Author: gazetar_1

Qeveria do të vijojë me rritjen e pagave në 2024-ën kryesisht në sektorët prioritarë si shëndetësia, arsimi, siguria, mbrojtja. Ndërsa synohet të realizohet rritja e pagës mesatare të administratës publike nga 530 Euro në 900 Euro. Kjo është parashikuar në strategjinë afatmesme buxhetore 2024 -2026 publikuar në Fletore Zyrtare. Kështu për vitin 2024, parashikohen të përfitojnë nga rishikimi i politikës së rritjes së pagave mjekët, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda dhe punonjësit e burgjeve. Parashikohen të përfitojnë nga rishikimi i politikës së rritjes së pagave -Rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor, ku përgjatë dy viteve do të realizohet…

Read More

OSSH vijon të njoftojë raste për abuzime dhe vjedhje të energjisë elektrike. Pas evidentimit të rastit të një pallati në Shëngjin, i cili furnizohej i gjithi me energji në mënyrë të paligjshme, sot Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se ka zbuluar tre objekte në Tiranë që abuzonin me energjinë elektrike dhe furnizoheshin me linjë të paligjshme. Konkretisht, në 24 orët e fundit janë goditur dy objekte në zonën e Qesarakës që ushtronin aktivitet privat. Ndërkohë, një pronar i një vile 3 katëshe në Unazën e Re, duke qenë debitor, ka ndërruar matësin, për të shpëtuar nga detyrimet, por është…

Read More

Zhvlerësimi i euros vijon të dëmtojë aktivitetin e eksportuesve dhe sipas tyre rënia e monedhës po ndikohet nga prurja e parave kriminale në ekonominë shqiptare. Shoqatat e eksportit në një letër drejtuar institucioneve ndërkombëtare financiare si FMN, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (ERBD), Bankës Botërore, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bankës së Shqipërisë kërkojnë marrjen e masave, pasi efektet nga zhvlerësimi i euros do të ndihen ndër vite. “Do ta vlerësonim pozitivisht, nëse forcimi i monedhës kombëtare do të vinte nga forcimi i ekonomisë sonë për shkak të rritjes së produktivitetit, rritjes së konkurrencës, rritjes së investimeve të…

Read More

Bregdeti do të vijojë të jetë kantier ndërtimi me së paku 20 leje të reja lejeve të ndërtimit ose zhvillimit për projekte resortesh por edhe kullash. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e parë për ndërtimin e pallateve në projektin e portit të Durrësit. Bëhet fjalë për lejen për godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” si lejen për “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë. Ndërtimi do të…

Read More

Nga Dorinela NDREJAJ Urgjenca mjekësore e ditëve të fundit e aktorit Genci Fuga, më bëri të reflektoja sërish mbi një pyetje që bluaja në kokë prej kohësh: A është sigurimi privat i shëndetit një shpenzim luksi për ne apo një domosdoshmëri në ditët e sotshme? Sistemi i sigurimeve shëndetësore ka për qëllim mbrojtjen e popullatës nga fenomenet e përkeqësimit të shëndetit, me anë të krijimit të fondeve financiare dhe duke u bazuar në parimin e solidaritetit për të ofruar shërbim shëndetësor për të gjithë popullatën. E drejta për sigurime të këtij karakteri bën pjesë në të drejtat themelore të njeriut…

Read More

Pas rritjes me 2.7 % në tremujorin e parë, të dhënat indirekte të disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit, madje me norma më të larta se ato të tremujorit paraardhës. Banka e Shqipërisë vëren se, trendi në rritje i ekonomisë, gjatë dy viteve të fundit, është udhëhequr nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve private, si dhe nga rritja e eksportit të shërbimeve, e në veçanti të ardhurave nga turizmi. Por nga ana tjetër, rritja e importeve, rënia e eksportit të mallrave dhe konsolidimi fiskal kanë dhënë një ndikim frenues në…

Read More

Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka ardhur në forcim të vazhdueshëm gjatë vitit 2023. Në terma vjetorë, ky forcim regjistroi një vlerë mesatare prej 8.5% gjatë tremujorit të dytë dhe u përshpejtua më tej në muajin korrik, duke regjistruar vlerën 12.1%. Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko tha se, forcimi i kursit të këmbimit ka ardhur nga përmirësimet strukturore të ekonomisë shqiptare, shkëmbimeve ekonomike e financiare me jashtë, rritja e shpejtë e të ardhurave nga turizmi, nga reduktimi i vazhdueshëm i deficitit të llogarisë korrente, si dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja direkte. “Ne kemi një…

Read More

Ambasada e Gjermanisë njoftoi se, zëvendësambasadori dhe Referenti i Ekonomisë në Ambasadën gjermane, Thilo Schroeter, vizitoi të martën EMS Albanian Port Operator në portin e Durrësit, për të krijuar një ide mbi situatën e kompanisë. “Kushtet e drejta dhe ligjore për investitorët e huaj janë thelbësore për perspektivën e Shqipërisë si vend për të bërë biznes dhe të ardhmen e saj si pjesë e tregut të brendshëm europian”, theksoi Ambasada e Gjermanisë në njoftim. Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë për shqyrtim ankimimin e kompanisë gjermane EMS, lidhur me vendimin e qeverisë për koncesionin e portit…

Read More

Një pallat i tërë i lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin e furnizimit me energji elektrike është zbuluar në Shëngjin. Sipas OSSH, i gjithë pallati shumëkatësh vidhte energjinë elektrike, ndërsa aktualisht është proceduar subjekti, si dhe është ndërprerë energjia elekrike. Njoftimi i OSHEE: Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Shëngjinit. Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të…

Read More

Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit në sektorin e tregtisë (TBT) u rrit me 1.6 % në muajin korrik të këtij viti, duke arritur nivelin 15.6 % mbi mesataren historike. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, trendi pozitiv i këtij sektori pasqyron rritje të dy balancat formuese të këtij treguesi, ecuria aktuale e biznesit dhe pritjet për nivelin e punësimit. Sipas BSH-së, rritje shënuan edhe balanca të tjera të vrojtimit si gjendja financiare dhe shitjet për muajin në analizë. Në vrojtimin e publikuar nga Banka e Shqipërisë, mbi Treguesin e Ndjesisë Ekonomike, (TNE) vihet re rënia e TNE-së gjatë…

Read More