Kantieri i rrugës Ballaban (Këlcyrë) – Memaliaj-Berat në Lotin 3 po ecën me ritme të shpejta.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier i cili shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet Këlcyrës, Përmetit, Tepelenës, Memaliajt dhe Gjirokastrës me Beratin.
Rama theksoi se “ky është një investim i shumëpritur për të dyja qarqet, por sidomos për zonën e Ballabanit dhe fshatrat e Memaliajt ku fshihen thesare të pazbuluara akoma dhe ku kanë lindur filizat e parë të agroturizmit”.
“Ky projekt i Autoritetit Rrugor, që së shpejti do të jetë i realizuar do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet Këlcyrës, Përmetit, Tepelenës, Memaliajt dhe Gjirokastrës me Beratin, por edhe duke krijuar akses më të afërt me Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat””, tha Rama.
Kryeministri theksoi se “kur flasim për infrastrukturën në shërbim të turizmit, ky është një tjetër shembull i mirë në nxitje të ekonomisë lokale në këto zona që po kthehen në destinacione të padiskutueshme turistike”.

