Studentët e Mjekësisë vijojnë protestën e tyre kundër ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Sot ata u mbledhën para Ministrisë së Arsimit me pankarta në duar dhe letra higjienike të cilat i kanë hedhur drejt godinës.
Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.
