Author: gazetar_1
Ajo që dihet mirë është se ekziston një lidhje midis përdorimit të kanabisit dhe depresioneve tek të rinjtë. Por cili është shkaku dhe efekti? Shkakton kanabisi depresionet apo depresionet bëjnë që të përdoret kanabisi? Në të gjithë botën është duke ndryshuar mënyra si trajtohet kanabisi. Përdorimi i tij në fushën e mjekësisë është duke u studiuar gjithnjë e më shumë duke diskutuar madje legalizimin. Tetë vende mes të cilave Kanadaja, Uruguaji, Meksika dhe Tailanda si dhe 22 shtete në SHBA e kanë legalizuar tashmë përdorimin privat të kanabisit në kohën e lirë. Rreth 50 vende kanë vendosur ta lejojnë kanabisin…
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit që u fokusua në monitorimin shërbimit mjekësor anti tumoral gjatë vitit 2022 gjeti defekte të mëdha në mënyrën se si spitalet publike e trajtojnë sëmundjen. Ndër të tjera KLSH vuri në dukje se mjekët onkologë të njësisë së radioterapisë, referojnë se jo të gjithë pacientet trajtohen edhe me Brakiterapi, por shumica e rasteve gati 200 pacienteve në vit duhet të trajtohen nëpërmjet kësaj pajisje me radioterapi. Trajtimi me Brakiterapi (Kyriterapi) nuk ka qenë funksional, për periudhën në auditim, për shkak të mungesës së burimit radioaktiv iridium. Kjo pajisje nuk është bërë ende…
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën shtatëmujore të vitit 2023, arritën në rreth 326.5 miliardë lekë, me një realizim në masën 91 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë ka rezultuar 4.6 % më i lartë ose rreth 14.2 miliardë lekë më shumë. Referuar raportit të publikuar nga Ministria e Fincancave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskal paraprak, në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 7-mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 46.8 % të planit vjetor. Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 97…
Një plan i BE-së për të krijuar lidhje më të ngushta me tre vende të vogla që ndodhen brenda kufijve të saj rrezikon të shkaktojë dëme të konsiderueshme financiare për konsumatorët e Evropës, paralajmëruan vetë mbikëqyrësit e bllokut. Në një ndërhyrje dramatike që kërcënon të prishë bisedimet tregtare me Andorrën, Monakon dhe San Marinon vetëm disa muaj përpara se të përfundonin, rregullatorët kryesorë të financave të Evropës thanë se një marrëdhënie më e thellë me treshen mund të hapë derën e pasme për paratë e paligjshme dhe ta bëjë më të lehtë për firmat financiare grabitqare për të synuar njerëzit…
Një vit më parë, politikanët evropianë ishin në një gjendje paniku duke parë çmimet me shumicë të gazit duke thyer rekorde të të gjitha kohërave. Numrat dukej se ishin nën kontrollin e një force të papërmbajtshme: gushti 2022 filloi me Lehtën e Transferimit të Titujve (TTF), qendra kryesore e Evropës, që tregtonte gazin me 145 euro për megavat-orë (MWh), një nivel alarmant. Dy javë më vonë, TTF kapërceu barrierën prej 200 MWh për herë të parë ndonjëherë. Deri më 26 gusht, TTF bëri të pamendueshmen: arriti në 300 € MWh. Papritur, perspektiva e qytetarëve evropianë, të mësuar me dekada të…
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie te lehtë të kuotës duke u blerë me 100.2 lekë dhe duke u shitur me 102 lekë. Monedha europiane gjithashtu ka parë sot një rënie të vlerës teksa është blerë me 108.7 lekë dhe është shitur me 110.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Franga zvicerane po ashtu ka parë një rënie të lehtë teksa është blerë sot me 113.2 lekë dhe është shitur me 115 lekë. Paundi britanik sakaq vijon të rikuperojë pikë në vlera të konsiderueshme teksa blihet sot me 126 lekë dhe shitet me 127.9 lekë referuar tregut të brendshëm…
Në fundjavën e fundit të gushtit tragetet që nisen nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës, po transportojnë një numër në rritje të udhëtarëve vendas dhe të huaj. Përfundimi i pushimeve verore i ka drejtuar në dy qytetet-port të Italisë shumicën e qytetarëve, që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës, si dhe turistët e huaj që kanë vizituar vendin tonë. Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur për ATSH-në se “në datat 24-27 gusht kanë dalë nga vendi ynë 33 587 pasagjerë, 8 287 automjete dhe 419 kamionë/trajlera”. Sipas APD-së, në Portin e Durrësit kanë hyrë 4,413 pasagjerë, 1,127 automjete dhe…
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2023, u ul me 3.5 % duke arritur vlerën 1.479 GWh nga 1.533 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2022. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në rënien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët jo familjarë, ku u vu re një ulje e konsumit të energjisë elektrike me 7.3 %, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët familjarë është rritur me 1.2 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 37.8 % duke arritur…
Një analizë e Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, i kryer mbi 34 mijë listime për qiradhënie për periudhën janar 2017 – dhjetor 2022, tregon se çfarë ka ndodhur veçanërisht në kryeqytet dhe bregdet me tregun e qirave. Sipas sondazhit, për vitin 2022, niveli mesatar i çmimeve për metër katror të qirasë mujore në Tiranë ishte 653 lekë, në bregdet ishte 435 lekë, ndërsa në zonat qendrore ishte 416 lekë. Krahasuar me vitin 2021, rritja vjetore e çmimeve të qirave rezultoi: për Tiranën 13.4%, për bregdetin 24.1%, ndërsa për zonat qendrore 17.3%. Pas tërmeteve të vitit 2019, çmimet e…
Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat financiare, remitencat dhe tregtia e mallrave për muajin korrik të këtij viti për institucionet tjera financiare, të cilat thuhet se kanë shënuar rritje. Sipas njoftimit të BQK-së, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiarë kanë arritur vlerën 455.4 milionë euro me rritje prej 8.1 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. “Bruto kreditë e ndërmjetëseve të tjerë financiar shënuan vlerën për rreth 328.6 milion euro në korrik 2023, rritje për 7 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga rritja e kredive të aktivitetit të sektorit financiar. Kreditë ndaj ekonomive familjare…
