Author: gazetar_1
Punimet për rikonstruksionin e rrugës Ersekë-Leskovik, një projekt me vlerë 6 milionë euro financuar nga qeveria shqiptare dhe BERZH, vazhdojnë me ritme të mira. Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole, tha sot se “ndërhyrjet synojnë të përmirësojnë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës, të përmirësojnë lidhjen mes zonave të rajonit, komunikimin ndërkufitar dhe aksesin drejt potencialeve turistike të Kolonjës e Përmetit, për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë”. “Projekti parashikon ndërtimin e shtresave të asfaltit të rrugës ekzistuese; ndërtimin e nënshtresave (aty ku ka dëmtime të mëdha); zgjidhjen e drenazhimit të rrugës; ndërtimin e…
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit vuri mbrëmë në skenë, baletin premierë “Uni”. Vepra vjen si një pasqyrim i luftës që bën vetvetja përkundër botës që na rrethon. Me baletin “Uni”, trupa e baletit të TKOB, rikthen vëmendjen tek brendia, në një udhërrëfim të sfidave që hasen e egot që përkëdhelim, duke na e bërë më të thjeshtë përballjen me vetveten për ndërtimin e një uni të denjë për këtë shoqëri. Vepra erdhi me performancën mbresëlënëse të artistëve të trupës së baletit të TKOB-së, nën koreografinë e Julind Dervishit, asistencën e balerinëve Livia Lara e Rovena Shqevi, dhe muzikën e…
Kantieri i rrugës Ballaban (Këlcyrë) – Memaliaj-Berat në Lotin 3 po ecën me ritme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier i cili shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet Këlcyrës, Përmetit, Tepelenës, Memaliajt dhe Gjirokastrës me Beratin. Rama theksoi se “ky është një investim i shumëpritur për të dyja qarqet, por sidomos për zonën e Ballabanit dhe fshatrat e Memaliajt ku fshihen thesare të pazbuluara akoma dhe ku kanë lindur filizat e parë të agroturizmit”. “Ky projekt i Autoritetit Rrugor, që së shpejti do të jetë i realizuar do të shkurtojë kohën…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga forumi i urbanistëve që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zbuluar disa prej projekteve kryesore të Tiranës në forumin “Qytete për të gjithë”. Kryebashkiaku Veliaj në një panel me urbanistin e mirënjohur kanadez, Gil Penalosa, ndër 100 urbanistët më të mirë në botë, Veliaj u ndal te ajo që qytetet duhet të bëjnë për fëmijët dhe pse përfshirja e tyre është e rëndësishme për zhvillimin e qyteteve, duke sjellë si shembull rastin e Tiranës. “Një politikan ose një kryebashkiak duhet të mendojë për votuesit dhe taksapaguesit duke qenë se…
Trajneri italian, Vincenzo Montella do jetë trajneri i kombëtares turke në futboll. Ish-sulmuesi do rikthehet në Turqi, këtë herë në stolin e kombëtares, pasi më herët ka qenë në pankinën e Adana Demirspor. Siç raporton Fabrizio Romano, “aeroplani i vogël i sulmit” do të drejtojë Calhanoglu dhe kombëtaren e shokëve të tij për tre sezonet e ardhshme dhe pritet të firmosë marrëveshjen. Marrëveshja u arrit një ditë më parë dhe Montella së shpejti do të takohet me lojtarët e tij të rinj. Debutimi për ish-lojtarin e Romës në pankinën turke do të bëhet më 12 tetor në transfertën ndaj Kroacisë,…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Zv.ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar. Begaj u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se, “Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”. “Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e ndërsjellë”, theksoi Begaj. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Nju-Jork, SHBA ku po kryeson delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të…
Nënçmimi i Euros në këmbim me Lekun, rritja e kostove nga paga minimale dhe frenimi i kërkesës në tregjet e huaja ka përkeqësuar të ardhurat në sektorin e industrisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se, të ardhurat në bizneset e prodhimit të këpucëve shënuan rënie vjetore me 12.7% sipas krahasimit të indeksit të shitjeve në vlerë. Situata ishte pak më pozitive në fabrikat e veshjeve, ku indeksi i shitjeve në vlerë shënoi rritje vjetore 3.2% në tremujorin e dytë. Sektorë të tjerë të industrisë përpunuese ishin me rënie të fortë të të ardhurave. Fabrikat e prodhimit dhe përpunimit të drurit…
Instituti i Statistikave i bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me anketuesit në terren për mundësuar mbledhjen e të dhënave të sakta mbi popullsinë dhe banesat në vend. “Puna e anketuesit në aktivitetin e censit është thelbësore dhe ndikon drejtpërdrejtë në suksesin e mbledhjes së të dhënave statistikore. Do të vlerësonim shumë nëse do të respektoni anketuesit dhe t’i mbështesni që të kryejnë me cilësi punën e tyre”, thuhet në një njoftim për shtyp të INSTAT-it. Sipas INSTAT-it, roli i anketuesit është i rëndësishëm për të siguruar që të dhënat e censit të jenë sa më të sakta dhe të…
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi do ta takojë në New York presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Mediat serbe shkruajnë se, Vuçiç do të ketë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian, Marash Shevçovich e me Presidentin e Republikës së Koresë, Jun Sok-Yol. Vuçiç e kryeson delegacionin serb në sesionin e 78 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York. Takimi Lajçak-Vuçiç do të zhvillohet pas mosrezultatit në bisedimet e së enjtes në Bruksel. Kujtojmë se Bashkimi Evropian doli sot…
Mesdheu është një rajon i njohur për bukurinë natyrore. Fatmirësisht ka shumë vende që ofrojnë parajsa të fshehura për t’i shpëtuar turmave. Vendet e Mesdheut janë të njohura për bukurinë e tyre dhe zakonisht kryesojnë ne listat e udhëtarëve, shkruan në një artikull Derek Igbinedion, të botuar në revistën digjitale amerikane “The Travel”. Askund tjetër adhururesit e plazheve nuk mund të zbulojnë brigje të tilla të paeksploruara, të përqafuara nga ujërat më të kthjellta dhe të përshtatura nga pamjet mahnitëse. Siç mund të pritej, kulmi i sezonit, kryesisht gjatë muajve të vrullshëm të verës, shpesh përkthehet në turma masive. Vendet…
