Author: gazetar_1

Kreditimi në pak minuta nga institucionet financiare jo-banka në Shqipëri ka marrë një kthesë të rëndësishme me kushtet e reja të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Këto masa synojnë të rregullojnë më mirë tregun e kredive dhe të mbrojnë qytetarët nga borxhet e tepruara. Një nga ndryshimet kryesore është ndalimi i dhënies së më shumë se dy kredive konsumatore për individë në të njëjtin institucion financiar jo-bankë. Kjo ka për qëllim të parandalojë situatat e vështira financiare, si ajo që erdhi në dritë pas skandalit me MCA e ‘Final’. Sipas projekt-rregullores, asnjë qytetar nuk do të mund të aplikojë për…

Read More

Fushata e rivlersimit të pronave pritet të marrë vulën e Parlamentit në muajin tetor. Ndërsa norma tatimore, për të cilën ka propozime të ndryshme, në parim ka marrë dakortësinë e mazhorancës për të qenë 5%. “Në dy javët e para të tetorit I gjithë procesi do të jetë zyrtarizuar. Qeveria, konkretisht ministria e finacave është në fazën finale të qëndrimit që ka për këtë fushatë. Ne në komsion kemi rënë dakort që norma tatimore të jetë 5%”, tha Eduard Shalsi gjatë një interviste për Vizion Plus. Nisma e rivlersimit erdhi si një propozim i deputetes Blerina Gjylameti në pranverën e…

Read More

Në vlerësimin e fundit të bërë për lirinë ekonomike nga “Heritage Foundation”, del se Shqipëria ka arritur një rezultat prej 64.8 pikësh, duke u renditur e 48-ta nga 176 vende. Për sa i përket vendeve evropiane vendi ynë renditet i 27-ti nga 44. Raporti i fundit nxjerr në pah se Shqipëria ka pësuar një rënie prej 0.5 pikësh në krahasim me vitin e kaluar duke bërë që ekonomia e vendit të klasifikohet si “mesatarisht e lirë”. Vendet e rajonit mbeten pas Shqipërisë sipas vlerësimit të Indeksit të Lirisë Ekonomike.

Read More

Rritja e lëvizjeve, shoqëruar me ardhjen e një numri të konsiderueshëm vizitorësh të huaj, është reflektuar në një rritje domethënëse të importit të karburanteve. Referuar të dhënave të publikuara, në përgjithësi ka një rritje të importit të mallrave të akcizës, por rekordin e mbajnë karburantet. Kështu, për muajin gusht janë importuar 74.3 mijë ton karburante, shifra më e lartë në një muaj të vetëm, të paktën në 4 vitet e fundit. Në 8-mujor gjithashtu, importi i karburanteve shënoi një rritje të ndjeshme, duke arritur në 441 mijë ton karburant, e përkthyer edhe në të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit.…

Read More

Depozitimi në landfille vijon të jetë forma më e përhapur e menaxhimit të mbetjeve urbane. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo formë menaxhimi përdoret në rreth 76.5% të rasteve. Sipas të dhënave, në vitin 2023 u menaxhuan rreth 844.157 tonë mbetje urbane, ndërkohë që në vitin 2022 kjo sasi ishte 820.322 tonë. Në vitin 2023 sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane është 10,30% ndaj sasisë gjithsej, nga 11,62 % që ka qënë në 2022. Nëse do i referoheshim kategorive kryesore të mbetjeve urbane të menaxhuara, mbetjet organike vazhdojnë të dominojnë menaxhimin e mbetjeve…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fillimin e punimeve për dy aksin e rëndësishëm kombëtar, një nismë që pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe të rrisë aksesin midis qyteteve. Këto projekte do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave përkatëse. Punimet e para do të fokusohen në aksin Kombinat – Ndroq – Plepa, për të cilin është lidhur një kontratë me vlerë 6.8 milion euro, e cila do të realizohet nga bashkimi i operatorëve “Arifaj” dhe “Eurokos Holding”. Këto punime përfshijnë vetëm lotin 1, duke lënë hapësirë për një procedurë të mëvonshme për pjesën tjetër të rrugës. Rikonstruksioni…

Read More

Administrata Tatimore ka filluar një auditim të rëndësishëm për të hetuar pasurinë e individëve me të ardhura të larta, duke u fokusuar fillimisht në 33 persona që kanë rezultuar me pasuri të dyshimtë. Kjo nismë synon të rrisë transparencën dhe të luftojë evazionin fiskal në vend. Auditimi do të përfshijë analizën e shpenzimeve të përditshme, faturave për energji dhe ujë, si dhe pasurive të regjistruara. Pjesë e këtij procesi është edhe bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) për të verifikuar pronësinë e makinave luksoze dhe për të krahasuar këto informacione me të ardhurat e deklaruara.…

Read More

Sa më shumë ta dëgjoni trupin tuaj aq më shumë do të mësoni si për mënyrën e funksionimit të atij ashtu dhe për nevojat ditë pas dite. Nga problemet që njerëzit sot përballen më shumë është stresi dhe të gjithë efektet e tjera që ai lë pas si lodhje e vazhdueshme apo pagjumësi. Pra siç thamë, zgjidhja duhet të fillojë nga brenda, duhet të kuptoni trupin tuaj dhe ta trajtoni me mënyrat më natyrale të mundshme. Ndiqni më poshtë 5 sugjerime mbi këtë çështje, të cilat do ju ndryshojnë shpejt regjimin dhe do ju sigurojnë pa dyshim një jetesë më…

Read More

Kur planifikoni pushime në plazh, shumica prej jush mendojnë për destinacionet tropikale si Karaibet dhe Greqinë, ndërsa disa nga plazhet më të mira në botë shpesh anashkalohen, shkruan Angelica Tobit në revistën amerikane të udhëtimeve “Islands”. Sipas një studimi, vendi evropian, Shqipëria, po cilësohet tani si shtëpia e plazhit më të kaltër në botë. Agjencia britanike e udhëtimeve “CV Villas” kreu një studim, duke mbledhur qindra pamje të pandryshuara të Google Maps dhe duke krahasuar nuancat e blusë në imazhe me “YInMn Blue”, një nuancë e njohur nga shkencëtarët si bluja më e pastër dhe më e shndritshme. Plazhi Pasqyrave,…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në natën e mbrëmshme në Itali, pas ndeshjes që skuadra U23 e Juventusit, kishte në Serinë C në transfertë ndaj Trapanit. Barazimi 1-1 nuk ka qenë problemi më i madh i ditës. Ekipi ka shkuar në aeroport ku ka mësuar se udhëtimi do të kishte një vonesë prej një ore. Më pas ato orë janë bërë dy dhe me radhë, duke shtyrë fluturimin e kthimit drejt Torinos. Kështu, lojtarët e Juve Next Gen, një pjesë e të cilëve kanë qenë rregullisht edhe nën urdhrat e trajnerit të Juventus Tiago Motës gjatë kësaj vere dhe…

Read More