Author: gazetar_1

Në në dy vitet ardhshme qeveria parashikon të rishikojë skemën e taksimit të pagave duke rritur pragun e pa taksueshem dhe duke rishikuar normat e progresivitetit. “Synohet përmirësim i progresivitetit në skemën aktuale të taksimit të të ardhurave nga punësimi, duke lehtësuar kategoritë me të ardhura të mesme dhe duke rritur pragun e aplikimit të normës marxhinale” thuhet në strategjinë fiskale afatmesme 2024-2027. Qeveria argumenton se Shqipëria arkëton në buxhet nga tatimet direkte mbi të ardhurat e biznesit dhe atyre individuale, rreth 40-50 % më pak se vendet e Bashkimit Europian. Kjo diferencë, lidhet kryesisht me 3 faktorë: -Normat përgjithësisht…

Read More

Ministria e Financave synon të heqë diferencimet në nivelin e akcizës për prodhimin e verës. Pas unifikimit të akcizës për birrën, veprim që u prit me shumë kundërshti nga prodhuesit vendas, të cilët edhe e dërguan çështjen në Gjykatën Kushtetuese, tashmë thuajse e njëjta masë pritet të merret edhe sa i përket prodhimit të verës. Në një nga masat e parashikuara në Strategjinë për mbledhjen e të ardhurave, theksohet se akciza e verës për prodhuesit e vegjël është rreth një e treta e normës së rregullt të akcizës që zbatohet për prodhuesit e mëdhenj. Niveli i akcizës për prodhuesit e…

Read More

Xhama anti-plumb, strukturë e blinduar me pjesë të fortifikuara dhe sisteme të avancuara sigurie të përmirësuara në performancë, pa lënë pas rehatinë dhe luksin. Nuk është reklamë, por një listë me karakteristika të makinave të blinduara, të ngjashme me atë “Aston Martin” në filmin “No Time To Die” të James Bond. “Automjetet e blinduara janë parashikuar në përdorim jo për njerëz të thjesht, por për personanazhe që kanë një rëndësi të veçantë në një qytet apo vend”, thotë për A2 CNN Faik Basha, ekspert për çështjet e sigurisë. Në botë përgjithësisht makinat e blinduara zotërohen nga politikanë, biznesmenë, personazhe nga…

Read More

Qeveria pritet të rrisë më tej taksën e pronës, si edhe të rrisë mbledhjen e të ardhurave nga kjo taksë nga ana e bashkive. Në bazë të vlerësimeve të bëra, aktualisht kjo taksë mblidhet në masë të gjerë nga Bashkia Tiranë, e shpërndarë çdo muaj në faturën e ujit, ndërsa bashkitë e tjera në vend kanë përqindje më të ulëta të mbledhjes së taksës së pronës. Edhe në strategjinë afatmesme për mbledhjen e të ardhurave 2024-2026 theksohet se parashikohet të rritet taksa e pronës. Aktualisht, taksa mbi pasuritë e paluajtshme në Shqipëri kontribon në masën 0.3% të PBB-së, ndërkohë që…

Read More

A e dini se vetëm 56 minuta larg nga Italia ekziston një vend ku mund të jetoni dhe ta vizitoni për vetëm 20 euro në ditë? Më pak se një orë larg me rrugë ajrore nga Italia qëndron një parajsë tokësore – që ndoshta shumë prej jush ende nuk e dinë: Shqipëria, shkruan Susanna Bargiacchi në një artikull të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “TTi Viaggi”. Kjo tokë me bukuri dhe autenticitet të jashtëzakonshëm po shfaqet si një nga destinacionet më ekonomike dhe magjepsëse për turistët që kërkojnë aventura me kosto të ulët. Me një kosto prej vetëm 20…

Read More

Qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugën rritjes së pagave për punonjësit e Bashkive në të gjithë vendin, duke nisur nga Kryebashkiakët. Vendimi, i cili nis zbatimin nga 1 shtatori, parashikon hyrjen në fuqi të pagave të reja në të gjitha Bashkitë e vendit për kryebashkiakët, nënkryetarët, drejtorët dhe pjesën tjetër të administratës të njësive të qeverisjes vendore. I gjithë fondi për përballimin e pagave do të mbulohet nga Buxhetit i Shtetit, ndërsa pritet që kjo të shoqërohet edhe me një ristrukturim të Bashkive dhe stafeve të tyre. Sipas ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, prej 1…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për periudhën janar-gusht 2024 ku është shënuar rritje e të ardhurave të realizuara me 134% krahasuar me vitin 2019. Sipas DPSHTRR-së, 2,164,899 është totali i shërbimeve të ofruara, ose 55% më shumë krahasuar me janar-gusht 2019 dhe 1,538 qytetarë të shërbyer në 1 orë. Sa i përket të dhënave për shërbimet me procedurë të lehtësuar, gjatë kësaj periudhe janë ofruar 779,110 të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve duke kursyer 2,234 miliardë lekë, 318,524 ditë pune, 1,323,559 litra karburant si dhe…

Read More

Shqipëria është vendi i dytë në botë për rritjen e numrit të turistëve të huaj në shtatë muajit e parë të këtij viti. Agjencia ndërkombëtare, Travel and Tour World, shkruan se në shtatë muajt e parë të vitit 2024, peizazhi ndërkombëtar i turizmit dëshmoi një rritje mbresëlënëse të vizitorëve në disa vende, duke shfaqur jo vetëm një rimëkëmbje, por në disa raste, një performancë të konsiderueshme krahasuar me nivelet para pandemisë. Midis vendeve me arritje të larta janë Katari, me një rritje prej 147 %, dhe Shqipëria e cila renditet e dyta me rritje 93%, dhe më pas janë, El…

Read More

Përmbytjet që kanë goditur vendet e Evropës Qendrore gjatë ditëve të fundit të shtatorit sollën disa viktima, por edhe shumë dëme materiale. Sipas vlerësimeve të para, të bëra nga ekspertët, dëmet e deritanishme përllogariten në rreth 1 miliardë Euro, por kjo përsëri mund të jetë një faturë provizore, duke qënë se stuhia “Boris” vijon të shkaktojnë dëme në kontinent. Një nga shtetet më të goditura, aty ku u shënua edhe numri më i madh i jetëve të humbura, është Republika Çeke. Megjithatë, në mesin e kësaj situate aspak të favorshme, për çekët lajm i mirë është se ky vend rezulton…

Read More

Deri në vitin 2027, synohet reduktimi i përdorimit të pagesave me para në dorë në Shqipëri, duke inkurajuar pagesat elektronike përmes e-banking, faturave elektronike dhe rritjen e përdorimit të terminaleve POS nga bizneset. Administrata tatimore do të zbatojë një plan masash që përfshin vendosjen e një limiti për pagesat cash mes individëve dhe uljen e shumës maksimale për transaksionet cash mes bizneseve nga 150,000 lekë. Po ashtu, do të krijohen mekanizma për të identifikuar tatimpaguesit që fragmentizojnë faturat për të shmangur kalimin e limitit ligjor. Brenda vitit 2025, do të formohet një grup pune për të shqyrtuar uljen e komisioneve…

Read More