Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria shpenzon vetëm 0.3% të PBB-së për kërkim-zhvillim, industria mbetet larg inovacionit

07:04 - Qershor 27, 2026

Toka bujqësore, qeveria propozon rregulla të reja për bujqësinë pa tokë dhe energjinë e rinovueshme

07:01 - Qershor 27, 2026

Frenimi i turizmit, Barcelona propozon trefishimin e taksës për pasagjerët e kroçerave në 30 euro

23:11 - Qershor 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria shpenzon vetëm 0.3% të PBB-së për kërkim-zhvillim, industria mbetet larg inovacionit

07:04 - Qershor 27, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria ka ende një hendek të madh mes industrisë dhe kërkimit shkencor, duke e bërë të vështirë modernizimin e prodhimit, zhvillimin e produkteve të reja dhe rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet e huaja, ku çmimi është avantazhi kryesor.

Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim në Shqipëri janë vetëm 0.30% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, kjo sipas Strategjisë së Industrisë 2026-2030. Shifra që është larg mesatares së Bashkimit Europian, prej 2.24% të PBB-së, tregon se ekonomia shqiptare investon ende shumë pak në ide të reja, teknologji, procese prodhimi dhe produkte që mund ta bëjnë industrinë më konkurruese.

Problemi bëhet edhe më i dukshëm kur shihet roli i sektorit privat. Strategjia evidenton se pjesëmarrja e sektorit privat në financimin e kërkim-zhvillimit është vetëm 15% e totalit, çka pasqyron mungesën e kërkesës së strukturuar nga industria për inovacion të aplikuar. Me fjalë të thjeshta, bizneset shqiptare ende nuk janë bërë aktori kryesor që kërkon, financon dhe përdor kërkimin shkencor për të përmirësuar prodhimin.

Edhe te patentat, situata mbetet pothuajse e njëjtër. Sipas Raportit Vjetor 2024 të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, numri total i aplikimeve për patenta në vitin 2024 ishte 742, nga 667 në vitin 2023, me një rritje prej 11.3%. Nga 742 aplikime për vitin 2024, vetëm 12 aplikime ishin për patentë kombëtare, ndërsa 730 aplikime për patenta erdhën nga Zyra Europiane e Patentave. Strategjia vëren gjithashtu, duke iu referuar WIPO-s për vitin 2024, se ka rënie të aplikimeve të rezidentëve dhe rritje të theksuar të aplikimeve nga jo-rezidentët në Shqipëri.

Edhe pse aktiviteti inovativ në ndërmarrje ka shënuar rritje, sfida mbetet e madhe. Sipas INSTAT 2026, anketa e inovacionit për periudhën 2020–2022 tregon se 42.9% e ndërmarrjeve janë aktive në inovacion, nga 36.6% në vitin 2020. Në sektorin industrial, rreth 39.3% e ndërmarrjeve rezultuan aktive në inovacion në vitin 2022, kundrejt 32.1% në vitin 2020. Ndërkohë, në një tjetër tregues të strategjisë, baseline-i i vitit 2024 vlerëson se 41.6% e ndërmarrjeve në sektorin industrial janë aktive në inovacion, ndërsa objektivi është rritja me të paktën 50% krahasuar me këtë nivel bazë.

Treguesi tjetër që lidhet me kapacitetin teknologjik të vendit është formimi në fushën e teknologjisë së informacionit. Rreth 8% e të diplomuarve janë në fushën e ICT-së, mbi mesataren e BE-së prej rreth 4.5%, por vetëm rreth 1% e të punësuarve janë specialistë ICT, krahasuar me rreth 3% në rajon dhe 5% në Bashkimin Evropian. Kjo tregon se Shqipëria prodhon një numër relativisht të lartë të diplomuarish në teknologji, por tregu i punës dhe industria nuk po arrijnë t’i përthithin dhe t’i përdorin mjaftueshëm këto aftësi. 

Për të adresuar këto probleme, Strategjia e Industrisë parashikon fuqizimin e transferimit të teknologjisë dhe bashkëpunimit industri–kërkim shkencor.

Në vitin 2024, vetëm 20.3% e ndërmarrjeve, sipas të dhënave të INSTAT, rezultojnë ndërmarrje të sektorit industrial inovative me aktivitete kërkim-zhvillimi. Objektivi i strategjisë është që ky tregues të rritet me të paktën 50% deri në vitin 2030. Për këtë rezultat parashikohet një kosto prej 1,420,000 lekësh.

Strategjia synon gjithashtu rritjen e numrit të ndërmarrjeve private që marrin pjesë në programe të kërkimit të aplikuar dhe inovacionit industrial. Për vitin 2026 do të përcaktohet numri i ndërmarrjeve private pjesëmarrëse në programet ekzistuese, ndërsa dokumenti e konsideron pjesëmarrjen aktuale të ulët. Deri në vitin 2030, objektivi është rritja me të paktën 50% e numrit të këtyre ndërmarrjeve private krahasuar me baseline-in e vitit 2026. Edhe për këtë rezultat parashikohet një kosto prej 1,420,000 lekësh.

Një tjetër masë e rëndësishme është forcimi i ekosistemit industrial të Qendrës Rajonale të Inovacionit në Elbasan, në kuadër të rrjeteve europiane EIT Raw Materials dhe arkitekturës evropiane të zinxhirëve të furnizimit. Kjo qendër synohet të funksionojë si nyje shqiptare për shërbime me akses të hapur për operatorët industrialë, veçanërisht në sektorë si hidrometalurgjia, trajtimet mekanokimike dhe mikrovalë, bioleaching dhe biosorption, si dhe kimi analitike për karakterizimin e lëndëve të para sekondare.

Në këtë kuadër, qendra pritet të ndihmojë operatorët shqiptarë të integrohen më mirë në zinxhirët evropianë të furnizimit, duke u përshtatur me standardet e kërkuara për industrinë moderne./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bizneset hidrometalurgjia ICt inovacioni
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Toka bujqësore, qeveria propozon rregulla të reja për bujqësinë pa tokë dhe energjinë e rinovueshme

07:01 - Qershor 27, 2026

BE propozon reformë tatimore për të ulur kostot e bizneseve me 8 miliardë euro në vit

23:04 - Qershor 26, 2026

Bastet sportive online, licencat mund të pezullohen deri në 2 vjet ose të revokohen

20:29 - Qershor 26, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria shpenzon vetëm 0.3% të PBB-së për kërkim-zhvillim, industria mbetet larg inovacionit

gazetar_207:04 - Qershor 27, 20260

Shqipëria ka ende një hendek të madh mes industrisë dhe kërkimit shkencor, duke e bërë…

Toka bujqësore, qeveria propozon rregulla të reja për bujqësinë pa tokë dhe energjinë e rinovueshme

07:01 - Qershor 27, 2026

Bastet sportive online, licencat mund të pezullohen deri në 2 vjet ose të revokohen

20:29 - Qershor 26, 2026

Bordet e shoqërive shtetërore do të kenë përfaqësues të pavarur, jopolitikë

18:11 - Qershor 26, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

07:04 - Qershor 27, 2026

Shqipëria shpenzon vetëm 0.3% të PBB-së për kërkim-zhvillim, industria mbetet larg inovacionit

07:01 - Qershor 27, 2026

Toka bujqësore, qeveria propozon rregulla të reja për bujqësinë pa tokë dhe energjinë e rinovueshme

20:29 - Qershor 26, 2026

Bastet sportive online, licencat mund të pezullohen deri në 2 vjet ose të revokohen

Shqipëria shpenzon vetëm 0.3% të PBB-së për kërkim-zhvillim, industria mbetet larg inovacionit

07:04 - Qershor 27, 2026

Toka bujqësore, qeveria propozon rregulla të reja për bujqësinë pa tokë dhe energjinë e rinovueshme

07:01 - Qershor 27, 2026

Frenimi i turizmit, Barcelona propozon trefishimin e taksës për pasagjerët e kroçerave në 30 euro

23:11 - Qershor 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter