Author: gazetar_1
Ministri i Financave Ervin Mete, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). Ministri e vuri theksin në fjalën e tij në bashkëpunimin me biznesin me qëllim për të çuar përpara perspektivën e ekonomisë shqiptare dhe përmirësuar më tej klimën e biznesit. Ministri Mete tha se viti 2023 shënoi një moment të rëndësishëm për ekonominë e vendit. “Ne kemi patur një vit të mirë në 2023-shin. Po kalojmë një moment të mirë ekonomik, ndërkohë që ishim një nga ekonomitë më rezistente në rajon. Kemi patur lajme të mira në fund të vitit: Kemi…
Ministri i Financave, z. Ervin Mete, zhvilloi një takim me Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, z. Emanuel Salinas, së bashku me ekipin e BB për Sektorin Financiar. Në takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe asistencës së Bankës Botërore në drejtim të zgjerimit të aksesit në financë, me fokus zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Palët theksuan rëndësinë e rritjes së edukimit financiar dhe aksesit në financë, si dhe ranë dakord të vijojnë diskutimet në drejtim të gjetjes së mundësive për të lehtësuar financimin për fermerët…
Nga Arben Malaj Çmimet e pronave të paluajtshme po rriten edhe për shkak të rritjes së kërkesës që vjen edhe nga burime informale, madje edhe kriminale. Qeveria, duhet të pranojmë se edhe paratë e krimit po investohen edhe në tregun e pasurive të paluajtshme. Kjo ndodh edhe në vendet e konsoliduara. Por pesha e parave informale dhe kriminale në vendet e zhvilluara nuk është tronditëse në ekonomi, nuk dominon tregjet dhe nuk keq influencon politikën. Çmimet e pasurive të paluajtshme rriten edhe për shkak të rritjes së taksave të bashkive apo të qeverisë, pasi taksat janë pjesë e shpenzimeve dhe…
Nga Anastas Angjeli Forumi Ekonomik Botëror (WEF) në Davos u hap këtë të hënë 15 janar 2024 në një sfond tensionesh gjeopolitike dhe gjeoekonomike, veçanërisht me vazhdimin e luftës në Ukrainë dhe tensionimet në Lindjen e Mesme (Izrael-Hamas). I nxitur nga vendosmëria për të rindërtuar besimin dhe për të promovuar dialogun me synimin për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për problemet globale, ky takim i 54-të do të fokusohet në katër akse kryesore: arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer, krijimi i rritjes dhe vendeve të punës për një epokë të re, eksplorimi i rolit të inteligjencës…
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi sot takim me anëtarët e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE) në kuadër të negociatave për Kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”. Pjesëmarrës në takim ishin institucionet anëtare të PPIE, përfaqësues nga shoqatat e siguruesve, të fondeve të investimit dhe pensionit privat, shoqata e Bankave, shoqata e aktuarëve, përfaqësues nga Këshilli i Investimeve, akademikë, ekspertë të tregjeve financiare, si dhe përfaqësues të medias. Duke hapur këtë takim Zj. Mimoza Kaçi, Drejtore Ekzekutive në detyrë e Autoritetit, në cilësinë e negociatorit të Kapitullit 9 “Shërbimet financiare”, prezantoi nismat ligjore, pjesë e Programit Kombëtar për Aderimin në Bashkimin…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se, eksportet bujqësore arritën vlerën e 57.5 miliardë lekëve në vitin 2023. Denaj tha se, “eksportet bujqësore në vlerë u rritën me 7.7% gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022”. Referuar statistikave që tregojnë se bujqësia është sektori me ecurinë më të qëndrueshme të eksporteve në vitin 2023, ministrja theksoi se “kjo është falë punës së shkëlqyer të njerëzve punëtorë të bujqësisë, të cilët pavarësisht sfidave klimatike dhe kursit të këmbimit ja kanë dalë me sukses”. “Ne do të vijojmë politikat mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës,…
Ministria e Punës spanjolle ra dakord me sindikatat për rritjen e pagës minimale me 5 %. Sekretari spanjoll i Shtetit për Punën, Joaquin Perez Rey, në fund të takimit u shpreh se Shoqata e Punëdhënësve u tërhoq nga marrëveshja. Perez Rey tha se punëdhënësit nuk kanë treguar fleksibilitet për të kërkuar një shifër alternative ose për të hequr dorë nga ndonjë kërkesë e tyre. Kjo rritje, e cila zbatohet në mënyrë retroaktive nga 1 janari 2024, do të mbulojë rreth 2.5 milionë punëtorë, kryesisht të rinj dhe gra. Që nga viti 2018, kur ishte 736 euro, është akumuluar një rritje…
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer humbjeve në orët e pasdites, ndërsa të dhënat teknike sugjerojnë se korrigjimi i tregut mund të mos ketë përfunduar, ose të paktën një tendencë në rritje nuk është ende e mundur. Kjo do të thotë se tendenca e çmimeve ka të ngjarë të jetë në rënie në ditët në vijim, pavarësisht debutimit të fondeve ETF në Ëall Street, javën e kaluar. Bitcoin ka rënë me rreth 15%, që kur u miratuar ETF-të e shumëpritura më 10 janar, dhe po tregtohet në rreth 42,400 dollarë. Ndërkohë, gjatë tre ditëve të plota të tregtimit deri në…
Udhëzimi për “Tatimin mbi të ardhurat nga tjetërsimi i pasurisë së paluajshtme” është publikuar në fletore zyrtare. Udhëzimi është hartuar nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i kushteve, procedurave dhe metodologjisë për zbatimin e parashikimeve të nenit 17, “Të ardhurat e tatueshme nga investimi për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme”, të ligjit nr. 29/2023, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Ky udhëzim zbatohet me qëllim llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat personale që rrjedhin nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme. Nuk janë subjekte…
2023-shi do të regjistrohet si një nga vitet ku zhdoganimi i mallrave të akcizës si karburantet, cigaret, birra dhe kafeja, kanë shënuar vlera të larta të paktën në 5 vitet e fundit. Referuar të dhënave, konsumi i karburanteve shënoi rekordin prej 614,537 ton, më e larta e këtyre viteve, duke sjellë në buxhetin e shtetit të ardhura pak më të larta se 48 miliardë lekë. Por, kjo shifër mund të kishte qenë edhe më e lartë nëse gjatë vitit që sapo u mbyll nuk do të mbizotëronte hegjemonia e lekut, ndaj valutave kryesore. Ndër 20 mallrat kryesore, karburantet kanë peshën…
