Author: gazetar_1
Shqipëria në korrik ka arritur të ketë rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në trafikun ajror. Rritja është certifikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve që ka vendosur Shqipërinë në vendin e parë me rritjen më të madhe +116%, e ndjekur nga Armenia, me një rritje +70% në krahasim e me vitin 2019. Kryeministri Edi Rama, duke postuar në rrjetet sociale klasifikimin e përpiluar na Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, e cilëson këtë një lajm fantastik. “Lajm fantastik! Tabela e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve të korrikut tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt…
Pas lehtësimit të procedurës së përfitimit të lejes së drejtimit të kategorisë D, pa kaluar në C, nështë rritur numri i aplikimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Sipas DPSHTRR-së, numërohen 3,974 leje drejtimi të lëshuara nga qershori i vitit 2022 deri në fund të muajit korrik të këtij viti. Lehtësimi i kësaj procedure i ka kursyer qytetarëve mbi 312 milionë lekë përgjatë periudhës qershor 2022-korrik 2023, nga ku 34.5 milionë lekë nga tarifat e çdo regjistrimi (rreth 8 700 lekë kosto për çdo qytetar) 278 milionë lekë nga kostot e kursit (70 000 lekë kosto e…
Shoqatat e eksportuesve i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë marrjen e masave për të zbutur pasojat e rënda që po përjetojnë kompanitë prodhuese për eksport nga mbiçmimi i lartë i monedhës kombëtare. Pas shqetësimit tonë të ngritur prej disa vitesh radhazi dhe që kohët e fundit kemi arritur në kufijtë e mbijetesës, ne u organizuam së bashku me disa ekspertë të ekonomisë për t’ju paraqitur disa gjetje dhe rekomandime. Vlerësojmë se së bashku me shoqatat e eksportuesve, duhet të krijohet një grup nderinstitucional për të identifikuar dhe për të zbatuar politika adekuate monetare e fiskale dhe…
Dollari amerikan ka regjistruar sot një rënie të lehtë të kuotës duke u blerë me 99 lekë dhe duke u shitur me 100.5 lekë. Monedha europiane ka parë një rënie të lehtë duke u blerë me 107.8 lekë dhe është shitur me 108.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Franga zvicerane po ashtu ka parë një rënie të lehtë teksa është blerë sot me 111.8 lekë dhe është shitur me 113.2 lekë. Paundi britanik ka qëndruar statik teksa blihet sot me 125 lekë dhe shitet me 126.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Rritja e prodhimit vendas të vajit të ullirit, është shoqëruar edhe me rritjen e interesit të konsumatorëve për produktin vendas, çka ka sjellë uljen e ndjeshme të importet për këtë produkt. Sipas statistikave nga dogana, në 8 mujorin 2023, importi i vajit të ullirit ka pësuar një rënie të fortë në sasi dhe në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu gjatë periudhës janar-gusht 2023 janë importuar vetëm 22.5 ton vaj ulliri me vlerë 18 milionë lekë, kundrejt 184 tonë vaj ulliri me vlerë 104 milionë lekë, që u importuan gjatë janar-gusht 2022. Blerja e…
Gjatë shtatëmujorit të parë të vitit u rrit sasia e karburantit të importuar në vend. Referuar të dhënave të publikuara nga Dogana, rritja e kërkesës së brendshme ka sjellë rritjen e zhdoganimeve të karburanteve. Sipas DPD, zhdoganimi në sasi i karburantit në 7-mujorin e këtij viti ka tejkaluar me rreth 32 000 tonë shtatëmujorin e vitit 2022. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se sasia e karburantit e zhdoganuar për periudhën janar-korrik të këtij viti, arriti 343 248 tonë nga 311 328 tonë të zhdoganuara në shtatëmujorin e 2022-shit. Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në…
Në një kohë që Shqipëria është `dyndur` nga turistë të huaj këtë vit, si asnjëherë më parë, ka dhe nga ato shtete që e kanë `shpërfillur` tërësisht. Më saktësisht, gjatë periudhës Janar-Korrik të këtij viti rezulton të jenë 7 vende në të gjithë botën nga të cilat nuk është regjistruar asnjë hyrje në vendin tonë. Më saktësisht ato janë: Belize, Eritrea, Greenland, Santa Lucia, Lesotho, Mayotte dhe British Indian Ocean Territory. Gjithsesi, këto janë 7 lokalitetet e vetme nga të cilat Instat nuk raporton asnjë hyrje të shtetasve të huaj në vendin tonë sa i përket 7 muajve të parë…
Shtohen më tej fluturimet direkte nga Rinasi në drejtim të qyteteve kryesore evropiane. Së fundmi, linja ajrore nordike airBaltic njoftoi zyrtarisht se do të ofrojë 11 fluturime të reja nga Letonia, Lituania dhe Estonia drejt Ballkanit. Duke filluar nga data 2 maj 2024, airBaltic do të ofrojë fluturime direkte Tiranë – Riga, ndërkohë që linja direkte Prishtinë – Riga do të nisë nga data 4 maj 2024. AirBaltic nisi këtë vit fluturime direkte nga vendet baltike drejt Dubrovnikut, Splitit, Selanikut, Korfuzit, Beogradit e Tivarit. Tashmë, për sezonin e ardhshëm veror parashikohet të happen edhe 11 linja të reja, ku përveç…
Qeveria federale konservatore dhe e gjelbër e Austrisë po vendos kufizime të çmimeve për një pjesë të madhe të qirave, si pjesë e luftës kundër inflacionit. Gjatë tre viteve të ardhshme, qiratë do të rriten vetëm një herë në vit me një maksimum prej pesë përqind, tha kancelari Karl Nehammer në Vjenë. Sipas zëvendëskancelarit Werner Kogler, do të përfitojnë nga kjo 75 përqind e të gjitha qirave. Një zgjidhje përtej kësaj periudhe po hartohet aktualisht. Sipas të dhënave të qeverisë, pa ndërhyrje, disa sektorë të tregut të pasurive të paluajtshme në vitin 2024 i priste një rritje prej 15 për…
Yield-et e bonove 12-mujore shënuan qëndrueshmëri në ankandin e fundit të muajit gusht, teksa regjistrojnë nivelin më të ulët krahasuar me vitin e kaluar. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore rezultoi në nivelin 3.15%, nga 3.16% që ishte në ankandin e mëparshëm. Në ankandin e zhvilluar të martën, u shitën 7.2 miliardë lekë, ndaj ofertës në vlerë totale prej afërsisht 10 miliardë lekësh. “Në muajin qershor, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore preku nivelin minimal vjetor prej 3.09%, shumë afër normës bazë të interesit. Më tej, gjatë korrikut dhe gushtit, u…
