Author: gazetar_1
Kreditimi i ekonomisë pësoi një ngadalësim në muajin korrik. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për korrikun kishte vlerën e 22.4 miliardë lekëve, në rënie me 8.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Për 7-mujorin e parë të vitit, kredia vazhdon të qëndrojë në nivelin më të lartë në tetë vitet e fundit, por me ritme më të ngadalësuara të rritjes. Për periudhën janar-korrik janë dhënë gjithsej 162 miliardë lekë kredi të reja, me një rritje prej 0.9% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Mendohet se në frenimin e kredisë ka…
Sipas të dhënave të bankës qendrore të publikuara të martën, bankat kroate shënuan një fitim gjysmë-vjeçar më shumë se 60% më të lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e përfitimit në gjashtë muajt e parë përkon me pranimin e Zagrebit në eurozonë: Kroacia iu bashkua zonës së monedhës së përbashkët më 1 janar, pasi u bë anëtare e BE-së në 2013. Banka qendrore tha se “operacionet e institucioneve të kreditit gjeneruan 703,8 milionë euro fitim në gjysmën e parë të 2023”, krahasuar me 413 milionë euro në periudhën janar-qershor 2022. Treguesit e tjerë të…
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fund të korrikut të këtij viti, stoku i kursimeve në euro në bankat tregtare arriti në 6.8 miliardë euro. Sipas BSH-së, krahasuar me një muaj më parë (qershor 2023), kursimet në euro u rritën me 1.9%, ose 130 milionë euro më shumë. Me bazë vjetore, depozitat në euro janë rritur me 16.6%, ose 976 milionë euro më shumë. “Në korrik dhe në gusht depozitat në valutë njohin gjithmonë rritje të fortë të ndikuara nga prurjet e emigrantëve”, bën të ditur BSH-ja. Ekspertët e bankave vlerësojnë se, vitet e fundit ndikim të konsiderueshëm…
Rritet ndjeshëm sipërfaqja dhe numri i lejeve të ndërtimit të dhëna në kryeqytet, në 3-mujorin e dytë të vitit 2023. Sipas të dhënave të bëra publikenga INSTAT, për periudhën mars-qershor në Tiranë u dhanë rreth 461 mijë metra katrorë sipërfaqe për ndërtim, thuajse dyfishi krahasuar me 3-mujorin parardhës. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 18.7%. Të dhënat historike tregojnë se në tremujorin e dytë është dhënë sipërfaqja më e lartë ndonjëherë për këtë periudhë. Në 6 muajt e parë të vitit, në Tiranë është dhënë rreth 62% e sipërfaqes së akorduar për të…
Në fletoren zyrtare është botuar vendimi i qeverisë i cili ka akorduar një shtesë në buxhetin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke rritur edhe fondin e pagave me një vlerë gati 489.4 milionë lekë. Sipas vendimit të qeverisë, për periudhën janar-dhjetor 2023, të ardhurat në buxhetin e Kadastrës rriten më vlerën 301,2 milionë lekë, teksa shpenzimet rriten me vlerën 237.1 milionë lekë. Në vendimin e marrë nga qeveria, vihet re se totali i buxhetit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, rritet nga 5.8 miliardë lekë në 6.1 miliardë lekë. Sipas tabelës së publikuar, vërehet se ka një rritje në buxhetin për…
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie te lehtë të kuotës duke u blerë me 99 lekë dhe duke u shitur me 100.8 lekë. Monedha europiane gjithashtu ka parë sot një rënie të vlerës teksa është blerë me 107.9 lekë dhe është shitur me 109.3lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Franga zvicerane po ashtu ka parë një rënie të lehtë teksa është blerë sot me 112.4 lekë dhe është shitur me 113.9 lekë. Paundi britanik gjithashtu ka parë një rënie të vlerës teksa blihet sot me 124.4 lekë dhe shitet me 126.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Pagesa përmes parasë elektronike ka gjëur një zgjerim të fortë gjatë vitit 2023. Në gjysmën e parë të vitin janë regjistruar një numër rekord prej 6,908,509 transaksionesh me një vlerë prej rreth 48.8 miliardë lekësh apo afërisht 480 milionë eurosh. Për të dalluar sa e fortë është rritja sjellim në vëmendje se viti 2022 ishte mbyllur me një numër prej 10,216,680 për një total prej 45,3 miliardë lekësh apo 450 milionë eurosh. Për të gjithë muajt e vitit 2023 janë kryer më shumë se 1 milionë pagesa me para elektornike, ndërkohë që niveli më i lartë është shënuar në maj…
Rreshjet e shiut kanë përmirësuar situatën në Kaskadën e Drinit, teksa uji në liqenin e Fierëz arriti mbi nivelet historike përgjatë periudhës janar – qershor të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë në muajin qershor niveli në këtë liqen arriti në 296.3 m apo 7 metra më shumë se mesatarja historike, si dhe duke tejkaluar edhe maksimalen që është shënuar për këtë muaj, në 30 vitet e fundit. Niveli maksimal u tejkalua edhe gjatë muajit janar të këtij viti, ndërkohë që përgjatë periudhës 6-mujore, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur energji, duke gjeneruar të ardhura. Përmirësimi…
Shfaqja e ndjenjës së ankthit një herë në kaq kohë dhe vuajtja nga ankthi janë dy gjëra krejt të ndryshme! E para përbën shqetësime normale të çdo dite, ndërkohë që kjo e fundit fillon me një mendim apo ndjenjë që ju bën të fiksuar, duke ju çuar gjithmonë e më poshtë, çka ndonjëherë shoqërohet edhe me simptoma fizike si rrahje zemre të shpeshta, djersitje të bollshme, etj. “Ankthi është një pjesë normale e jetës”, thotë Crystal I. Lee, Psy.D, psikolog i njohur në LA, por “sidoqoftë, kur ankthi juaj shtrihet në të gjitha aspektet e jetës, ju jo vetëm që…
Po vuani nga dhimbjet e këmbëve apo ngërçe? 60% të të rriturve kanë probleme të tilla sipas një studimi në revistën American Family Physician. Për të eliminuar problemet, shumica prej nesh i besojnë kurave popullore, por edhe mjekimeve të specializuara. Por a ndihmojnë ato vërtet? Rezulton se marrja pak nga lëngu i kastravecave turshi mund të ndalojë dhimbjet, plus të parandalojë shpërthimet e ardhshme. Zbuloni ku fshihet sekreti! Pse ndodhin ngërçet e këmbës gjatë natës? Shkaku nuk është gjithmonë i qartë, por studimet kanë zbuluar se ato kanë më shumë gjasa të ndodhin kur jeni të dehidratuar. Kjo veçanërisht në…
