Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

P/buxheti  2024, të ardhurat nga TVSH rreth 211. 2 mld lekë ose 5.6% më shumë se 2023

10:06 - Nëntor 7, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në 2024-ën parashikohet të jenë rreth 211.2 miliardë lekë, 11.2 miliardë lekë ose 5.6% më shumë se ato që priten të mblidhen për vitin 2023.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë renditi në projektbuxhetin e vitit 2024 edhe burimet e rritjes së TVSH-së.

Konkretisht, MFE rendit si burime rritjen e të ardhurave nga TVSH që gjeneron rritja ekonomike shtesë dhe indeksi i çmimeve, rritjen e të ardhurave nga sektorë në ekspansion si turizmi, akomodimi dhe gjithë sektorët e tjerë të zinxhirit ekonomik që furnizojnë turizmin, si dhe përmirësimin e administrimit të TVSH-së nga sistemi i fiskalizimit dhe konsolidimi i faturimit elektronik.

Të ardhurat nga TVSH-ja në import gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti janë realizuar në vlerën 107.7 miliardë lekë, me mosrealizim në masën 10.3% kundrejt planit të periudhës. Sipas MFE-së, të ardhurat nga TVSH në import janë impaktuar ndjeshëm nga ndryshimet e forta të kursit të këmbimit, të cilat kanë ulur bazën e llogaritjes së TVSH-së për mallrat e importit.

Rritja e TVSH-së për shkak të rritjes së volumeve të importit të mallrave nuk ka kompensuar uljen e ndjeshme të TVSH-së për shkak të zvogëlimit të bazës së llogaritjes së TVSH-së si rezultat i zhvlerësimit të euros dhe dollarit.

Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 35.8 miliardë lekë, ose 4.6 miliardë lekë më shumë se plani i periudhës.

Rimbursimi i TVSH është realizuar në vlerën 14.6 miliardë lekë, 9.7% ose 1.3 miliardë lekë më shumë se plani i periudhës për 9-mujorin e vitit 2023.

Ekofin Media
Ekofin Media
2023 2024 ministria e financave projekt buxhet te ardhura tvsh
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter