Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

6-mujori 2023/ Albsig rrit peshën në tregun e sigurimeve, zgjeron sigurimet vullnetare

09:37 - Gusht 2, 2023 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shoqëria Albsig ka rritur ndjeshëm peshën e saj në tregun e sigurimeve, duke zotëruar në 6-mujorin e parë të vitit 2023, 20.66% të totalit të tregut të Jo-Jetës, sa i përket primeve të shkruara bruto. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezultonte që kjo shoqëri të kishte 18.42% të totalit të primeve të tregut. Me mbi 2 milionë euro prime të shkruara bruto në 6 muajt e parë të vitit, Albsig rezulton të jetë shoqëria me rritjen më të fortë, prej rreth 26%. Krahasuar me vitin 2021, zgjerimi i shoqërisë rezulton të jetë edhe më i ndjeshëm, pasi në atë periudhë, Albsig zotëronte 17.63% të primeve të shkruara bruto të gjithë tregut të Jo-Jetës.

Ky zgjerim i Albsig, e cila prej vitesh qëndron në vend të dytë si kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ka bërë që ajo të ngushtojë ndjeshëm diferencën me Sigalin e vendit të parë. Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së konsiderueshme të kompanisë së zotëruar nga Kastrati Group në linjat e sigurimeve vullnetare, të cilat zënë 61% të portofolit të primeve për këtë shoqëri, duke e renditur atë në vend të parë në tregun e Jo-Jetës për këto kategori sigurimi. Albsig kryeson në prime në produktet Kasko, përgjegjësi civile, përgjegjësi në ndërtim, si edhe sigurimin e garancive, ndërsa vijon të ketë rritje konstante në sigurimin e pronës.

Gjithashtu, sa i përket sigurimeve të detyrueshme, ato që zënë edhe pjesën kryesore të tregut të sigurimeve, shoqëria për janar-qershorin 2023, në sigurimet motorike ka shënuar rritjen më të madhe në nivel tregu, me 10.67%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për 6-mujorin e parë të këtij viti, në sigurimet motorike, shoqëria ka siguruar mbi 1 milionë euro prime.

Paralelisht me rritjen dhe zgjerimin e Albsig sa i përket primeve të shkruara bruto, shkojnë edhe dëmet e paguara për 6-mujorin, që rezultojnë në rreth 437 milionë lekë, me një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për janar-qershor 2023, shoqëria ka trajtuar dhe paguar afron 6 mijë praktika dëmesh. Po ashtu Albsig, vijon të jetë shoqëria me numrin më të ulët të dëmeve pezull, vetëm 258, duke ulur gjithashtu edhe stokun e dëmeve pezull në vlerë në vetëm 224 milionë lekë. Edhe referuar Fondit të Kompensimit, te kategoria e dëmeve që paguhen përmes siguruesit të drejtpërdrejtë, si një risi e ligjit të sigurimeve që hyri në fuqi në korrik 2021, Albsig rezulton të ketë vlerën më të ulët të dëmeve pezull. /ekofin.al   

      

Ekofin Media
Ekofin Media
albsig kastrati group primet sigurime
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

gazetar_113:06 - Korrik 22, 20260

Moti i keq që përfshiu disa zona të vendit gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar…

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:06 - Korrik 22, 2026

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

Bilanci i stuhive, dhjetra familje pa energji, 21 fidera jashtë pune dhe dëme në Portin e Durrësit

13:06 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter