Author: gazetar_1

Për 791 257 pensionistë në Shqipëri nis nga sot indeksimi i pensioneve në masën 4.1 %. Indeksimi bëhet duke u bazuar në llogaritjen e Institutit të Statistikave të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës për pensionistët. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm për tre muajt e vitit 2024. Por ekspertët janë të mendimit se indeksimi është thjesht një detyrim ligjor dhe ai nuk duhet të trajtohet si rritje pensionesh. Gjithashtu ata gjykojnë se përballë çmime të rritura, sidomos gjatë viteve të fundit, indeksimi nuk mund të jetë…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në takimin me grupin e dytë të aplikantëve në platformën “Deputeti që duam” se të ardhurat për frymë kanë shkuar në 9300 euro nga 3300 euro që ishin në kohën kur kjo forcë politike nisi qeverisjen e vendit. Rama tha se pak vite më parë Shqipëria ishte e parafundit në rajon në renditjen për të ardhurat për frymë, ndërsa sot qëndron pas Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas Kryeministrit, këto janë edhe shifra të FMN-së. Ndërsa sot ne kemi para nesh vetëm Malin e Zi e Serbinë që kanë respektivisht 11 600 dhe 11 300…

Read More

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2024 shënoi një rritje prej 4,06% në terma realë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Rritja e PBB-së u nxit nga disa degë të rëndësishme të ekonomisë. Sektori i “Tregtisë, Transportit, Akomodimit dhe Shërbimeve Ushqimore” kontribuoi me +1,12 pikë përqindje, i ndjekur nga “Ndërtimi” me +1,12 pikë përqindje gjithashtu. Po ashtu, sektorët si “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” dhe “Aktivitete Profesionale dhe Shërbime Administrative” dhanë kontribute pozitive me +0,86 dhe +0,62 pikë përqindje, respektivisht. Nga ana tjetër, sektori i…

Read More

Rritja e tregut të sigurimeve është ngadalësuar në muajin gusht, pasi kishte rikuperuar nisjen e ngadaltë të muajve të parë të vitit, me një rritje të mirë gjatë muajve qershor e korrik. Shkak kryesor për këtë ka qënë zhvlerësimi i mëtejshëm i euros që ka sjellë ndikime direkte në të paktën 4 produkte sigurimi dhe thuajse ka neutralizuar rritjen e Kartonit Jeshil. Sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2024 arritën në rreth 16.35 miliardë lekë, ose 6.64% më shumë se e njëjta periudhë e…

Read More

Me 30 shtator, u hapën aplikimet për fermerët dhe grupimet e fermerëve që dëshirojnë të përfitojnë nga skema e investimeve në bujqësi, e cila ofron një fond prej 15 milionë eurosh. Kjo iniciativë synon të mbështesë zhvillimin e sektorit bujqësor dhe të përmirësojë infrastrukturën e prodhimit. Ministria e Bujqësisë ka miratuar pesë skema mbështetjeje, të cilat përfshijnë: 1. Serrat Diellore: Financimi do të jetë deri në 50% të vlerës totale të faturave, me kufij deri në 15 milionë lekë për serrat e perimeve dhe 8 milionë lekë për serrat e rrushit. 2. Rrjeta Mbrojtëse: Për fermerët që mbrojnë prodhimin nga…

Read More

Risena Xhaja emërohet në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Z. Xhaja vjen në këtë detyrë pas një përvojë të gjatë në administratë, në nivele drejtuese. Më herët, ajo ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Financave, që nga marsi i vitit 2023 deri në gusht të vitit 2024. Gjithashtu, nga marsi deri në korrik 2024 ajo mbajti pozicionin e Drejtorit të Komanduar në Agjencinë për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera (AMGKP), periudhë gjatë së cilës kjo agjenci arriti të mbledhë mbi 831 milionë lekë detyrime të pakthyera nga…

Read More

Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë, por a është vërtet një vend i përshtatshem për të jetuar atje? Kohët e fundit, shumë italianë kanë zgjedhur të jetojnë në një vend jashtë BE-së që ofron një kosto më të ulët jetese dhe që nuk është shumë larg vendit të tyre, shkruan Mattia Senese në një artikull të botuar në të përditshmen italiane “Gaeta.it”. Shumë prej tyre, në fakt, kanë treguar interes për vendet e Ballkanit, veçanërisht Shqipërinë. Vitet e fundit, numri i turistëve italianë është rritur në mënyrë dramatike, pavarësisht se ata jetojnë në anën tjetër të Adriatikut. Kostot…

Read More

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 88.1 lekë dhe do shitet me 89.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.8 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

Read More

Përdorimi i infrastrukturës dhe kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës si porta kryesore hyrëse dhe dalëse e Shqipërisë, me çmime shumë të ulëta, ka shtuar dëshirën e familjeve shqiptare për të udhëtuar më shumë jashtë vendit. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT në publikimin e fundit mbi “Burimet dhe përdorimet” në ekonomi, shqiptarët kanë shpenzuar rreth 11.7 miliardë lekë, ose 117 milionë euro, vetëm për bileta avioni, pra për shërbimet e transportit ajror. Kjo shifër ishte 55.7% më e lartë, sesa ajo e vitit të kaluar. Aeroporti i Tiranës raportoi gjatë vitit 2023 një rritje me 40% të numrit…

Read More

Qeveria shqiptare ka njoftuar nisjen e një analize të thelluar për sektorin e turizmit, me qëllim identifikimin e rreziqeve dhe përmirësimin e performancës. Kjo analizë, e planifikuar si pjesë e strategjisë për periudhën 2024-2027, do të përfshijë të gjitha tatimpaguesit e lidhur me akomodimin, shërbimet ushqimore, shërbimet e plazhit dhe transportin, duke synuar një pamje më të qartë të sektorit. Një nga objektivat kryesorë të kësaj analize është monitorimi i zbatimit të ligjit të ri “Për Turizmin”, me fokus në regjistrimin e saktë të shërbimeve dhe deklarimin e të ardhurave. Qeveria planifikon të bashkëpunojë ngushtë me institucione të tjera, si…

Read More