Këtë të hënë leku ka forcuar pozitat në raport me monedhat e huaja në tregun e brendshëm.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,15 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha evropiane zbriti me 0,03 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 96.29 lekë, ndërsa euro u këmbye me 103.78 lekë.
Ndërkohë paundi britanik dhe franga zvicerane u këmbyen respektivisht, me 121.48 lekë ose 0.12 lekë më shumë dhe 109.36 lekë ose 0.12 lekë më pak se ditën e shtunë.
