Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026

Manifaktura ka nevojë për Evropën, por sot më shumë se kurrë Evropa ka nevojë për Manifakturën Shqiptare

08:13 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Banka e Shqipërisë: Sektori bankar me norma të larta likuiditeti

09:07 - Gusht 4, 2023 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, industria bankare është likuide dhe e mirëkapitalizuar, për të vijuar mbështetjen e rritjes ekonomike të vendit edhe në të ardhmen.

Në raportin e Këshillit Mbikëqyrës, BSH-ja thekson se, një nga përgjegjësitë kryesore të saj është të garantojë furnizimin e ekonomisë me para të gatshme dhe sistemi bankar në vend, rezulton me tregues të mirë të likuiditetit, kapitalit, portofolit të kredive, për t’iu përgjigjur kërkesave të ekonomisë në këtë drejtim.

Plotësimi i kërkesës së tregut për para fizike është mbështetur nëpërmjet sigurimit dhe planifikimit të stokut të mjaftueshëm të parasë në Bankën e Shqipërisë, e cila jep siguri jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen.

Normalizimi i qëndrimit të politikës monetare është transmetuar në tregjet financiare, duke sjellë një rritje të përgjithshme të normave të interesit të depozitave, të kredive dhe të letrave më vlerë të qeverisë.

“Gjithashtu në mbështetje të ekonomisë, kredia për sektorin privat ka vijuar të shënojë rritje, duke mbuluar kërkesat për fonde të biznesit dhe familjeve shqiptare, si dhe duke stimuluar zgjerimin e konsumit e të investimeve”, thekson BSH-ja.

Sipas statistikave të BSH-së, për muajin prill kredia e re për ekonominë shënoi vlerën 22.8 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, sektori bankar dha 139.6 miliardë lekë kredi, në rritje me 2.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kreditë me probleme zbritën në nivelin 5.2 % në fund të muajit maj dhe sektori bankar rriti fitimet në fund të gjashtëmujorit në 13.6 miliardë lekë, ose 5.7 miliardë lekë më shumë se në 2022.

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë bankat likuiditeti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

gazetar_209:30 - Korrik 24, 20260

Pothuajse një në katër ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Shqipëri nuk ka vendosur…

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:30 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:29 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026

Manifaktura ka nevojë për Evropën, por sot më shumë se kurrë Evropa ka nevojë për Manifakturën Shqiptare

08:13 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter