzekutive, 217 për kategorinë e ulët drejtuese si dhe 92 për kategorinë e mesme drejtuese. Duke ju referuar vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave për planin vjetor të pranimit në institucionet e administratës shtetërore, administrata do të ketë nevojë gjatë këtij viti për këto lloje fushash duke nisur nga shkencat ekonomike, juridike, shoqërore, sociale, mjekësore, inxhinierike, veterinare, agronomi, gjeodezi, kimi, arkeologji dhe restaurimesh etj. “Në vendim renditen gjithashtu edhe institucionet e administratës…
Norma mesatare për bonot me maturim 12-mujor në ankandin e kësaj jave shënoi nivelin 3.63%, nga 3.62% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në fund të muajit janar. Sipas Bankës së Shqipërisë, shuma prej 12.5 miliardë lekësh e shpallur për financim nga Ministria e Financave nuk u plotësua e gjitha dhe kërkesat e paraqitura në ankand në total arritën në 12.44 miliardë lekë. Në total, huamarrja e planifikuar për tremujorin e parë 2024 kap vlerën e 144.5 miliardë lekëve, në rritje me 19.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe me pothuajse 80% krahasuar me tremujorin e…
Jeff Bezos ka shitur 4 miliardë dollarë të aksioneve të tij në Amazon gjatë javës së kaluar. Themeluesi i Amazon nuk ka shpjeguar pse ka zgjedhur të shesë 24 milionë aksione në kompaninë që nisi vetë, me vlerë rreth 4 miliardë dollarë (3.7 miliardë euro), megjithëse plani i shitjes ishte në rendin e ditës. Regjistrimet rregullatore konfirmuan shumat që miliarderi ka shkarkuar ditët e fundit dhe ndërsa ai ende nuk ka komentuar mbi transaksionet, Amazon tha në shkurt se Bezos po planifikonte të shiste 50 milionë aksione në kompani përmes Morgan Stanley deri në fund të janarit 2025 . Çmimi…
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në zonën kadastrale 2444, Bashkia Libohovë, Qarku Gjirokastër, nga shoqëria “FAETHON”, sh.p.k.. Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, centrali ka kapaciteti prodhimi 93 MW. Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi; koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe afati i operimit është 49…
39% e atyre që bashkëjetojnë me njëri-tjetrin kombinojnë plotësisht financat e tyre, qofshin të martuar apo jo, sipas një raporti të ri të publikuar nga CNBC. Të rriturit e gjeneratës Z, megjithatë, ata midis moshës 18 dhe 27 vjeç, kanë më shumë gjasa të mbajnë financat e tyre plotësisht të ndara nga partneri i tyre, në 38% të rasteve. ‘Baby boomers’, ose të rriturit e moshës 60 deri në 78 vjeç, janë brezi më i mundshëm për të bashkëfinancuar plotësisht me partnerin e tyre, me 44% të rasteve. Raporti në fjalë i ‘Bankrate’ u bazua në një sondazh të dhjetorit…
INSTAT ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar 2024 është 3.4 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 7.2 %. Krahasuar me dhjetorin e vitit 2023, inflacioni është 0,5 %. Krahasuar me muajin janar të 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 5.3 %, pasuar nga grupet “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “argëtim dhe kulturë” me 5 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 4 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 3.9 %, “mallra dhe…
Listës së vendeve që Shqipëria ka marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore i është shtuar në datën 6 shkurt edhe Italia. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri i Jashtëm Igli Hasani si dhe homologu i tij italian, Antonio Tajani. MEPJ bëri sot të ditur se kur dhe si hyn në fuqi kjo marrëveshje. Pas nënshkrimit të marrëveshjes bëhet ratifikimi i saj nga të dyja shtetet kontraktuese. Më pas vijohet shkëmbimi i dokumenteve të ratifikimit. Hyrja në fuqi e marrëveshjes bëhet njëkohësisht me marrëveshjen administrative për legjislacionin zbatues. Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 20 mijë…
