Albert Halilaj do të jetë kryetari i Bashkisë së Kukësit për pak më shume se tre vjet.
Teksa në Kukës është mbyllur numërimi, rezulton se Halilaj ka fituar me më shumë se 5500 vota përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Më saktësisht, Albert Halilaj (PS) ka korrur 13025 vota ndërsa kandidati Emri Vata (BF) ka marrë 7431 vota.
Zgjedhjet e parakohshme në Kukës u zhvilluan për shkak të një skandali seksual të kryetarit të saporizgjedhur, Safet Gjici.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 majit 2023 Safet Gjici (PS) fitoi me 11632 vota perballë kandidatit Admir Sinamati (BF) 9592.
