Author: gazetar_1

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në zonën juglindore të vendit, si dhe lidhjes me Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ku deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit e në total ka përfunduar 42% e punimeve. Aksi Elbasan-Qafë Thanë së bashku me aksin Durrës – Prishtinë – Nish do t’i japë përfundimisht Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si…

Read More

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se niveli i humbjeve në muajin qershor zbriti në 16.4 %. Një vit më parë, humbjet në qershor llogariteshin 17.3 %. “Sfida e uljes së humbjeve në rrjetin elektrik nga OSSH vijon të mbetet primare, duke dhënë rezultat domethënës në kushtet kur investimet nuk ishin në nivelin e duhur për shkak të krizës 3-vjeçare (pandemi, thatësira, importet)”, bën të ditur OSHEE. Megjithatë, thekson OSHEE, falë riorganizimit të grupeve të punës, luftës pa kompromis kundër vjedhjes së energjisë, rritjes së faturimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit, niveli i humbjeve ka zbritur nën…

Read More

 Gati 5.2 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 7 muajve të këtij viti. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i shtetasve të huaj është rritur me 30.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Gjatë shtatëmujorit, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me rreth 5 milionë shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 131 236 dhe 34 3721 shtetas. Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë shtatëmujorit 2023, është 3 734 813, duke u rritur me…

Read More

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik 2023 kapën vlerën 13.1 miliardë lekë, ose 11.22 % më shumë se në periudhën janar-korrik 2022. Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 794 312 me një rritje prej 12.58% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat tregojnë se tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 92.02 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve. Ndërsa sigurimet e jetës kanë 7.90 %…

Read More

Interesi për instalimin e impianteve fotovoltaike për vetëprodhim apo qëllime tregtimi të energjisë mbeti i lartë edhe këtë vit. Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) informon se do të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “IDI 2005” shpk në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik “TEKSOEN 1”, me kapacitet të instaluar 2 MW, me vendndodhje në njësinë administrative Povelçë, në Fier. Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike. Deri në mes të korrikut licencat në prodhim nga fotovolatikët ishin 33…

Read More

Java ka nisur me një rritje të vlerës së valutave kryesore kundrejt Lekut, ashtu sikundër edhe u mbyll. Dollari amerikan ka regjistruar edhe sot një rritje te lehtë të kuotës duke u blerë me 100.2 lekë dhe duke u shitur me 102.2 lekë. Monedha europiane pas një jave relativisht pozitive si ajo e kaluara e ka nisur sot me një rritje të vlerës teksa është blerë me 108.8 lekë dhe është shitur me 110.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Franga zvicerane gjithashtu ka parë një rritje të lehtë pas rritje konstante që shënoi gjatë kësaj jave teksa është blerë…

Read More

Ashtu siç edhe u paralajmërua më herët nga Guvernatori Gent Sejko, Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë blerjen e euros në tregun e brendshëm valutor për të stabizilizuar tendencën mbiçmuese të lekut ndaj saj. Nga kufiri prej 220 milionë eurosh i përcaktuar në fillim të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka çuar në 300 milionë, për të ulur kështu disi volumin shumë të lartë të monedhës së përbashkët europiane që qarkullon në tregun shqiptar. Vendimi vjen edhe pasi Banka e Shqipërisë ka blerë deri në këtë fazë të vitit rreth 170 milionë euro në tregun e brendshëm, duke ju…

Read More

Shtimi i flukseve emigratore është reflektuar në rritjen e ndjeshme të lejeve të qëndrimit, që vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë për shtetasit shqiptarë në vitin 2022. Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë (73,858) morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%. Ndërkohë, kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të shtimit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe punuar në një nga shtetet e Bashkimit Europon. Që…

Read More

Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni ka paraqitur një propozim të rëndësishëm që synon të lehtësojë barrën e kostove të ndryshueshme të kredive për pronarët e shtëpive në vështirësi. Ndërsa normat e interesit vazhdojnë të rriten, shumë huamarrës e kanë të vështirë të shlyejnë kreditë, duke nxitur nevojën për veprime urgjente. Sipas një raporti nga instituti kërkimor Censis, afërsisht 80% e familjeve me kredi jofunksionale kishin zgjedhur norma të ndryshueshme, duke i bërë ato veçanërisht të cenueshme ndaj ndikimit të rritjes së normave të interesit. Projektligji kërkon të kufizojë rritjen e normave të interesit për kreditë e përdorura për blerjen…

Read More

Rruga Qukës-Qafë Plloç, i nisur që në kohën e qeverisë Berisha, duket si nga ato rrugët që nuk do të përfundojnë kurrë. Duket se së fundmi ARRSH është kujtuar për të, duke njoftuar se punimet po ecin me “ritme të larta”. Autoriteti Rrugor shqiptar bëri të ditur se “në kantierin e punimeve Qukës-Qafë Plloçë në Lotin 1 po punohet në Urën nr. 4 për shtresat asfaltike, për ndërtimin e mureve mbajtëse dhe për mbrojtjen dhe stabilizimin e skarpateve”. Sipas ARRSH-së në km 19 deri në km 20 në Lotin 2, po punohet për ndërtimin e trasesë. Projekti i rrugës Qukës-Qafë-Plloçë…

Read More