Author: gazetar_1
Investimet në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Fushë-Prezë, Tiranë, kanë modernizuar ambientet duke ofruar kushte më të mira dhe shërbime më cilësore për qytetarët. Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, inspektuan sot nga efër ecurinë e punës në DRSHTRR Tiranë, ku pavarësisht fluksit të shtuar të punës, qytetarët marrin një shërbim cilësor e pa radhë të gjata pritjeje. Gonxhja tha se, aktualisht këtu kryhet një volum i madh shërbimesh, që zë rreth 35 % të volumit në shkallë vendi, që arrin deri në 1 milionë…
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, industria bankare është likuide dhe e mirëkapitalizuar, për të vijuar mbështetjen e rritjes ekonomike të vendit edhe në të ardhmen. Në raportin e Këshillit Mbikëqyrës, BSH-ja thekson se, një nga përgjegjësitë kryesore të saj është të garantojë furnizimin e ekonomisë me para të gatshme dhe sistemi bankar në vend, rezulton me tregues të mirë të likuiditetit, kapitalit, portofolit të kredive, për t’iu përgjigjur kërkesave të ekonomisë në këtë drejtim. Plotësimi i kërkesës së tregut për para fizike është mbështetur nëpërmjet sigurimit dhe planifikimit të stokut të mjaftueshëm të parasë në Bankën e Shqipërisë,…
“Ekonomia Shqiptare sot është e pabalancuar, prodhon vlerë të shtuar dhe dështon ta shpërndajë atë tek qytetarët; dështon të investojë në të ardhmen; dështon në rritjen e të ardhurave të familjeve shqiptare; dështon të jetë ekonomia e shumicës”, u shprehu sot deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se, “raporti i Bankës Botërore ka nxjerrë në pah faktin e trishtueshëm që shkalla e varfërisë është ende e lartë në Shqipëri. 30% e shqiptarëve poshtë 5.5 dollarëve/ditë nuk është thjesht një numër, por pasqyron realitetin e shumë familjeve që përballen me varfërinë”. “Shkalla e…
Tirana gjithnjë e më shumë po kthehet në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj, të cilët në këto ditë vere vijojnë të mbushin rrugët dhe muzeumet dhe monumentet e kultit. Turistët i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshit “Skënderbej” tek “Piramida”, në Bunk Art, Xhaminë e Et’hem Beut, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare. Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Evropës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Evropa,…
Inflacioni në Turqi u rrit sërish në korrik në 47,83% nga viti në vit pas tetë muajsh ngadalësimi, treguan sot të dhënat zyrtare. Gjatë një muaji, ai përfaqëson një rritje të ndjeshme prej shtatë pikësh në një muaj. Inflacioni i çmimeve të konsumit arriti në 38,2% nga viti në vit në qershor, niveli më i ulët në tetëmbëdhjetë muaj, pasi arriti kulmin në 85,5% në tetor. Megjithatë, kjo rritje ishte parashikuar nga Banka Qendrore, e cila e njoftoi javën e kaluar, gjatë një konference për shtyp më 27 korrik nga guvernatoren e saj të re, Hafize Gaye Erkan. ”Sipas parashikimeve…
Taksimi mbi pasurinë e paluajtshme të individëve që vilet nga bashkitë do të ndryshojë tërësisht. Qeveria ka publikuar për konsultim draftligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” duke parashikuar konceptin e ri për këtë taksë që synon të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Taksa e pasurisë është takse vendore, vjetore. Në nenin 4 të projektligjit nënvizohet se taksa e pasurisë llogaritet si shumëzim i vlerës se taksueshme te pasurisë se paluajtshme me shkallen e zbatueshme ke taksës. Te ardhurat e mbledhura nga taksa e pasurisë derdhen për llogari te Bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet pasuria e paluajtshme që përdoren nga Bashkia në përputhje me legjislacionin në fuqi për financat e vetëqeverisjes vendore. Pronat do të ndahen në kategori dhe vlerë dhe një metodologji e miratua me vendim të Këshillit të Ministrave do të japë detaje për secilën prej tyre. Taksimi do të bëhet jo vetëm…
Hudhra është një bimë që i ngjason preshit apo qepës. Ajo njihet për aromën karakteristike dhe për faktin që shtohet në gatime për t’i dhënë atyre një shije unike. Ndërsa në mjekësinë bimore ajo njihet për përmbajtjen e lartë të alicinës, substancë që lufton bakteret dhe ndihmon çrregullimet e sistemit tretës. Por për vlerat që njihet më shumë në mjekësinë alternative, lidhen me faktin që konsumimi i saj arrin të ulë nivelet e kolesterolit. Si e bën magjinë e saj hudhra? Në studime ku bazohet dhe AgroWeb.org, u vu re se personat që konsumonin hudhër me dietën e tyre, kishin…
Shkencëtarët në City of Hope, një nga organizatat më të mëdha të kërkimit dhe trajtimit të kancerit në SHBA, kanë zhvilluar kemioterapinë që mund të vrasë të gjithë tumoret e ngurta të kancerit. Studiuesit, në botimin e tyre në revistën Cell Chemical Biology, shpjegojnë se si ata morën një proteinë, antigjen bërthamor qelizor shumëzues (PCNA), që dikur konsiderohej shumë i vështirë për terapinë e synuar dhe zhvilluan në kërkimin paraklinik një kemioterapi që duket se vret të gjitha vëllimet e ngurta tumorale. Molekula e vogël kërkimore e zhvilluar shkaktoi vdekjen e qelizave kancerogjene, por nuk e ndërpreu ciklin riprodhues të…
Shoqata Shqiptare e Bankave ka publikuar shifrat e ecurisë së sektorit bankar në 3-mujorin e dytë, ku konstatohet se fitimet e bankave tregtare kanë vijuar të rriten. Rezulton se fitimi progresiv neto në fund të gjashtëmujorit arriti në 13.6 miliardë lekë, në rritje me 5.7 miliardë lekë të tjera krahasuar me fundin e tremujorit të parë. Në vlerë absolute, fitimi i sektorit bankar ka prekur një rekord të ri historik për 6-mujorin e parë të vitit, me një rritje të lehtë prej 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga 11 banka që operojnë në tregun…
Tregu i valutave nuk po gjen qetësi, me lëvizje herë në drejtim të forcimit të lekut, e here në drejtim të zhvlerësimit të tij. Ditën e sotme vihet re një trend rritës i vlerës së valutave kryesore. Kështu dollari amerikan blihet sot me 93.2 lekë dhe shitet me 96 lekë duke regjistruar një rritje të kuotës nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal duke vijuar paqëndrueshmërinë e tij edhe këtë të enjte. Monedha europiane gjithashtu duket se ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 103 lekë dhe është shitur me 105 lekë. Franga zvicerane sakaq…
