Author: gazetar_1

NGA FATOS ÇOÇOLI Dy vjet më parë, më 22 shtator 2022, euro këmbehej te ne me 116.7 lekë. Sot këmbehet me 99.7 lekë. Leku është forcuar në dy vjet me 17 për qind. Na dëmton apo na ndihmon më shumë forcimi i monedhës sonë kombëtare? Për gjashtë arsye shumë kokëforta, leku i mbiçmuar na ndihmon më shumë. Së pari, pavarësisht problemeve që ka shkaktuar tek eksportuesit tanë të mallrave, leku i fortë na ndihmoi në kontrollin e inflacionit, duke mos e përcjellë barrën e rritjes së ofertës monetare (me qindra milionë euro më shumë çdo muaj nga turizmi, remitancat dhe…

Read More

NGA SELAMI XHEPA Nga rreth 600 milionë euro që pritet të arkëtohen më shumë në buxhetin e shtetit në tri vitet e ardhshme, më pak se 90 milionë euro do të jenë si pasojë e ndryshimeve të normave tatimore. E gjithë pjesa tjetër, më shumë se 500 milionë euro, do të arkëtohen nga lufta ndaj evazionit të paligjshëm dhe shmangieve tatimore, që janë mundësuar nga praktikat përjashtuese të legjislacionit fiskal. Duke lexuar Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave, 2024-2027, evidentohen disa risi të rëndësishme, që pritet të ndodhin në politikat fiskale në tri vitet e ardhshme. Së pari, vetë hartimi i…

Read More

Pak ditë pasi ka dërguar për konsultim te bankat dhe institucionet financiare jobanke ndryshimet e parashikuara në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, Banka e Shqipërisë është tërhequr nga një prej parashikimeve, që hasi edhe kundërshtinë më të madhe nga tregu. Në projektrregullore u kërkohej bankave dhe institucioneve financiare që përpara botimit ose publikimit të çdo forme të reklamës apo materialet promocionale duhet të njoftohet Banka e Shqipërisë, e cila e shqyrton materialin brenda 15 ditëve pune dhe nëse e gjykon të papërshtatshëm mund ta kthejë për rishikim. Gjatë kësaj periudhe, institucioni financiar nuk mund të…

Read More

Nëse po përpiqeni të humbisni peshë shpejt, shmangia e vakteve mund të duket si një mënyrë e lehtë ose e nevojshme për të hequr disa kilogramë. Por ju mund të përjetoni efekte anësore të padëshiruara për shkak të uljes së niveleve të sheqerit në gjak nga shmangia e vakteve. Uri e shtuar Trupi juaj përdor një sërë procesesh metabolike për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak. Kur ju kaloni një vakt, trupi nxit mekanizmat e tij mbrojtës duke ngadalësuar metabolizmin tuaj. Kjo zvogëlon shkallën me të cilën trupi juaj djeg kaloritë, gjë që mund t’ju pengojë të humbisni peshë.…

Read More

Gjatë muajit gusht Shqipëria ka regjistruar një fluks të konsiderueshëm vizitorësh, me 2.167.665 të huaj që kanë hyrë në vend, një rritje prej 7,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shtetasit shqiptarë gjithashtu kanë treguar një aktivitet të lartë, me 938.461 hyrje, një rritje prej 13,7% në krahasim me gushtin e 2023. Një përqindje e lartë e hyrjeve të shtetasve të huaj, saktësisht 96% vijnë nga Evropa, me Evropën Jugore që ka 77% të këtyre hyrjeve, e ndjekur nga Evropa Perëndimore me 9%. Kryesisht, 99% e hyrjeve në territorin e Shqipërisë janë për qëllime personale, duke përfshirë…

Read More

Vijojnë të bien yieldet e bonove të thesarit të Qeverisë. Një tendencë e tillë e tregut sipas ekspertëve është e parashikueshme, në kushtet kur monedha vendase vijon të forcohet, borxhi i Qeverisë vijon të ketë tendencë rënëse dhe politika monetare e BSh ndryshoi në kahun e kundërt, pas disa rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit për të luftuar inflacionin. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, yieldi mesatar i ponderuar për bonot me maturim 12-mujor, zbriti në 3.11%, nga 3.15%, që ishte në ankandin e mëparshëm të muajit gusht. Kjo vlerësohet si një nga normat më e…

Read More

Përgatitjet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës kanë nisur. Ky aks rrugor është një nga arteriet më të rëndësishme të vendit. Punimet kanë nisur nga “Kthesa e Kamzës” deri në “Qafë Kashar” dhe pritet të zgjasin dy vite. Kjo ndërhyrje do t’i kushtojë buxhetit të shtetit një faturë prej 298.8 milionë eurosh. Në kuadër të këtij projekti, do të shtohen dy korsi për secilën anë, duke përmirësuar ndjeshëm fluksin e trafikut dhe duke ulur kohën e udhëtimit. Një lajm i mirë për përdoruesit e kësaj rruge është se korsitë ekzistuese nuk do të bllokohen gjatë punimeve, duke garantuar vazhdimësinë e qarkullimit.…

Read More

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një set rregulloresh, jo vetëm për të kufizuar kredidhënie, por me sa duket edhe reklamimin e saj. Paralelisht me projektrregulloren “Për menaxhimin e riskut në institucionet financiare jobanka”, që forcon më tej rregullat e kredidhënies, Banka e Shqipërisë u ka dërguar institucioneve financiare, këtë herë edhe bankave, për konsultim projektrregulloren Për disa ndryshime në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”. Ndryshimet e parashikuara në rregullore prekin tërësisht marketingut e produkteve bankare dhe financiare, si edhe reklamimin e tyre në median e shkruar, televizive ose online. Në projektrregullore u kërkohet bankave dhe…

Read More

Në një kohë të pasigurisë ekonomike globale, vendimmarrësit evropianë po përpiqen të forcojnë sistemin bankar për t’u mbrojtur nga krizat e ardhshme. Një raport i fundit nga “Finance Watch” ka nxjerrë në pah nevojën për rregullore më të forta dhe më efektive për bankat, duke u bazuar në mësimet e marra nga kriza financiare e vitit 2008. “Finance Watch” thekson se është e domosdoshme të rikujtojmë përvojat e kaluara, duke kritikuar ngadalësimin e përparimit në implementimin e marrëveshjes Bazel III. Ky kuadër ka si qëllim të sigurojë që bankat të mbajnë mjaftueshëm kapital dhe likuiditet për t’u përballur me goditje…

Read More

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, ka kënaqësinë të njoftojë se Banka do të mundësojë bursa në vlerën prej 27.000 euro për dy studente të përzgjedhura në programin e studimit “Master i Arteve (MA) në Transformimin dhe Integrimin Evropian” në Kolegjin e Evropës në Tiranë. Ky sponsorizim do të mbulojë një bursë të pjesshme për të dy studentet. Marrëveshja u nënshkrua zyrtarisht në ambientet e zyrave përfaqësuese të Kolegjit të Evropës në Tiranë, ku morën pjesë znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës dhe z. Alessandro D’Oria, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania. Alessandro D’Oria DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania deklaroi: “Jemi shumë të lumtur që në vitin inaugurues të Kolegjit të Evropës në Shqipëri, Intesa Sanpaolo Bank Albania po mbështet dy studente të reja me bursa. Ne synojmë ta zhvillojmë më…

Read More