Author: gazetar_1
INSTAT ka rishikuar metodologjinë për vlerësimin e rritjes ekonomike në 5 vitet e fundit dhe kjo është shoqëruar me ndryshime të shifrave të publikuara më parë. Ndryshimi më i rëndësishëm është ai për rritjen ekonomike në vitin 2023, e cila tashmë vlerësohet në 3.94%. Në publikimin e mëparshëm, në fillim të muajit prill, INSTAT e kishte përllogaritur rritjen ekonomike të vitit të kaluar në masën 3.45%, bazuar në vlerësimet tre-mujore të PBB-së. Sipas INSTAT, PBB me çmime korrente në vitin 2023 u vlerësua 2,369,906 milionë lekë, nga 2,312,591 që ishte në vlerësimin e mëparshëm, me një rritje prej 2.48%. Ndryshime…
Auto Star Albania, rishitësi ekskluziv i Mercedes-Benz, pjesë e Kastrati Group, është certifikuar nga kompania mëmë, për të kryer shërbime të makinave, në përputhje me parametrat globalë të Mercedes-Benz. Departamenti Body & Paint në Auto Star Albania e ndau këtë lajm edhe me kompanitë e sigurimit dhe festoi këtë arrtije që vjen si rezultat i investimeve të vazhdueshme nga Kastrati Group, për të patur një përfaqësim dinjitoz të kësaj marke makinash. Rozafat Palushi, Drejtor Ekzekutiv i Auto Star Albania, iu drejtua të ftuarve nga kompanitë e sigurimeve duke u shprehur “Jam shumë krenar që sot jemi mbledhur të gjithë këtu për të shënuar një tjetër arritje për Auto Star Albania. Si përfaqësues ekskluziv i Mercedes-Benz, kompania Auto Star, misioni ynë shkon përtej…
Të gjithë e dimë se Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm, që merr pjesë në një sërë proçesesh që ndodhin në organizëm. Ai ka rol kryesor në mirëfunksionimin e sistemit kockor,ndikon pozitivisht ne funksionimin normal te zemres, parandalon krizat e migrenes, dhe permireson humorin. Shpesh, në ditët e sotme dëgjojmë kudo: merr suplemente me magnez, konsumo ushqime që përmbajnë magnez, magnezi është i mirë për këtë, magnezi është i mirë për atë. Më në fund vjen Magne D’Oro nga Fortex, një suplement ushqimor që kombinon magnezin me një sërë vitaminash të nevojshme për një sërë proçesesh në organizëm. Magne…
Raiffeisen Bank, një nga institucionet financiare kryesore në Shqipëri, festoi 20-vjetorin e saj ne një mbrëmje Gala me 25 shtator me prezencën e klientëve, miqve dhe të ftuarve të tjerë, duke shënuar dy dekada shërbimi të përkushtuar, inovacioni dhe mbështetje për rritjen financiare të vendit. Në këtë mbrëmje gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre Znj. Marie-Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International dhe Kryetare e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri; z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, z. Gent Sejko, Guvernator i Bankes se…
INSTAT ka bërë të ditur të dhënat sa i përket prodhimit të naftës dhe mineraleve për vitin 2023. Nga të dhënat shihet një rënie në sasi krahasuar me vitin 2022 të këtyre materialeve. Gjatë vitit 2023 është prodhuar 891.400 ton naftë duke shënuar rënie në krahasim me vitin 2022 ku është prodhuar 902.064 ton naftë. Prodhimi i hekurit bruto, çelikut dhe formave të tjera primare në vitin 2023 u vlerësua 474.444 ton, ndryshe nga viti 2022 ku prodhimi u vlerësua 508.485 ton. Gjatë vitit 2023 është prodhuar 822.206 ton xeherorë dhe koncentrate të kromit duke sjellë rënie në krahasim…
E marta dhe e mërkura janë ditët kur avionët në Evropë fluturojnë, mesatarisht, më të zbrazët dhe kur çmimet e biletave janë më të ulëta. Për herë të parë, Courier ka zbuluar se si rezervimet dhe numri i udhëtarëve ndryshojnë çdo 24 orë. Të dhënat dalin nga analiza e dokumenteve të brendshme dhe konfidenciale të rreth 10 linjave ajrore tradicionale dhe me kosto të ulët. Midis “faktorit të ngarkesës” dhe tarifave “Faktori i ngarkesës” së fluturimeve, pra përqindja e vendeve që kompanitë arrijnë të shesin në çdo fluturim individual, është një element i rëndësishëm për llogaritë dhe ndikon në përcaktimin…
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime të ndjeshme pasi masat ajrore të ngrohta me origjinë jugore do ti lënë vendin masave ajrore të ftohta me origjinë veriperëndimore. Në këtë mënyrë për ditën e shtunë, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura “verore” për arsyen siç u theksua dhe më lartë të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore. Ndryshon situata për ditën e diel për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe…
Kreditë e vogla konsumatore duhet të jenë të aksesueshme shpejt, pa mundim dhe në mënyrë dixhitale – ashtu siç kanë qenë prej vitesh në Evropë, Amerikë dhe tregje të tjera të zhvilluara. Në kohët e sotme rehatia dhe shpejtësia janë thelbësore në ofrimin e sherbimeve financiare të paktën në vende të zhvilluara si Amerika apo vendet e Bashkimit Evropian. Nëse mendja e një konsumatori në fillim shkon tek sherbime si ato të pagesave dhe transfertave, e njëjta gjë prej kohësh ndodh edhe kur vjen puna për të marrë një pale atlete me këste nëpërmjet një kredie të vogël konsumatore. Websitet…
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender me vlerë 17 milionë euro për ndërtimin e një parkimi me kate dhe një hoteli në territorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës për parkimin e automjeteve, duke u përgjigjur nevojave të përditshme të mijëra shoferëve që vizitojnë spitalin. Projekti parashikon ndërtimin e dy ndërtesave: një për parkimin, e cila do të lidhet me ndërtesat ekzistuese të Mjekësisë së Përgjithshme dhe urgjencës, dhe një tjetër si hotel për akomodimin e familjarëve të pacientëve. Hoteli do të ketë pesë kate mbi tokë dhe një kat…
Të dhënat e fundit tregojnë se depozitat e individëve, bizneseve dhe institucioneve shtetërore në sistemin bankar shqiptar kanë shënuar një rritje të vazhdueshme në gusht, duke arritur një total prej 1.33 trilionë lekë. Kjo rritje vjen për të katërtin muaj radhazi, pas rënies në prill. Krahasuar me korrikun rritja mujore e depozitave vlerësohet në 1.5%, ndërsa rritja vjetore prej 3.8%. Analiza e strukturës së depozitave tregon se 596 miliardë lekë janë depozita të transferueshme, ku 56% e tyre përbëhet nga depozitat e bizneseve, të cilat kanë kursyer 94 miliardë lekë. Ndërkohë, individët kanë kontribuar me 186 miliardë lekë në depozita…
