Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ministri Mete: Ekonomia po ecën me ritme pozitive, të ardhurat janë rritur 48.5 mld lekë më shumë

10:15 - Shtator 28, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka bërë të ditur se ekonomia po vijon ecurinë pozitive. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 425 miliardë lekë ose 102.5 % e planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 48.5 miliardë lekë ose 12.9% më shumë. Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike, gjatë periudhës janar-gusht arritën 377.4 miliardë lekë, nga 406.9 miliardë lekë që ishin planifikuar për periudhën, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +4.2 përqind më të larta ose rreth +15.1 miliardë lekë më shumë. Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 368 miliardë lekë, 32.9 miliardë ose 9.8% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 12.7 miliardë ose 3.6% më shumë se plani 8-mujor për vitin 2023. Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 141.4 miliardë lekë, 2.4 miliardë lekë ose 1.7% më pak se            8 mujori 2022, si dhe 10 miliardë lekë ose 6.6 % më pak se plani i të ardhurave doganore për     8 mujorin e vitit 2023. Të ardhurat nga TVSH në import për 8 mujorin rezultojnë 95.3 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë ose 5.2 % më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 8.8 miliardë ose 8.5% më pak se plani për 8 mujorin 2023. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 38.2 miliardë lekë, 3.5 miliardë lekë ose 9.9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 343 milionë lekë ose 0.9% më pak se plani i akcizës për 8 mujorin 2023. Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2 miliardë lekë, 1 miliardë ose 33.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 63.1% kundrejt planit për 8-mujorin 2023. Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 5.9 miliardë lekë, 400 milionë lekë ose 7.3% më shumë se 8 mujori 2022, si dhe realizim në masën 106.6% kundrejt planit. Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 8 mujorin 2023 u realizuan në masën 226.6 miliardë lekë, 35.3 miliardë ose 18.4% më shumë se 8 mujori i vitit të kaluar, si dhe 22.6 miliardë lekë, ose 11.1% më shumë se plani i 8 mujorit 2023. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 30.9 miliardë lekë, 5.9 miliardë ose 23.8% më shumë se 8 mujori 2022, si dhe 3.5 miliardë ose 12.8% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 8 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 8 mujore 2023 janë 12.3 miliardë lekë, 764 milionë lekë ose 6.6% më shumë se 8 mujori 2022, si dhe 556 milionë lekë ose 4.7% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 8 mujorin 2023. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 40.9 miliardë lekë 10.9  miliardë lekë, ose 36.2% më shumë se 8 mujori 2022, si dhe 9.4 miliardë lekë ose 30% më shumë se plani i 8 mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin. Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 39.3 miliardë lekë, 8.7 milardë lekë ose 28.4% më shumë se 8 mujori 2022, si dhe 5.9 miliardë ose 17.6% më shumë se plani i 8 mujorit 2023. Taksat nacionale, për peridhën 8 mujore 2023 u realizuan në masën 24.3 miliardë lekë, 3.9 miliardë lekë ose 13.8% më pak se 8 mujori 2022, si dhe 5.3 miliardë lekë ose 18% më pak se plani  për 8 mujorin 2023. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 91.1 miliardë lekë, 13.7 miliardë lekë ose 17.6% më shumë se 8 mujori 2022, si dhe realizim 111.1 % të planit për 8 mujorin 2023. Shpenzimet Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën tetë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 377.4 miliardë LEK me një realizim në masën 92.8 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 4.2 përqind më i lartë ose rreth 15.1 miliardë LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 8 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 54.1 përqind të planit vjetor. Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98.2 përqind dhe 74.4 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 61.4 përqind dhe 33.6 përqind të tij. Shpenzimet korente për periudhën 8 mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 335.6 miliardë LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 10.6 përqind më i lartë ose 32.2 miliardë LEK më shumë. Shpenzimet kapitale për periudhën 8 mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 41.6 miliardë LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 3.1 përqind më i ulët ose rreth 1.3 miliardë LEK më pak.
Ekofin Media
Ekofin Media
ervin mete lekë ministria e financave dhe ekonomisë te ardhurat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter