Njollat e bardha në lëkurë ndryshe quhen Vitiligo. Ky problem shëndetësor shfaqet në çdo pjesë të trupit. Shkak i shfaqjes së njollave në lëkurë është mos funksionimi i duhur i melaninës. Sipas të dhënave, qelizat e lëkurës nuk arrijnë të prodhojnë melaninën dhe si pasojë në atë zonë shfaqet një zonë më e bardhë se pigmenti tjetër i lëkurës. Gjithashtu konsiderohet si një sëmundje e imunitetit, ku trupi formon anti-trupa që luftojnë vet qelizat e lëkurës që prodhojnë melaninën.
Shkak tjetër i njollave të bardha është mungesa e vitaminës B12, gjë që shkakton aneminë dhe ndjeshmërinë ndaj rrezeve të diellit.
Nëse ju merrni sasinë e duhur të vitaminave B, atëherë ju eliminoni probleme si mos-tretja, si dhe reduktoni njollat e bardha në lëkurë. Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë të shumta, dhe mund të përfshihen lehtësisht në dietën tuaj. Vezët, frutat e thata, bizelet, brokoli etj janë disa nga ushqimet me përqindjen më të lartë të vitaminave B.
Stresi është një armik i organizmit, nëse ju e ulni nivelin e tij, trupi juaj do të fillojë të funksionoj në mënyrën e duhur. Ushqimet e pasura me Omega-3 ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit, duke ulur përhapjen e njollave të bardha.Një arsye tjetër e shfaqjes së njollave të bardha është tretja e keqe.
Duke stabilizuar aciditetin e stomakun përmes ushqimeve si spinaqi, ullinjtë e zinj, limoni, ju arrini të normalizoni tretjen e di pasojë shfaqjen e njollave të b Fiqtë dhe arrat janë ushqimet kryesore në zhdukjen e njollave të bardha. Një kurë tjetër natyrore për të eliminuar njollat e bardha, është lëngu i kastravecit me xhinxher. Nëse ju e konsumoni për tre javë, do të shikoni menjëherë rezultat.
Personat që kanë njolla të bardha duhet të mundohen që të ekspozohen sa më pak në diell.
Përdorimi i kremrave mbrojtës është një detyrim, që këto njolla të mos përkeqësojnë shëndetin e lëkurës tuaj.
