Java ka nisur me një rritje të vlerës së valutave kryesore kundrejt Lekut, ashtu sikundër edhe u mbyll. Dollari amerikan ka regjistruar edhe sot një rritje te lehtë të kuotës duke u blerë me 100.2 lekë dhe duke u shitur me 102.2 lekë.
Monedha europiane pas një jave relativisht pozitive si ajo e kaluara e ka nisur sot me një rritje të vlerës teksa është blerë me 108.8 lekë dhe është shitur me 110.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane gjithashtu ka parë një rritje të lehtë pas rritje konstante që shënoi gjatë kësaj jave teksa është blerë sot me 113.2 lekë dhe është shitur me 115.2 lekë.
Paundi britanik sakaq vijon të rikuperojë pikë në vlera të konsiderueshme duke ndjekur kurbën e Dollarit amerikan teksa blihet sot me 125.6 lekë dhe shitet me 127.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
