Interesi për instalimin e impianteve fotovoltaike për vetëprodhim apo qëllime tregtimi të energjisë mbeti i lartë edhe këtë vit.
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) informon se do të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “IDI 2005” shpk në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik “TEKSOEN 1”, me kapacitet të instaluar 2 MW, me vendndodhje në njësinë administrative Povelçë, në Fier.
Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike.
Deri në mes të korrikut licencat në prodhim nga fotovolatikët ishin 33 të dhëna në prodhim nga Enti Rregullator i Energjisë.
Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 37.8 % duke arritur vlerën 2.269 GWh nga 1.647 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2022.
Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52.3 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 46.5 % dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 1.2 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
