Author: gazetar_1

Posta Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarve të bëjnë kujdes! Kjo pasi në rrjetin social Facebook me emrin “Posta Shqiptare” është hapur një faqe e cila nuk i përket këtij institucioni por është një mashtrim.  Kjo adresë e rremë, duke përfituar nga reputacioni i Postës Shqiptare, mashtron qytetarët duke i shitur produkte që supozohet se janë me ulje. Personat pas kësaj faqeje, reklamojnë disa kuti të mbyllura kartoni me mbishkrimin “Posta Shqiptare”, duke deklaruar se janë pako të porosive që për arsye të ndryshme kanë mbetur në magazinat e postës pa shkuar në destinacion.   Njoftim me rëndësi! Posta Shqiptare…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Nju-Jork me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan. Kryeministri informoi se gjatë takimit u diskutua për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë. Rama ndodhet në Nju-Jork, SHBA, ku do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Delegacioni shqiptar në OKB kryesohet nga Presidenti i Republikës,…

Read More

Sektori i turizmit po përjeton një vit pozitiv nga rritja e numrit të vizitorëve të huaj dhe koha më e gjatë e qëndrimit në vendin tonë. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në muajin korrik, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 39,0%, në krahasim me korrik 2022. Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 45,3% dhe numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 35,2%. Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 48,2%, në krahasim me korrik 2022. Numri i net-qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 60,9 % dhe net-qëndrimet nga jorezidentët është rritur me 42,3%. Numri i vizitorëve…

Read More

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete priti në një takim zyrtar menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas. Sipas njoftimit nga MFE, Mete vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Botërore dhe falënderoi Salinas për mbështetjen e vazhdueshme që BB i ka dhënë dhe i jep vendit tonë në procesin e reformave drejt integrimit europian dhe zhvillimit ekonomik. Nga ana e tij, Salinas uroi Meten për detyrën e re si ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe shprehu gatishmërinë e Bankës Botërore për të vijuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Shqipërinë. Gjatë takimit u diskutua lidhur me rëndësinë e Procesit të…

Read More

Në muajin gusht të këtij viti eksportet e mallrave rezultojnë në vlerën 27 miliardë lekë, duke u ulur me 21,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, në rënien e eksporteve kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -14,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -3,8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me – 1,3 pikë përqindje, ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me +1,1 pikë përqindje. Thellimi i rënies në gusht, ka ndikuar edhe në rënien e këtij treguesi edhe për gjithë 8-mujorin. Sipas INSTAT, në këtë tetëmujor…

Read More

Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti të ardhurat nga pushteti vendor llogariten 17.2 miliardë lekë. Të ardhurat nga pushteti vendor përbëhen nga tre zëra kryesorë: të ardhurat nga taksa e pasurisë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksat lokale. Nga taksat lokale të ardhurat gjatë 7 muajve të vitit 2023 llogariten 13.4 miliardë lekë, nga 14.4 miliardë lekë që u mblodhën gjatë 7-mujorit të 2022-shit. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga taksa mbi pasurinë llogariten 3.7 miliardë lekë, nga 4.1 miliardë lekë që u mblodhën në 7-mujorin e 2022-shit. Nga…

Read More

Prodhimi i energjisë në hidrocentralet private dhe ato koncesionare shënoi rritje me 5.4 %, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 1.057 GWh nga 1.002 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më pare. Ndërkohë të dhënat e INSTAT tregojnë se prodhimi nga prodhuesit fotovoltaik është dyfishuar. Nga 13.629 MWh energji të prodhuar për 7-mujorin e vitit 2022, ato prodhuan 26.161 MWh energji gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti Sipas INSTAT, prodhimi neto vendas i…

Read More

Banka e Shqipërisë miratoi sot Deklaratën dhe Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë 2023. BSH vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. “Në tërësi, depozitat dhe kreditë u zgjeruan, por ritmet e rritjes ishin më të ulëta se në periudhat e mëparshme, duke reflektuar ndikimin e mbiçmimit të ndjeshëm të kursit të këmbimit të lekut. Në kushtet e nivelit më të lartë të normave të interesit, cilësia e kredisë pësoi një rënie të lehtë, por kreditë me probleme mbeten sërisht në nivelet më të ulëta historike”,…

Read More

Vera shqiptare është një tjetër produkt që po gjen çdo ditë e më shumë terren në tregjet e huaja, kjo si rrjedhojë e investimeve që kanë bërë fabrikat dhe kujdesit që po i kushtojnë cilësisë së prodhimit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, gjatë periudhës janar-korrik 2023, eksporti i verës, mushtit të rrushit dhe vermuthit është rritur me 4.8 herë në sasi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë këtij 7 mujori janë eksportuar 41.5 tonë sasi nga vetëm 8.6 tonë që u eksportuan një vit më parë. Për këtë periudhë të…

Read More

Çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme në 8-mujorin e këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi. Sipas të dhënave nga Bursa e Hungarisë, në periudhën janar – gusht çmimi mesatar arriti në rreth 112 euro/mWh, një vlerë ndjeshëm më e ulët se viti që shkoi, ku për të njëtën periudhë çmimi mesatar përlogaritet në 273 euro/mWh. Rënia e çmimeve reflektohet në ndikime pozitive për Korporatën Elektorenergjetike Shqiptare në rast të importeve të energjisë, duke shpenzuar për pak para’ për sigurimin e energjisë. Por, nga ana tjetër në kushtet kur…

Read More