Author: gazetar_1
Në tremujorin e dytë të vitit, Banka e Shqipërisë ka rritur ndjeshëm ndërhyrjet në tregun e parasë, duke kryer operacione të shumta për injektimin e likuiditetit. Sipas të dhënave të publikuara, injektimi mesatar ditor përmes operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë ka arritur në 44.55 miliardë lekë, një rritje e dukshme krahasuar me 22.70 miliardë lekë që rezultonte në tremujorin e parë dhe 45.40 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Një nga objektivat kryesorë të Bankës së Shqipërisë është rritja e rezervës valutore, për të cilën janë zhvilluar gjithsej shtatë ankande për blerjen e valutës…
Në shumicën e familjeve shqiptare, ngrënia e frutave pas ushqimit është thuajse një traditë që zbatohet me përpikmëri. Ka shumë prej tyre që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet ngrënë përpara ushqimit. Ka disa të tjerë që i preferojnë frutat në drekë, e disa në mëngjes. Kur vjen puna tek frutat, koha e ngrënies së tyre është e një rëndësie thelbësore për marrjen e ushqyesve dhe vitaminave. Ngrënia e frutave në drekë Prindërit na kanë mësuar se ëmbëlsirat hahen në fund të ushqimit dhe…
Me kalimin e viteve, shumë vende evropiane po rishikojnë politikat e tyre tatimore për të joshur individë të pasur, si pasojë e krizave ekonomike dhe ndryshimeve në tregun global. Sipas Observatorit të Taksave të BE-së, një numër në rritje vendesh po ofrojnë regjime tatimore preferenciale për emigrantët, duke përfshirë taksa të ulëta dhe stimuj të veçantë. Italia ka marrë vëmendje përmes sistemit të saj të taksës fikse, ku individët që nuk kanë qenë rezidentë në Itali për 9 nga 10 vitet e fundit mund të paguajnë një tarifë fikse prej 200,000 € për të ardhurat e huaja për deri në…
Sot në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 88.2 lekë dhe shitet 89.1 lekë. Euro sot blihet me 98.6 lekë, ndërsa në shitje me 99.2 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 119 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.7 lekë, në shitje me 104.7 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.2 lekë dhe në shitje me 66.5 lekë.
Pas pushimeve verore, rifillon planifikimi. Por, cili është objektivi në listën e udhëtimeve për vitin e ardhshëm? Frymëzohuni nga vende më pak të njohura, shkruan Franziska Kaindl në një artikull të botuar në revistën gjermane “Merkur.de”. Për shumë turistë, pushimet verore sapo kanë përfunduar, por pikërisht në këtë moment dëshira për të planifikuar udhëtimin e radhës është më e madhe. Në fund të fundit, pritjet janë gëzimi më i madh. Viti i ardhshëm mund të jetë gjithashtu një mundësi për shumë turistë që të provojnë destinacione të reja udhëtimi. Në funksion të protestave kundër turizmit masiv ose vapës së madhe…
Pragu i regjistrimit të bizneseve në regjimin e TVSH-së mund të ndryshojë sërish. Në tetor të vitit 2020, Qeveria ndryshoi pragun e regjistrimit të bizneseve në TVSH, duke e rritur atë nga 2 milionë lekë në vit në 10 milionë lekë, shoqëruar kjo edhe me regjistrimin vullnetar në TVSH të tatimpaguesve me qarkullim 5-8 milion lekë, por jo më poshtë se 5 milion. Në atë rast, FMN kishte sugjeruar si vlerë shumën prej 8 milionë lekë në vit dhe ky mund të jetë një skenar që të merret parasysh këtë herë nga Qeveria. Me rritjen e pragut të regjistrimit në…
Nga 1 nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për aplikimin e çmimeve të rritura të energjisë në orarin e pikut të furrave prodhuese të bukës dhe pastiçerive. Sipas vendimit të ERE-s, çmimi i energjisë elektrikë për 4 orë të pikut të prodhimit të bukës do të rritet 15%, për të treja kategoritë e çmimeve. aktuale sipas llojit të aktivitetit të furrës së bukës. Ndryshimi i çmimit të energjisë për oraret e pikut te furrat e bukës mbështetet te pika 2 e Vendimit nr. 72, datë 15.04.2024 “Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për kategorinë…
Rritja e aktivitetit të sigurimit, është reflektuar edhe në rritje të fitimeve për shoqëritë e sigurimit. Referuar të dhënave të publikuara nga AMF, në fund të 6-mujorit të parë, fitimi neto i tregut të sigurimeve në total arriti në 1.28 miliardë lekë, në rritje, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Kjo rritje është udhëhequr kryesisht nga tregu i sigurimeve të Jo-Jetës, që ka edhe pjesën më të madhe në tregun e sigurimeve. Fitimet e këtij tregu për 6 muaj e parë të vitit arritën në 1.13 miliardë lekë, kundrejt 996 milionë lekë të 6-mujorit të parë të…
Mira Murati, shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, ka njoftuar largimin e saj nga kjo kompani pas gjashtë vjet e gjysmë. Ky zhvillim vjen në një periudhë jo të qetë për kompaninë e njohur për zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale, e cila mbështetet nga Microsoft. Largimi i Muratit vjen në vazhdën e një sërë largimesh, ku një numër zyrtarësh të lartë, përfshirë edhe themeluesit Ilya Sutskever dhe John Schulman, kanë lënë kompaninë gjatë këtij viti. OpenAI, e njohur për produktin e saj më të njohur, ChatGPT, ka përjetuar një rritje të madhe dhe është një prej kompanive më të…
Në vitet e fundit, ndërtimi ka qënë dhe mbetet edhe aktualisht promotori kryesor i rritjes ekonomike, për pasojë edhe aktivitetet ekonomike rreth tij janë shtuar, e bashkë me to edhe fitimet e gjeneruara prej tyre. Kështu, është rritur tregu imobiliar, ashtu si edhe të gjitha veprimtaritë që lidhen me ndërtimin, që ke aktivitetet e prodhimit të betonit, importi i hekurit, pllakat, mobiljet, etj. Por edhe pse ka një rritje të qëndrueshme nga viti në vit të sektorit të ndërtimit, ashtu si edhe të çmimit të pronave, kryesisht në Tiranë dhe në bregdet, kjo duket se nuk është reflektuar mjaftueshëm në…
