Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sardenja ngrihet në protestë në 1 korrik kundër shkatërrimit të “Gjirit të Tavolarës”

13:58 - Qershor 27, 2026

Bursat, cilat ishin investimet më të goditura në gjysmën e parë të vitit 2026

13:54 - Qershor 27, 2026

Punët më të ekspozuara ndaj vapës ekstreme, ndikimet në ekonomitë evropiane

12:54 - Qershor 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Sardenja ngrihet në protestë në 1 korrik kundër shkatërrimit të “Gjirit të Tavolarës”

13:58 - Qershor 27, 2026 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Më 1 korrik, Sardenja do të dalë në protestë. Tubimi është caktuar në Kala Financa (komuna Loiri Porto San Paolo), ku shoqatat mjedisore si Italia Jonë (Italia Nostra) dhe Fondi Botëror për Natyrën – WWF, së bashku me qytetarë, komitete dhe organizata të tjera (mes tyre GrIG – Grupi i Ndërhyrjes Juridike dhe Lëvizja për Mjedisin e Sardenjës) do të protestojnë kundër projektit “Gjiri i Tavolarës” (Tavolara Bay).

Sipas kundërshtarëve të tij, projekti parashikon ndërtimin e një hoteli me pesë yje, 26 vilave, strukturave turistike dhe një fushe golfi me 18 gropa, me një investim prej qindra milionë eurosh në rreth 120 hektarë bregdet të mbrojtur.

Ndër investitorët thuhet se figurojnë kompani të regjistruara në Ishujt e Virgjër Britanikë, Bahamas, Maltë dhe Delauer (Delaware, SHBA). Përmenden gjithashtu ish-presidenti i Kraft Foods, drejtues të lartë të markave të birrës Corona dhe Budweiser, ndërsa në statutin e projektit gjendet edhe një klauzolë që parashikon mundësinë e kontributit financiar publik.

Zona e Kala Financës, në rajonin e Galurës, konsiderohet një territor me vlera shumë të larta natyrore, pranë Zonës së Mbrojtur Detare Tavolara – Punta Koda Kavalo. Territori është klasifikuar si zonë me mbrojtje mjedisore.

Megjithatë, pavarësisht kufizimeve peizazhore dhe kundërshtimit të Rajonit Autonom të Sardenjës, Qeveria italiane ka dhënë miratimin për projektin.

Një peticion ka mbledhur mbi 70 mijë firma brenda pak ditësh. Pas vendimit pozitiv të Këshillit të Ministrave të Italisë, i cili hodhi poshtë kundërshtimet e Rajonit të Sardenjës dhe të Ministrisë së Kulturës, çështja ka kaluar në Parlamentin Italian, ku deputetë dhe senatorë sardenjas kanë paraqitur interpelanca për të kërkuar sqarime mbi një procedurë autorizimi që konsiderohet shumë e diskutueshme.

Rajoni i Sardenjës e ka ankimuar autorizimin në Gjykatën Administrative Rajonale (TAR) dhe është gati ta çojë çështjen edhe në Këshillin e Shtetit, instanca më e lartë e drejtësisë administrative në Itali.

Protesta po fiton mbështetje çdo ditë, sepse në lojë nuk është vetëm një pjesë e bregdetit, por edhe e ardhmja e vetë Sardenjës dhe modeli i zhvillimit që synohet t’i imponohet ishullit.

WWF Italia deklaron: “Po tentohet të paraqitet si një procedurë e thjeshtë administrative një operacion që, në të vërtetë, rrezikon të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme një zonë që deri më sot ka mbetur kryesisht e paprekur.”

Presidentja e Rajonit të Sardenjës, Alessandra Todde, u shpreh: “Sardenja nuk pranon rrugë të shkurtra për të anashkaluar rregullat e saj.”

Ajo mori pjesë në mbledhjen e hapur të Këshillit Bashkiak të Loiri Porto San Paolos, të thirrur për çështjen e Kala Financës, ku deklaroi:

“I kam përsëritur Këshillit të Ministrave një qëndrim të qartë: Kala Financa është një nga vendet më të çmuara të Galurës dhe nuk mund t’i dorëzohet një sulmi spekulativ të maskuar si thjeshtim procedurash. Procedura e Zonave Ekonomike Speciale (ZES) nuk mund të shndërrohet në mjetin me të cilin qeveria anashkalon territorin, shpërfill Planin Rajonal të Peizazhit dhe kufizon kompetencat e Sardenjës. Ishulli ynë nuk është një tokë për t’u pushtuar. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë, me çdo mjet ligjor në dispozicion, peizazhin, autonominë dhe të drejtën e sardenjasve për të vendosur mbi të ardhmen e tyre.” /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Gjiri tavolarës projekti protestë sardenja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Punët më të ekspozuara ndaj vapës ekstreme, ndikimet në ekonomitë evropiane

12:54 - Qershor 27, 2026

Gjermania ka ndryshuar rregullat, për 5 vite qëndrim të huajt marrin shtetësinë

10:04 - Qershor 27, 2026

Frenimi i turizmit, Barcelona propozon trefishimin e taksës për pasagjerët e kroçerave në 30 euro

23:11 - Qershor 26, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ndryshime ligjore për pagesat e vonuara, kamatëvonesa do të llogaritet pa njoftim paraprak

gazetar_209:59 - Qershor 27, 20260

Qeveria propozon ndryshime në ligjin për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare, me…

Shqipëria shpenzon vetëm 0.3% të PBB-së për kërkim-zhvillim, industria mbetet larg inovacionit

07:04 - Qershor 27, 2026

Toka bujqësore, qeveria propozon rregulla të reja për bujqësinë pa tokë dhe energjinë e rinovueshme

07:01 - Qershor 27, 2026

Bastet sportive online, licencat mund të pezullohen deri në 2 vjet ose të revokohen

20:29 - Qershor 26, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:59 - Qershor 27, 2026

Ndryshime ligjore për pagesat e vonuara, kamatëvonesa do të llogaritet pa njoftim paraprak

07:04 - Qershor 27, 2026

Shqipëria shpenzon vetëm 0.3% të PBB-së për kërkim-zhvillim, industria mbetet larg inovacionit

07:01 - Qershor 27, 2026

Toka bujqësore, qeveria propozon rregulla të reja për bujqësinë pa tokë dhe energjinë e rinovueshme

Sardenja ngrihet në protestë në 1 korrik kundër shkatërrimit të “Gjirit të Tavolarës”

13:58 - Qershor 27, 2026

Bursat, cilat ishin investimet më të goditura në gjysmën e parë të vitit 2026

13:54 - Qershor 27, 2026

Punët më të ekspozuara ndaj vapës ekstreme, ndikimet në ekonomitë evropiane

12:54 - Qershor 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter