Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ministri i financave dhe ekonomisë Ervin Mete pret ministrin e Deleguar francez të Tregtisë dhe përfaqësues të bizneseve franceze

12:26 - Shtator 25, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar ministrin e Deleguar përgjegjës për Tregtinë e Jashtme, Atraktivitetin dhe Francezët jashtë vendit, Olivier Becht, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.

Vizita zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Biznesit dhe Ministerialin e Ministrave të Ekonomisë të vendeve të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet ditën e nesërme, më 26 shtator, në Tiranë.

Në këtë vizitë, Becht shoqërohet edhe nga një grup përfaqësuesish të biznesit francez, të cilët do të jenë pjesë e Forumit të Biznesit, si edhe do të zhvillojnë takime në Tiranë me qëllim zgjerimin e investimeve të kompanive franceze në Shqipëri.

Gjatë takimit, Mete dhe Becht vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ekonomike dhe tregtare që ekzistojnë mes dy vendeve dhe u shprehën se ka ende hapësira për forcimin e tyre në të ardhmen.

Ministri Mete falënderoi ministrin francez për mbështetjen që Franca ka dhënë dhe vazhdon të japë për Shqipërinë, në kuadër të reformave të ndërmarra nga Qeveria, zhvillimit ekonomik dhe procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Në mënyrë të veçantë, Mete evidentoi mbështetjen financiare që qeveria franceze jep për vendin tonë, duke mbështetur reformën në sektorin e energjisë, reformën e ujit, projektin e barazisë gjinore, etj.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë bëri një prezantim të shkurtër të situatës ekonomike në vend dhe mundësitë që ai ofron për investitorët e huaj, si edhe shprehu interesin e palës shqiptare që biznesi francez të zgjerojë prezencën e tij në vendin tonë, duke investuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si energjia, transporti, turizmi, etj.

Nga ana e tij, ministri Becht falënderoi Meten për mikpritjen dhe shprehu përgëzimet lidhur me organizimin nga ana e Shqipërisë të Forumit të Biznesit dhe Ministerialit të datës 26 shtator, ndërsa theksoi rëndësinë e madhe të procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Becht tha se Franca mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe inkurajoi ministrin Mete në vijimin e reformave.

Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës ka njohur rritje në vitet e fundit. Prezenca e investimeve franceze në vendin tonë ka pasur një trend rritës përgjatë viteve 2018-2022, duke shënuar vlerën më të lartë përkatësisht 445 milionë euro në fund të vitit 2022.

Sipas të dhënave, në territorin e Shqipërisë janë aktive 433 kompani me pronësi franceze. Ndër to, 322 kanë kapital 100% të huaj, ndërsa 111 prej tyre kapital të përbashkët.

Ekofin Media
Ekofin Media
Becht ervin mete forum i biznesit ministeriali ministri francez procesi berlini
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter