Ambasada e Gjermanisë njoftoi se, zëvendësambasadori dhe Referenti i Ekonomisë në Ambasadën gjermane, Thilo Schroeter, vizitoi të martën EMS Albanian Port Operator në portin e Durrësit, për të krijuar një ide mbi situatën e kompanisë.
“Kushtet e drejta dhe ligjore për investitorët e huaj janë thelbësore për perspektivën e Shqipërisë si vend për të bërë biznes dhe të ardhmen e saj si pjesë e tregut të brendshëm europian”, theksoi Ambasada e Gjermanisë në njoftim.
Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë për shqyrtim ankimimin e kompanisë gjermane EMS, lidhur me vendimin e qeverisë për koncesionin e portit të Durrësit.
Kompania gjermane EMS ka kontratë koncesionare me Portin e Durrësit dhe merrej me përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në këtë port.
