Udhëzimi për “Tatimin mbi të ardhurat nga tjetërsimi i pasurisë së paluajshtme” është publikuar në fletore zyrtare.
Udhëzimi është hartuar nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i kushteve, procedurave dhe metodologjisë për zbatimin e parashikimeve të nenit 17, “Të ardhurat e tatueshme nga investimi për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme”, të ligjit nr. 29/2023, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.
Ky udhëzim zbatohet me qëllim llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat personale që rrjedhin nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme.
Nuk janë subjekte “të tatimit mbi të ardhurat personale” nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme: sipërmarrësit (ndërtuesit) nëfushën e ndërtimit, të regjistruar si biznes në QKB, pavarësisht nga statusi (“person juridik” apo “person fizik tregtar”), të cilët e kanë pjesë të veprimtarisë së tyre ekonomike dhe që ndërtojnë për qëllim shitjeje apo dhënie me qira; investitorët në fushën e ndërtimit, të cilët financojnë produktin e ndërtimit me qëllim shitjeje, në rastet kur janë të regjistruar për qëllime biznesi në QKB (janë të pajisur me NIPT) dhe u është caktuar përgjegjësia tatimore.
Me qëllim eliminimin e mundësive për shmangie të tatimit dhe të abuzimit me parimet e ligjit tatimor, paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, investitorët në fushën e ndërtimit, të cilët financojnë produktin e ndërtimit, me qëllim shitjeje në rastet kur nuk janë të regjistruar në QKB dhe në administratën tatimore (nuk janë të pajisur me NIPT) dhe nuk u është caktuar përgjegjësia tatimore; personat fizikë tregtarë, të cilët lejen e ndërtimit, të shfrytëzimit/përdorimit dhe regjistrimin e ndërtimeve e përfitojnë në emrin e tyre si individë, pavarësisht se në momentin që fillojnë shitjen e produktit të ndërtimit, pajisen me NIPT, “person fizik” apo pavarësisht se më pas e mbyllin NIPT-in dhe vazhdojnë shitjet po si individë.
Të ardhurat e tatueshme nga investimi për shkak të tjetërsimit të pasurive të paluajtshme, tokë dhe ndërtesë, tatohet me normën 15 për qind të fitimit kapital të realizuar. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë, në përputhje me aktet dhe procedurat ligjore në fuqi. Vetëm në rastet e dhurimit, trashëgimisë apo heqjes dorë nga pasuria e paluajtshme, tatimi paguhet nga individi që përfiton të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme.
Pasuria e paluajtshme, nuk regjistrohet në favor të përfituesit, pa provuar pagimin e këtij detyrimi pranë Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK).
Vlera në shitje e pasurisë së paluajtshme përcaktohet në varësi të procesit, që ndiqet për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme.
Në rastet e shitjes me kontratë noteriale, vlera në shitje e pasurisë përcaktohet në kontratën e shitjes, e cila është nënshkruar nga palët (shitësi dhe blerësi).
Kontrata shpreh sipërfaqen në metër katror të pasurisë objekt të kontratës, çmimin për metër katror dhe vlerën e saj. Kontrata shoqërohet me certifikatë/vërtetim pronësie, kartelë, hartën,
planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme sipas legjislacionit të fushës.
Vlera në shitje e përcaktuar në kontratë krahasohet me çmimet e referencës për pasurinë e paluajtshme ndërtesat dhe sipas hartës së
vlerave për pasurinë e paluajtshme tokë, siç përcaktohe t në paragrafët në vijim.
Në rastin e ndërtesave, kjo vlerë në shitje, për efekt të llogaritjes së detyrimit tatimor nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme, do të krahasohet me çmimet e referencës. Në rastet kur vlera e pasurisë
sipas çmimit të shitjes për metër katror (m2) të përcaktuar në kontratë është më e ulët se vlera sipas çmimeve referuese, atëherë si çmim i supozuar shitje do të merret në konsideratë çmimi i referencës së zonës/qytetit.
Çmimeve të referencës, do t’i zbritet 1% e vlerës për çdo vit të plotë shtesë përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të titullit të pronësisë
për herë të parë. Zbritja prej 1% do të aplikohet për të gjitha llojet e pasurive të paluajtshme të cituara në germat “a” deri në “dh” të kësaj pike. Kjo zbritje nuk duhet të jetë më e madhe se 30% e çmimit të
referencës të përcaktuar në aneksin nr. 1 të vendimit
të Këshillit të Ministrave nr. 132, datë 7.3.2018, “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës përkategori specifike, natyrën dhe
prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”.
Në rastet e shitjes së ndërtesave (përjashtuar apartamentet dhe ndërtimet e përfituara me legalizim) me koeficient amortizimi mbi 50%, vlera e shitjes së pasurisë së paluajtshme për efekt të
tatimit do të përcaktohet nga persona të licencuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, dhe do të merren parasysh nga ASHK vetëm një herë (për një transaksion të realizuar). Në rastet kur vlera e
ndërtesës e vlerësuar nga një ekspert vlerësues i licencuar është më e vogël se gjysma e vlerës e përcaktuar sipas çmimeve referuese, për efekt të vlerës në shitje të pasurisë, merret në konsideratë vlera e përcaktuar nga eksperti vlerësues i licencuar.
Në vijim përcaktohet çmimi referencës në varësitë formës së përdorimit dhe llojit të pasurisë së paluajtshme ndërtesa: banesat–
çmimi i referencës së një banese përcaktohet bazuar në çmimet e referencës të parashikuara në aneksin nr. 1 të vendimit të Këshillit
të Ministrave nr. 132, datë 7.3.2018, “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme
“ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe
prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës dhe vjetërsinë e ndërtesës.
Për apartamentet e banimit në ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, i ndryshuar, çmimi për metër katror është 50 (pesëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë. Në këtë rast, zbritja prej 1% e vlerës për çdo vit përdorimi nuk aplikohet.
