Author: gazetar_1

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë përsëri të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3%. Guvernatori, Gent Sejko, tha se vendimi për të mbajtur përsëri të pandryshuar normën bazë tenton të balancojë natyrën shtrënguese të politikës fiskale dhe forcimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor. “Këshilli Mbikëqyrës vëren se kjo vendimmarrje ndihmon në krijimin e kushteve të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë vitit të ardhshëm. Gjithashtu, ajo është konsistente me kahun konsolidues, aktual e të pritur, të politikës fiskale si dhe me kahun forcues që ka ndjekur ecuria e kursit…

Read More

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se nga janari deri në shtator Shqipërinë e kanë vizituar 8,3 milionë turistë. Shifër kjo që tejkalon shifrat e gjithë vitit 2022 për t’u konfirmuar si viti më i mirë i turizmit. Ministrja ndau në rrjetet sociale një video informuese mbi ecurinë e flukseve turistike vit pas vitit, ku vihet re rritja progresive e turistëve që zgjedhin Shqipërinë. Kumbaro theksoi se sipas të dhënave të fundit të flukseve turistike, në muajin shtator vizituan vendin 1,1 milionë vizitorë të huaj. Sipas statistikave të publikuara nga Kumbaro, në vitin 2013 Shqipërinë…

Read More

Tetori konsiderohet si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Kjo sëmundje shkaktohet nga dëmtimi i ADN-së dhe mutacionet gjenetike, por gjithashtu edhe nga trashëgimi i gjeneve të caktuara. Mënyra se si ne ushqehemi luan një rol të rëndësishëm po ashtu dhë për të ulur rrezikun e kancerit të gjirit ne duhet të përmirsojmë regjimin tonë dukë konsumuar ushqimet e duhura: Perimet me gjethe jeshile Lakra jeshile, rukola apo spinaqi, janë vetëm disa nga perimet me gjethe jeshile që mund të kenë veti antikancerogjene. Ato përmbajnë antioksidantë karotenoidë, duke përfshirë beta karotenin, luteinën dhe zeaxanthinën, të cilat kanë traguar se…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në lotin 3 të aksit Qukës – Qafë Plloçë. Rama u shpreh se ky është një segment panoramik që shkurton distancën Korçë -Tiranë, duke kaluar përmes bukurive të Mokrës. Rruga Qukës-Qafë Plloçë nxit zhvillimin e turizmit në zonën e Pogradecit dhe Korçës, si dhe shkurton ndjeshëm distancën me Tiranën. I gjithë financimi për ndërtimin e tre loteve të rrugës Qukës-Qafë Plloçë arrin në 255.8 milionë dollarë. Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes,…

Read More

OLAF, zyra europiane kundër mashtrimit, pritet të vijojë hetimet për korrupsionin në shpërndarjen e fondeve në ndihmë të bujqësisë nëpërmjet programit IPARD II. Zyra e OLAF tha për Monitor se prej muajit gusht 2023 ka dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare raportin përfundimtar për fondet e IPARD II dhe është në pritje të dhënies së përgjigjes nga autoriteti kompetent. OLAF nuk ka pranuar të japë detaje nga konkluzionet e raportit përfundimtar, ndërkohë që ndjekja është në vazhdim, pasi bërja e tyre publike qoftë edhe pjesërisht, mund të rrezikojë në procedurat vijuese. “Gjykata e Përgjithshme ka njohur ekzistencën e një prezumimi të përgjithshëm…

Read More

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) pësoi rënie me 2.4 pikë në muajin shtator, në vijim të një ecurie të luahtshme gjatë muajve të fundit. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, rënia e treguesit të besimit në shtator u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i treguesit të besimit në sektorin e ndërtimit, por negativisht kontribuoi edhe rënia e besimit në sektorët e shërbimeve dhe të tregtisë. Treguesi i besimit të industrisë dha kontribut pozitiv për shtatorin, ndërsa besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar në krahasim me një muaj më parë. Pavarësisht luhatjeve të muajve të fundit, niveli i TNE-së vijon të…

Read More

Transfertat e brendshme bankare në monedhën Euro janë në rritje të fortë për këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tetë muajt e parë të këtij viti nëpërmjet sistemit të pagesave AIPS Euro janë kryer gjithsej më shumë se 154 mijë transferta kombëtare në Euro. Kjo shifër është shumë afër numrit total të veprimeve që u kryen gjatë gjithsej vitit 2022, kur në pak më shumë se 11 muaj (nisi punën në 24 janar 2022) AIPS Euro procesoi gjithsej 156 mijë transaksione të brendshme në monedhën europiane. Nëse vitin e kaluar u kryen mesatarisht rreth 14 mijë…

Read More

Viti 2025 do të sjellë për herë të parë në Tiranë, drejtues të lartë nga mbi 158 autoritete mbikëqyrëse e rregullatore nga e gjithë bota, si edhe përfaqësues, ekspertë e drejtues të shoqërive të sigurimit. Kjo, pasi Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS), që është institucioni më i lartë që grupon mbikëqyrësit dhe rregullatorët e këtij tregu nga e gjithë bota, ia ka besuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) organizimin e takimeve vjetore. Bëhet fjalë për konferencën vjetore, mbledhjet e përgjithshme vjetore, si edhe mbledhjet e komiteteve të IAIS, të cilat siç është bërë traditë zhvillohen çdo vit përgjatë…

Read More

Instituti i Sigurimeve Shoqërore nisi sot shpërndarjen e pensioneve të indeksuara në masën 8.6 %, për 767 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Nga vendimi i qeverisë përfitojnë të gjitha kategorive, pensionet e pleqërisë, pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet, në fshat, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, etj. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, përmes bashkëpunimit me Postën Shqiptare dhe bankat tregtare do të bëhet e mundur shpërndarja e pensioneve të rritura për të gjithë individët përfitues. Në mënyrë të vazhdueshme, si një masë mbrojtëse për të përballuar goditjet…

Read More

Ka nisur sot viti i ri akademik 2023-2024, në të gjitha universitetet e vendit. Rreth 20 mijë studentë janë ulur për herë të parë në auditore. Regjistrimi i studentëve këtë vit u zhvillua në dy raunde. Raundi i parë u zhvillua nga data 29 gusht deri në 11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator. Regjistrimi u krye online për dy raundet e para dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku mbetën kuota të lira pranimi, kandidatët që aplikuan në U-Albania u regjistruan drejtpërdrejtë në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave. Risi këtë…

Read More