Author: gazetar_1

Qeveria shqiptare vijon të përjetojë një situatë të mirë financiare, qoftë sa i përket të ardhurave buxhetore, por edhe lehtësimit të fortë të parametrave të borxhit publik si pasojë e nënçmimit të pazakontë të monedhës së përbashkët europiane në raport me lekun. Megjithëse në realitet borxhi publik ka vijuar të rritet përgjatë këtij viti, duke kaluar pragun e 1.4 trilionë lekëve, vlera në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto rezulton 64.7% në mesin e këtij vit, me rënie prej plot 10% krahasuar me vitet 2020-2021. Llogaritjet vijnë përmes të dhënave të sapopublikuara nga Ministria e Financave. Huaja shtetërore rezulton në…

Read More

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat bankare në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë janë në rënie për të gjitha rrethet. Rezulton se Lezha është rrethi/qyteti me rënien më të madhe të depozitave, me 2.3% gjatë tremujorit të dytë të vitit, ndjekur nga Vlora, me 1.8%, dhe më pas Durrësi me 1.4% rënie. Kjo rënie vjen kryesisht si pasojë e zhvlerësimit të euros dhe monedhave të tjera, duke qenë se për arsye statistikore depozitat shprehen në Lekë nga Banka e Shqipërisë. Ajo që bie në sy nga shifrat është analiza…

Read More

Logoja me shenjën “X” mbi ndërtesën e qendrës së përgjithshme të Twitter-it në San Francisco të SHBA-së u hoq me ankesën e banorëve të zonës. Elon Musk, pronari i kompanisë së medias sociale Twitter, ndryshoi logon e Twitter me “X” në qendrën e përgjithshme. Zyra e Inspektimit të Strukturave në San Francisco njoftoi se nga banorët e zonës kanë marrë 24 ankesa lidhur me ndryshimin e logos pa leje. Zyrtarët kanë bërë të ditur se popullata është ankuar se logoja “X” nuk është e besueshme dhe për shkak të dritës që ajo përhap përreth. Shenja “X” e vendosur në vend…

Read More

Stoku i detyrimeve të prapambetura nga njësitë e pushtetit vendor shënoi rritje gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, pas më shumë se 7 vitesh që kishte tendencë rënëse. Sipas raportit të Financave Vendore, të publikuar nga CoPlan, që prej vitit 2015, stoku i detyrimeve të prapambetura ka ndjekur prirje rënëse, por në janar – mars 2023, që përkon me periudhën parazgjedhore, shënoi një nivel prej rreth 5.9 miliardë lekë apo 36 milionë lekë më i lartë se niveli i shënuar në fund të vitit 2022. Niveli më i lartë i stokut të detyrimeve të prapambetura u regjistrua në bashkinë…

Read More

Qershori ka shënuar më pak ankesa përsa i përket Prokurimeve Publike, duke regjistruar vetëm 62 ankesa. Por duke përmbyllur gjashtë mujorin, në total janë paraqitur 388 ankesa dhe numri më i lartë i ankesave adresohet për procedurat e prokurimit publik. Sipas buletinit mujor të Komisionit të Prokurimeve Publike, në muajin qershor., ankesat janë adresuar 61 për procedura të Prokurimit Publik dhe vetëm një ankesë për Procedurë Ankandi. Sipas fazës së së procesit për të cilën është paraqitur ankimi, 31 shkojnë për Dokumentet e Tenderit dhe po njësoj 31 ankesa shkojnë për vlerësim ofertash. Referuar buletinit për muajin qershor, qarku që…

Read More

Dështimi i procesit të mbledhjes së kredive shtetërore të viteve 90’, si dhe shfaqja e problemeve të ngjashme me garancitë që ju dhanë bizneseve gjatë periudhës së pandemisë e detyroi Qeverinë të shfuqizojë ligjin “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive” dhe zëvendësimin e tij me një të ri. Ka hyrë tashmë në fuqi Ligji “Për Menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera”, i votuar nga Kuvendi në seancën e fundit plenare përpara sezonit të pushimeve. Ligji i ri u nxit edhe nga emetimi i dy skemave të garancive shtetërore në përfitim të biznesit, në situatën e Covid-19, në kushtet…

Read More

Shoqëria Albsig ka rritur ndjeshëm peshën e saj në tregun e sigurimeve, duke zotëruar në 6-mujorin e parë të vitit 2023, 20.66% të totalit të tregut të Jo-Jetës, sa i përket primeve të shkruara bruto. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezultonte që kjo shoqëri të kishte 18.42% të totalit të primeve të tregut. Me mbi 2 milionë euro prime të shkruara bruto në 6 muajt e parë të vitit, Albsig rezulton të jetë shoqëria me rritjen më të fortë, prej rreth 26%. Krahasuar me vitin 2021, zgjerimi i shoqërisë rezulton të jetë edhe më i ndjeshëm,…

Read More

Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët. Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor me 15 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në raportin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentin. Të dhënat nga bilanci tregojnë se humbjet UKD-së u dyfishuan gjatë vitit të kaluar duke arritur në mbi 1 miliardë lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 535 milionë lekë (5 mln euro) që ishin në vitin 2021, sipas të…

Read More

Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 janë 300 dhe do të ndahen mes mjekëve, punonjësve të Policisë së Shtetit dhe ushtarakëve të Forcave të Armatosura. Në Fletoren Zyrtare është publikuar sot vendimi i qeverisë për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në adminisrtatën publike. Sipas këtij vendimi, nga kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 përfitojnë 100 mjekë të sistemit shëndetësor publik; 100 punonjës të Policisë së Shtetit; 100 ushtarakë të Forcave të Armatosura. Përfituesit zgjidhen në…

Read More

Yield-et e bonove 12-mujore kanë frenuar sërish në ankandin e kësaj jave, duke pësuar rënie në nivelin 3.13%, nga 3.14% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Yield-i i bonove 12-mujore ngelet kështu pranë niveleve më të ulëta prej një viti dhe shumë afër normës bazë të interesit. Yield-i mesatar i bonove 12-mujore ndoqi një tendencë të vazhdueshme në rënie në pjesën e parë të këtij viti, duke zbritur deri në nivelin 3.09% në fund të muajit qershor. Në ankandin e dytë të korrikut, yield-et dhanë sinjale të lehta rritjeje, por tashmë në ankandin e fundit, të zhvilluar në muajin…

Read More