Author: gazetar_1
Përdorimi i infrastrukturës dhe kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës si porta kryesore hyrëse dhe dalëse e Shqipërisë, me çmime shumë të ulëta, ka shtuar dëshirën e familjeve shqiptare për të udhëtuar më shumë jashtë vendit. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT në publikimin e fundit mbi “Burimet dhe përdorimet” në ekonomi, shqiptarët kanë shpenzuar rreth 11.7 miliardë lekë, ose 117 milionë euro, vetëm për bileta avioni, pra për shërbimet e transportit ajror. Kjo shifër ishte 55.7% më e lartë, sesa ajo e vitit të kaluar. Aeroporti i Tiranës raportoi gjatë vitit 2023 një rritje me 40% të numrit…
Qeveria shqiptare ka njoftuar nisjen e një analize të thelluar për sektorin e turizmit, me qëllim identifikimin e rreziqeve dhe përmirësimin e performancës. Kjo analizë, e planifikuar si pjesë e strategjisë për periudhën 2024-2027, do të përfshijë të gjitha tatimpaguesit e lidhur me akomodimin, shërbimet ushqimore, shërbimet e plazhit dhe transportin, duke synuar një pamje më të qartë të sektorit. Një nga objektivat kryesorë të kësaj analize është monitorimi i zbatimit të ligjit të ri “Për Turizmin”, me fokus në regjistrimin e saktë të shërbimeve dhe deklarimin e të ardhurave. Qeveria planifikon të bashkëpunojë ngushtë me institucione të tjera, si…
Nga sot të gjithë fermerët që kanë një NIPT, apo grupe fermerësh, mund të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare e investimeve në bujqësi. Lajmin e ka dhënë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cila ka ftuar të gjithë fermerët të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara, të aplikojnë për të përfituar nga kjo skemë. Ministrja informon se, fermerët kanë mundësi që përmes një fondi prej 1.5 miliardë lekësh të përfitojnë financim në formën e një granti prej 50 % të vlerës së investimit në ndërtimin e serrave diellore, në rritjen e mekanikës bujqësore, në rrjetat antibreshër,…
Në shkurt të këtij viti u miratua, pas disa shtyrjeve dhe debateve, ligji për lojërat e fatit online. Edhe pse në buxhetin e këtij viti ishin projektuar të ardhura nga veprimtaria e lojërave të fatit, kryesisht si pasojë e pagesave relativisht të larta të parashikuara dhe në ligj për dhënien e licencave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Burime nga Komisioni i Ekonomisë bëjnë me dije se aktualisht po punohet për finalizimin e akteve nënligjore që bëjnë të zbatueshëm ligjin. Edhe mes vetë përfaqësuesve të mazhorancës, si në rastin e miratimit të ligjit, ashtu edhe tani pas hyrjes…
Periudha janar-gusht 2023 ka qenë e vështirë për sektorin e energjisë në Shqipëri, për shkak të mungesës së reshjeve të shiut. Sipas raportit të fundit nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi i energjisë ka rënë në rreth 5.4 milion mWh, një rënie e dukshme krahasuar me 6.2 milion mWh të prodhuara gjatë të njëjtës periudhë vitin e kaluar. Hidrocentralet e Kaskadës së Drinit kanë qenë burimi kryesor i energjisë, duke kontribuar me 55% të totalit. Ndërkohë, energjia diellore ka luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, me impiantet diellore që kanë gjeneruar 131,739 mWh, duke e tejkaluar prodhimin e…
Në seancën më të fundit të ritestimit të patentave, nga 42 kandidatë të riregjistruar, vetëm 6 arritën të kalonin provimin. Kjo tregon një normë të ulët suksesi për ata që përpiqen të rikthejnë lejen e drejtimit, pas heqjes së pikëve të patentës. Nga qershori 2022 deri në shtator 2024, 191 persona kanë rifituar të drejtën për të drejtuar mjetin pas regjistrimit në autoshkollë, nga 1485 riregjistrime gjithsej. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për të rifituar lejen e drejtimit pas heqjes së pikëve, kandidatët duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë.
Çështja e të drejtave të konsumatorit është një çështje e zhvilluar prej dekadash. Sot, në Bashkimin Europian, ka një korpus mjaft të gjerë ligjesh dhe rregullash për mbrojtjen e konsumatorit. Ky korpus e ka zanafillën në vitin 1975, kur Këshilli i Europës nxori programin e parë të posaçëm për politikën e mbrojtjes dhe të informimit të konsumatorit, si dhe në aktivizmin e fortë nga vitet ’70 të Parlamentit Europian. Vetëdija në lidhje me të drejtat e konsumatorit, si të drejta bazë, filloi të formohej edhe më herët, kur presidenti i SHBA-së, Xhon Kenedi, evidentoi në mesazhin e tij drejtuar Kongresit…
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) ka publikuar emrat e familjeve që do të marrin kompensimin 100 % financiar lidhur me pronat, pasi ka përfunduar shqyrtimi administrativ. Në një njoftim zyrtar, ATP bën të ditur se ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim 100% financiar, dhe me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës. Sipas ATP, ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 11 (njëmbëdhjetë) aplikimeve për kompensim, nga të cilat: Për 6 (gjashtë) aplikime për kompensim financiar me kërkesë të…
Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndau në rrjete sociale momente nga puna që po vijon në disa drejtime kryesore të këtij projekti. Aktualisht në Lotin e parë të kësaj vepre është realizuar mbi 52% e punimeve, si dhe në kantierin e quajtur “Urat mbi lumin e Tiranës” është realizuar 70.3% e investimit. “Edhe 3 muaj” shkruan Balluku në rrjetet sociale. Balluku tha se, “Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati në fund të këtij viti, duke përmbyllur kështu një ndër projektet më të…
Duket se nuk po ka dritë në fund të tunelit për monedhat e huaja. Sot dollari amerikan blihet me 88.2 lekë dhe shitet 89.1 lekë. Euro sot blihet me 98.5 lekë, ndërsa në shitje me 99.1 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.7 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.3 lekë, në shitje me 105.3 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.2 lekë dhe në shitje me 66.4 lekë.
