Author: gazetar_1
Të dhënat e fundit sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ tregojnë se inflacioni në Shqipëri për muajin gusht arriti në 2.4%. Kjo e bën Shqipërinë të barazohet me mesataren e Bashkimit Evropian, e cila gjithashtu është 2.4%. Shqipëria qëndron në nivelin e vendeve si Austria, Malta dhe Spanja, ndërsa Rumania ka inflacionin më të lartë në rajon me 5.3%. Mali i Zi paraqitet më mirë me një inflacion prej 2%, ndërsa Maqedonia e Veriut është në 3.1%. Rritjet më të mëdha të çmimeve janë regjistruar në grupin e shërbimeve arsimore (4.3%), pasuar nga pijet alkoolike dhe duhani (3.6%). Nga…
Sipas studimeve rastet infarktit të miokardit akut janë rritur tek të rinjtë vitet e fundit. Por cilat janë shkaqet për këtë fenomen në rritje. Sipas ekspertëve, faktorët e rrezikut si duhanpirja, alkooli dhe ushqimet e pashëndetshme, janë ndër shkaqet kryesore. Gjendjet që ndikojnë: • Hipertensioni arterial • Kolesteroli i lartë • Obeziteti Sipas ekspertëve, edhe Covid-19 ka ndikuar në rritjen e rrezikut të infarktit tek të rinjtë, duke favorizuar dëmtimin kardiovaskular. Puna nga shtëpia ka ndikuar gjithashtu në përhapjen e zakoneve më pak të shëndetshme dhe të stilit të jetesës sedentare. Për të reduktuar rrezikun e infarktit, duhet të kujdesemi…
Banka e Shqipërisë vijon të këmbëngulë se nevojitet kujdes i shtuar nga ana e bankave në lidhje me aktivitetin e kreditimit dhe në veçanti për kreditë për pasuri të paluajtshme, që kanë njohur rritje të shpejtë gjatë muajve të fundit. Referuar Raportit të Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e parë të vitit, BSH thekson se kredia bankare shënoi rritje të ndjeshme gjatë periudhës, duke u zgjeruar me 11.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa në krahasim me fundin e vitit 2023, ajo u rrit me 7.1%. Përshpejtimi i kreditimit është shoqëruar me një rritje të lehtë të…
Vodafone Albania ka zgjeruar më tej numrin e abonentëve të tij në tregun e shërbimeve celulare në Shqipëri. Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri i abonentëve të Vodafone Albania në shërbimet celulare me karta SIM për 3-mujorin e dytë të vitit 2024 arriti në 1,832,228, me një rritje prej 1.5% krahasuar me 3-mujorin e kaluar. Në rritje ka ardhur gjithashtu edhe numri i përdoruesve aktivë për shërbimet celulare, ku në fund të 3-mujorit të dytë, Vodafone Albania numëron 1,327,373 përdorues aktivë, ose 2.1% më shumë sesa tre-mujori i kaluar. Kjo rritje e…
Vitin e kaluar, Shqipëria u vizitua nga mbi 10 milionë turistë, gjë që solli të ardhura shtesë për ekonominë, ndikoi në rritje të konsumit, si edhe një sërë treguesish të tjerë. Gjithashtu, trendi duket pozitiv edhe përgjatë këtij viti, ku në 8 muajt e parë, vendi është vizituar nga rreth 8.5 milionë turistë. Por ardhja e të huajve për pushime në vendin tonë, duket se ka shtuar edhe më tej interesin e tyre për të bërë biznes, pse jo pikërisht në sektorin që po përjeton një bum gjatë viteve të fundit, turizmin. Bazuar në të dhënat e INSTAT, në 7…
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender për përmirësimin e sigurisë dhe sinjalistikës rrugore, me një buxhet prej 333.3 milion lekësh. Ndërhyrjet do të përfshijnë katër rajone të vendit, megjithatë akset specifike ende nuk janë bërë të ditura. Qëllimi është të rritet aksesibiliteti në zona turistike dhe ekonomike, në kuadër të programit “100 Fshatrat”. Sipas dokumenteve të tenderit, është hartuar një listë paraprake e rrugëve që do të trajtohen, ndërsa përzgjedhja finale do të varet nga fondet e disponueshme. Aktualisht, sinjalistika rrugore nuk përmbush standardet e nevojshme dhe shumica e akseve janë jashtë kushteve teknike të projektimit. Projektet do…
Në 8-mujorin e vitit 2024, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën në 39.2 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 1.7 miliardë lekësh (4.1%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Sidoqoftë, këto të ardhura ishin 2.2 miliardë lekë (5.8%) më shumë se plani i parashikuar për këtë periudhë. Analiza sipas sektorëve tregon se shërbimi, ndërtimi, tregtia dhe prodhimi kanë pasur rritje në krahasim me vitin e kaluar.
Minimumet e reja historike të këmbimit të monedhës europaine kundrejt lekut vendas i kanë detyruar sipërmarrësit shqiptarë të ndryshojnë gjeografinë tregtare të këmbimit të mallrave në muajin gusht. 11 miliardë lekë më pak produkte shqiptare të shitura në tregjet e huaja se korrik 2024 por dhe 5 miliardë lekë krahasuar me gusht 2023, kanë bërë që eksportuesit të reduktojnë marrëdhëniet tregtare, të humbasin partner por edhe të vihen në kërkim të tregjeve të reja për të mbijetuar si biznese. “Përpiqen të eksplorojnë tregje të tjera që mund të kenë kërkesa më të larta çmime më të larta por dhe standardet…
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin e indeksimit të pensioneve në masën 4.1%. Rritja, hyn në fuqi më 1 tetor, dhe përfitojnë më shumë se 791 mijë pensionistë. Sipas këtij vendimi nga indeksimi do të përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.10.2024 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes së të drejtës së pensionit të jetë deri në datën 30.9.2024, përfshirë edhe këtë datë. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1 693 000 000 (një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre milionë) lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat…
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj. Jaupaj mbante më herët detyrën, “Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit”, ndërsa Gjuzi është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Socialiste. Gjuzi është një nga prurjet e reja në PS, ndërsa teksa u pyet pak ditë më parë mbi të metat e kryeministrit Rama në një emision televiziv, ajo tha se Edi Rama është 10 hapa para të gjithë të tjerëve. Ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë…
