Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimet dhe emërimet e ambasadorëve të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Ja cilët janw emrat e ambasadorëve, të cilët u emëruan si ambasadorë të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, në Mbretërinë e Spanjës dhe në Mbretërinë e Suedisë.
1. Emërohet znj. Inid Milo, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.
2. Emërohet znj. Entela Gjika, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezidente, dhe Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë, dhe në Principatën e Andorrës, jorezidente.
3. Emërohet znj. Albana Dautllari, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezidente, dhe Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës, dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezidente.
Ndwrsa ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë tw cilwt u liruan nga detyra janw
1. Znj. Donika Hoxha nga detyra e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezidente, si dhe nga detyra e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezidente.
2. Z. Gazmend Barbullushi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës, jorezident.
3. Z. Virgjil Kule nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident.
