Author: gazetar_1

Bizneset në vend po vuajnë gjithnjë e më shumë mungesën e fuqisë punëtore. Një ndër pozicionet me mungesë të lartë aktualisht, sipas kompanive, është gjetja e shoferëve. Problematika për mungesës e gjetjes së punonjësve të drejtimit të mjeteve po haset si nga kompanitë distributore të artikujve ushqimore, të transportit urban dhe transportit ndërkombëtar të mallrave. Nga sektori privat, për të parandaluar përshkallëzimin e mungesës për gjetjen e drejtuesve të mjeteve po zbatohet politika e rritjes së pagave. Përfaqësues nga kompania “Marketing & Distribution” pohuan se ka vështirësi në gjetjen e punonjësve në pozicionet mbështetëse, veçanërisht shoferëve. Për zgjidhjen e problematikës…

Read More

Partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO), e udhëhequr nga Herbert Kickl, ka fituar zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Austri të dielën, sipas projeksioneve fillestare. Rezultati zgjedhor potencialisht e vendos këtë parti në vendin e parë për të formuar Qeverinë, për herë të parë në historinë e pasluftës. Sipas projeksioneve, FPO-ja ka dalë e para, por nuk ka fituar shumicën absolute. Kjo nënkupton se partisë i duhet të gjejë një partner koalicioni në Parlament për të formuar një Qeveri stabile, nëse presidenti Alexander Van der Bellen e fton këtë parti për të formuar ekzekutivin e ri. E vetmja…

Read More

A është ky kulmi i ciklit të dytë të ndërtimit?! Viti 2023 i dha disa sinjale. Çmimet janë rritur me shpejtësi, duke frenuar kërkesën. Në qendër, apartamentet kanë arritur në një pikë të lartë prej 4-6 mijë euro/m² dhe brenda unazës në 2000-2500 euro/m². Shtrenjtimi i qendrës, zhvendosi kërkesën më në periferi, duke tërhequr një valë të re rritje çmimesh. Tashmë apartamenti më i lirë në Tiranë kushton mesatarisht 1000-1200 euro/m². Por, projektet e reja nuk pritet të ndalen Në dekadat e tranzicionit, ndërtimi ka njohur dy cikle. I pari nisi pas vitit 1997, teksa lëvizjet e popullsisë nxitën ndërtime…

Read More

Traktori këtë sezon bujqësor në tokat e fermerëve tanë nuk po punon me naftën pa akcizë, por ata po e blejnë ata me çmimin e tregut. Të gjithë fermerët që u shpallën fitues të Skemës Kombëtare 2024 deri më tani në llogarinë e tyre bankare nuk ju kanë kaluar paratë për naftën. “Bujqësinë nuk e shikon askush, sikur të na jepnin subvencionim. Kam marrë një herë naftë, por të këtij viti jemi akoma në pritje. “ Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku thotë se kjo vonesë e ka një shpjegim, por punët e tokës nuk presin. “Nafta nuk është dhënë sepse…

Read More

Duke nisur që nga 1 tetori paga minimale në Kosovë do të arrijë në 350 euro në muaj, një vendim që do të ndihmojë mbi 150 mijë punonjës, kryesisht në sektorin privat. Kjo rritje, e cila përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm nga paga e mëparshme prej 264 eurosh, është përshëndetur si një hap pozitiv nga ekspertët e ekonomisë. Për herë të parë, paga minimale do të vendoset gjithashtu në 2 euro për orë pune të rregullt, duke i dhënë një kornizë më të qartë të pagës për punëtorët. Historikisht, paga minimale në Kosovë ka qenë mes më të ulëtave në…

Read More

Xhiroja e 200 kompanive më të mëdha në vend, në vitin 2023 ishte 1.4 trilionë lekë (rreth 14 miliardë euro), me rënie prej rreth 6% në raport me 200 kompanitë më të mëdha në vitin 2022. Kjo është hera e parë që xhiroja e 200 më të mëdhenjve është në rënie, që nga periudha e pandemisë. Një vit më parë, rritja kishte qenë shumë më e fortë, në 24%. Por cilat janë 10 kompanitë më të mëdha në vend, referuar qarkullimit vjetor? 10 KOMPANITË MË TË MËDHA NË VEND 1. “OSHEE Group” Nga viti 2020, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë…

Read More

INSTAT publikoi të dhënat e rishikuara për PBB-në, duke sjellë një sërë ndryshimesh për aktivitetin ekonomik dhe kontributet e sektorëve për rritjen ekonomike, nga viti 2018 deri në vitin 2023. Bazuar në këto rishikime, ekonomia në vitin e kaluar u rrit me 3.94% nga 3.45% që ishte vlerësimi i mëparshëm. Por si kanë kontribuar sektorët e ekonomisë në rritjen ekonomike të vendit gjatë vitit të kaluar. PBB me çmime korrente në vitin 2023 u vlerësua 2,369,906 milionë lekë. Përsa i përket strukturës së PBB-së, sipas aktiviteteve ekonomike, peshën më të madhe në ekonomi për vitin 2023 vazhdojnë ta zënë Shërbimet…

Read More

E ardhmja digjitale e Shqipërisë duket gjithnjë e më e afërt teksa vendi bëhet gati për të pritur teknologjinë 5G. Duke përmirësuar shpejtësinë dhe kapacitetin e teknologjisë Wireless, 5G do të revolucionarizojë mënyrën se si ne aksesojmë dhe përdorim të dhënat celulare. Gjatë një interviste për televizionin Klan, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Brano Djurovic theksoi se One Albania, pjesë e investitorit më të madh hungarez në vend 4iG, është e përkushtuar ndaj investimeve afatgjata në këtë drejtim. “Ne jemi plotësisht të përgatitur për të sjellë në Shqipëri këtë epokë të re të telekomunikacionit. Infrastruktura jonë e përmirësuar e rrjetit,…

Read More

Vodafone dhe Intelsat zgjerojnë shërbimet e ndërlidhjes satelitore për sektorin privat dhe publik Vodafone dhe Intelsat, operatori i integruar i rrjetit satelitor dhe tokësor, zgjeruan në datë 23 shtator partneritetin e tyre për të ofruar mbulim më të gjerë me shërbime të përkohshme dhe të ashtuquajtura on-the-move, që praktikisht janë sisteme satelitore të komunikimit, të dizajnuara për të ofruar lidhje të vazhdueshme e të besueshme gjatë kohës që jemi në lëvizje. Një teknologji që iu vjen në ndihmë veçanërisht organizatave të cilat operojnë në zona të vështira për t’u arritur ose zona ku ndodhin fatkeqësi. Marrëveshja do të plotësojë rrjetet…

Read More

Gjatë dy javëve të fundit, çmimet e metaleve të çmuara dhe industriale kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme, e cila lidhet ngushtë me politikën lehtësuese të bankave qendrore, përkatësisht Rezervës Federale të SHBA dhe Bankës Popullore të Kinës. Rritja e çmimeve për metale si ari, argjendi, bakri, alumin dhe zink tregon një optimizëm të shtuar në tregjet globale. Në një mjedis të normave të ulëta të interesit, metalet e çmuara, sidomos ari dhe argjendi, bëhen më tërheqëse për investitorët. Çmimi i arit është rritur me 4% që nga 18 Shtatori, duke arritur në nivele të reja, ndërsa argjendi ka shënuar…

Read More