Author: gazetar_1
Dollari amerikan ka nisur i pandryshuar gjatë ditës së sotme duke u blerë me 99.7 lekë dhe duke u shitur me 101 lekë. Monedha europiane gjithashtu ka qëndruar statike duke u blerë me 107.2 lekë dhe është shitur me 108.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Franga zvicerane po ashtu ka ruajtur të njëjtën vlerë duke u blerë sot me 111.4 lekë dhe është shitur me 112.8 lekë. Paundi britanik ka parë një rënie të lehtë të vlerës ndërsa blihet sot me 124 lekë dhe shitet me 125.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën disa ndryshime në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre”. Ndryshimet synojnë të forcojnë masat që synojnë të shmangin pjesëmarrjen në këto institucioneve financiare të subjekteve dhe individëve me aktivitete të jashtëligjshme dhe fonde që burojnë prej tyre. Sipas ndryshimeve, pjesë e dokumentacionit që do t’u kërkohet subjekteve që aplikojnë për licencë do të jenë vërtetimet për secilin anëtar themelues të SHKK-së se personi nuk është në ndjekje penale, nuk është në gjykim për vepra penale, nuk është i dënuar penalisht (nga…
Çmimet e prodhimit të mallrave shënuan rritje vjetore me 6.9 % në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë. INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Prodhimit. Sipas INSTAT-it, indeksi i çmimeve të prodhimit në tremujorin e dytë 2023 shënoi rritje me 0.9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Krahasuar me tremujorin e dytë të 2022, rritja më e madhe e çmimeve prej 13.8 % vërehet në seksionin “energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “industri përpunuese” me 5.9 % dhe “industri nxjerrëse” me 3.6 %. Brenda seksionit “industri…
Kredia në euro për kapital qarkullues është e vetmja që ka shënuar rritje gjatë muajit korrik, në një kohë që biznesi ka ulur gjatë këtij muaji kredimarrjen në monedhën e përbashkët europiane në të gjithë segmentët e saj. Nga mbi 10 miliardë lekë në total, apo rreth 100 milionë euro në muajin qershor, kredia në euro për biznesin ka rënë 53 milionë euro në muajin korrik. Në rënie janë të gjithë zërat, përveç kredisë për kapital qarkulles. Bizneset kanë marrë një total prej më shumë se 11.6 milionë euro në korrik për të mbuluar nevojat për kapital qarkullues, nga 10.7…
Me një ofertë prej 361 mln lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur kompaninë fituese që do kryejë ndërhyrje në disa akse rrugore që lidhin zona turistike dhe kanë potenciale për zhvillimin e ekonomisë. Tenderi u shpall në fillim të muajit korrik, ndërsa në afatin 3-javor për dorëzimin e ofertave në garë morën pjesë 24 kompani. Gjithsesi, 19 prej tyre u skualifikuan për mospërmbushje të kritereve, ndërkohë që nga 5 operatorët e kualifikuar fituese u shpall kompania ANK, që kishte vlerën më të ulët. Tenderi i FSHZH u hap pasi ky i fundit i bëri thirrje Njësive të Qeverisjes Vendore…
Muajt e verës kanë sjellë rritje të aksidenteve, e për pasojë edhe të vlerës së dëmeve të paguara nga shoqëritë e sigurimit. Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-korrik 2023 kapën vlerën 2,8 miliardë lekë, afro 26 milionë euro, me rritje prej rreth 12% krahasuar me një vit më parë. Rritja e primeve të shkruara bruto në sigurimin e automjeteve për periudhën janar-korrik ka ecur me ritme më të ulëta sesa pagesat e dëmeve. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, arritën rreth…
Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve të aftë po shndërrohet në një rrezik kryesor për disa funksione themelore të Administratës Publike. Ministria e Financave në rishikim të Strategjisë se Menaxhimit të Financave publike vlerësoi se mungesa e burimeve njerëzore ishte bërë pengesë për arritjet në pikat kyçe politikës fiskale që nga hartimi i planeve dhe projekteve deri tek realizimi i treguesve. “Për sa i përket rregullave fiskale, sfida kryesore lidhet me trajnimin e stafit të sektorit për analiza dhe statistika. Për të kapërcyer këtë problem, ata po planifikojnë të ndjekin trajnimet e organizuara nga ASPA për zonën e tyre. Në lidhje…
Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi një rekord të ri në muajin korrik. Sipas të dhënave nga BSH-ja, vlera e rezervës valutore arriti në 5.61 miliardë euro, në muajin korrik të këtij viti, duke regjistruar dhe vlerën më të lartë. Vlera e rezervës është rritur me 64 milionë euro (rreth 1.15%) të tjera gjatë muajit korrik, ndërsa krahasuar me një vit më parë vlera e rezervës është rritur me 12%. Banka e Shqipërisë po adopton një strategji të zgjerimit gradual të rezervës nëpërmjet blerjes së euros në tregun e brendshëm valutor. Sipas informacionit të përditësuar, shuma e parashikuar e…
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë me një rënie të lehtë të kuotës duke u blerë me 99.2 lekë dhe duke u shitur me 100.8 lekë. Monedha europiane ka parë një rritje të lehtë këtë javë duke u blerë me 107.3 lekë dhe është shitur me 108.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Franga zvicerane po ashtu ka parë një rritje të lehtë teksa është blerë sot me 111.4 lekë dhe është shitur me 113.2 lekë. Paundi britanik ka parë rritje ndërsa blihet sot me 124.4 lekë dhe shitet me 126 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Instituti i Statistikave (INSTAT) bën të ditur se, Censi i Popullsisë dhe Banesave do të fillojë më 18 shtator të këtij viti. Drejtoresha e Instat, Elsa Dhuli tha për mediat se, tashmë është rekrutuar stafi i cili do të trokasë në çdo shtëpi për të mbledhur informacion për “Censin 2023”. “Censi është një fotografim i çastit i të gjithë banorëve rezidentë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Data 18 shtator, konsiderohet dita e censit dhe është dita në të cilën Instat do të fillojë procesin e mbledhjen e të dhënave në terren. Janë afërisht 7000 vetë, stafi që kemi rekrutuar”,…
