Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria, epiqendra botërore e tregut të sigurimeve në vitin 2025

09:36 - Tetor 2, 2023 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Viti 2025 do të sjellë për herë të parë në Tiranë, drejtues të lartë nga mbi 158 autoritete mbikëqyrëse e rregullatore nga e gjithë bota, si edhe përfaqësues, ekspertë e drejtues të shoqërive të sigurimit.

Kjo, pasi Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS), që është institucioni më i lartë që grupon mbikëqyrësit dhe rregullatorët e këtij tregu nga e gjithë bota, ia ka besuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) organizimin e takimeve vjetore.

Bëhet fjalë për konferencën vjetore, mbledhjet e përgjithshme vjetore, si edhe mbledhjet e komiteteve të IAIS, të cilat siç është bërë traditë zhvillohen çdo vit përgjatë muajit nëntor.

Kështu, edhe pse datat nuk janë përcaktuar ende dhe mbetet të saktësohen gjatë periudhës në vazhdim, Shqipëria dhe në këtë rast AMF, si rregullatori i vendit pritës, ka marrë miratimin e Komitetit Ekzekutiv të IAIS për organizimin e këtyre takimeve të rëndësishme.

Konferenca vjetore mbledh çdo vit rregullatorë, përfaqësues të institucioneve financiare, ekspertë dhe aktorë të tregut të sigurimeve për të diskutuar mbi të rejat dhe sfidat e kësaj industrie. Ndërsa mbledhjet e komiteteve të IAIS janë kryesisht takime teknike, ku miratohen plane veprime, dokumente, si edhe diskutohet mbi planet e ardhshme të organizatës.

Përmes një letre që i është dërguar nga sekretari i përgjithshëm i IAIS, Jonathan Dixon, drejtoreshës ekzekutive në detyrë të AMF-së, Mimoza Kaçi, zyrtari i lartë e ka informuar për vendimin e Komitetit Ekzekutiv të IAIS, për të përzgjedhur Shqipërinë për organizimin e takimeve më të rëndësishme vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime.

“Në emër të organizatës, dua t’u falënderoj për mbështetjen Tuaj dhe për lidershipin e treguar,” theksohet në letrën e dërguar nga sekretari i përgjithshëm, Dixon.

Organizimi i këtyre takimeve në Shqipëri përfaqëson jo thjesht një shenjë besimi ndaj mbikëqyrësit, në këtë rast AMF, por edhe sinjal tejet pozitiv për imazhin e vendit, i cili përgjatë këtij viti u kthye në një destinacion të preferuar botëror të turizmit, me një rritje rekord të numrit të vizitorëve të huaj.

Ekofin Media
Ekofin Media
2025 amf IAIS konferencë ndëkombëtare Tiranë tregu i sigurimeve
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, licencohet nga AMF si agjent për Sigal dhe Albsig

11:55 - Korrik 23, 2026

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter