Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shëndetësia ka nevojë për ilaçe, pajisje e kushte, por investimet u realizuan vetëm 47.8% e buxhetit fillestar në 2025

06:04 - Korrik 2, 2026

Bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025, skema e re me pagesa mujore për fëmijët “në sirtar”

06:03 - Korrik 2, 2026

Strategjia për Diasporën kushton 19.3 milionë euro, por 25% e financimit mungon

05:58 - Korrik 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shëndetësia ka nevojë për ilaçe, pajisje e kushte, por investimet u realizuan vetëm 47.8% e buxhetit fillestar në 2025

06:04 - Korrik 2, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në një kohë kur sistemi shëndetësor vijon të përballet me mungesë kapacitetesh, nevoja për rikonstruksione, pajisje dhe përmirësim të shërbimeve, investimet publike me financim të brendshëm nuk arritën të realizohen sipas buxhetit fillestar të vitit 2025.

Sipas të dhënave të buxhetit faktik, realizimi i investimeve publike në shëndetësi për projektet me financim të brendshëm ishte 1.4 miliardë lekë, ose vetëm 47.8% e buxhetit fillestar. Pas ndryshimeve të bëra gjatë vitit me Aktin Normativ nr.11/2025, realizimi rezulton 80.1% e planit vjetor të ndryshuar.

Kjo do të thotë se gjatë vitit fondet për disa projekte me financim të brendshëm janë pakësuar, për shkak se ato nuk mund të realizoheshin. Pra, buxheti u përshtat me ecurinë e ngadaltë të projekteve, duke ulur pritshmëritë fillestare për investimet që do të kryheshin nga fondet e brendshme.

Ndryshe paraqitet situata për projektet me financim të huaj. Për këto projekte, realizimi arriti në 2.4 miliardë lekë, ose 228.3% e buxhetit fillestar dhe 114.6% e planit vjetor të ndryshuar me Aktin Normativ nr.11/2025. Kjo tregon se një pjesë e rëndësishme e investimeve në shëndetësi gjatë vitit 2025 është mbështetur nga financimi i huaj, ndërsa fondet e brendshme nuk ecën me të njëjtin ritëm.

Buxheti i shpenzimeve kapitale në shëndetësi pësoi disa ndryshime gjatë vitit. Nga njëra anë, u pakësuan fondet për projektet me financim të brendshëm që nuk mund të realizoheshin brenda vitit. Nga ana tjetër, pati një rritje të rëndësishme të fondeve me financim të huaj, përfshirë edhe rialokime mes projekteve.

Në total, gjatë vitit 2025 janë mbyllur 8 projekte investimi në vlerën 2.3 miliardë lekë. Mes tyre është rikonstruksioni i godinës së vjetër të Neonatologjisë dhe Obstetrikës dhe ndërtimi i dy godinave të reja në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, me vlerë kontrate 559.7 milionë lekë.

Po ashtu, është mbyllur projekti për rikonstruksionin e shtëpizave të mbështetura në Spitalin Psikiatrik Vlorë, me vlerë 252.6 milionë lekë.

Një pjesë e projekteve të mbyllura lidhen me projektin e Bankës Botërore “Përmirësimi i sistemit të shëndetësisë”. Në këtë kuadër janë përfunduar disa ndërhyrje në spitale. Spitali i Krujës, që përfshinte rikonstruksionin e plotë të ndërtesës, ndërtimin e strukturës dhe instalimin e një ashensori të ri për pacientët, kishte vlerë 371 milionë lekë.

Në Spitalin Rajonal Lezhë është mbyllur rikonstruksioni i plotë i ndërtesës, me vlerë 321 milionë lekë. Në QSUT, Spitali i Kardiokirurgjisë ka kaluar në rikonstruksion të plotë të ndërtesës, me vlerë 584.3 milionë lekë. Gjithashtu, në Spitalin e Psikiatrisë në QSUT është realizuar rikonstruksioni i plotë i ndërtesës së fëmijëve dhe shtesë kati për godinën e pranimit dhe alkologjisë, me vlerë 140.6 milionë lekë.

Në listën e projekteve të mbyllura përfshihet edhe furnizimi dhe vendosja e platformave automatike për gjenotipizimin e grupeve të gjakut për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Tiranë, me vlerë 25 milionë lekë, si dhe aparatura fibrogastroskopi komplet për shërbimin e patologjisë në Spitalin e Korçës, me vlerë 6.2 milionë lekë.

Të dhënat tregojnë se, pavarësisht përfundimit të disa projekteve të rëndësishme, investimet publike në shëndetësi gjatë vitit 2025 nuk patën ecuri të njëtrajtshme. Financimi i huaj rezultoi mbi planin fillestar dhe të ndryshuar, ndërsa investimet me fondet e buxhetit të shtetit mbetën ndjeshëm poshtë parashikimit fillestar. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
buxheti Investimi projektet shëndetësia spitalet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025, skema e re me pagesa mujore për fëmijët “në sirtar”

06:03 - Korrik 2, 2026

Strategjia për Diasporën kushton 19.3 milionë euro, por 25% e financimit mungon

05:58 - Korrik 2, 2026

Euronews: Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, SHBA kritikon mospërmbushjen e shpenzimeve 5% të PBB-së

23:00 - Korrik 1, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shëndetësia ka nevojë për ilaçe, pajisje e kushte, por investimet u realizuan vetëm 47.8% e buxhetit fillestar në 2025

gazetar_206:04 - Korrik 2, 20260

Në një kohë kur sistemi shëndetësor vijon të përballet me mungesë kapacitetesh, nevoja për rikonstruksione,…

Bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025, skema e re me pagesa mujore për fëmijët “në sirtar”

06:03 - Korrik 2, 2026

Strategjia për Diasporën kushton 19.3 milionë euro, por 25% e financimit mungon

05:58 - Korrik 2, 2026

Euronews: Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, SHBA kritikon mospërmbushjen e shpenzimeve 5% të PBB-së

23:00 - Korrik 1, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 2, 2026

Shëndetësia ka nevojë për ilaçe, pajisje e kushte, por investimet u realizuan vetëm 47.8% e buxhetit fillestar në 2025

06:03 - Korrik 2, 2026

Bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025, skema e re me pagesa mujore për fëmijët “në sirtar”

05:58 - Korrik 2, 2026

Strategjia për Diasporën kushton 19.3 milionë euro, por 25% e financimit mungon

Shëndetësia ka nevojë për ilaçe, pajisje e kushte, por investimet u realizuan vetëm 47.8% e buxhetit fillestar në 2025

06:04 - Korrik 2, 2026

Bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025, skema e re me pagesa mujore për fëmijët “në sirtar”

06:03 - Korrik 2, 2026

Strategjia për Diasporën kushton 19.3 milionë euro, por 25% e financimit mungon

05:58 - Korrik 2, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter