OSSH vijon të njoftojë raste për abuzime dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Pas evidentimit të rastit të një pallati në Shëngjin, i cili furnizohej i gjithi me energji në mënyrë të paligjshme, sot Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se ka zbuluar tre objekte në Tiranë që abuzonin me energjinë elektrike dhe furnizoheshin me linjë të paligjshme.
Konkretisht, në 24 orët e fundit janë goditur dy objekte në zonën e Qesarakës që ushtronin aktivitet privat. Ndërkohë, një pronar i një vile 3 katëshe në Unazën e Re, duke qenë debitor, ka ndërruar matësin, për të shpëtuar nga detyrimet, por është zbuluar.
Pronari dhe elektricisti privat janë denoncuar në polici, sikurse dhe dy objektet private në Qesarakë. /ekofin.al
